E shtune, 27.04.2024, 11:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arben Llalla: Prefektja e Gjirokastrës dhe kryetari i Bashkisë nderojnë ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri

E merkure, 16.11.2011, 09:02 PM


Prefektja e Gjirokastrës Mimoza Çomo dhe kryetari i Bashkisë Flamur Bime nderojnë ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri

 

Zbulohen foto Ekskluzive, Bularat, 28, 10 2011.

 

Nga Arben Llalla

 

Më 28 tetor 2001, në Bularat, fshat që banohet nga minoriteti grek u përkujtuan ushtarët grek të vrarë në luftës greko-italiane më 1940. Mesha fetare u mbajt në kishën e Shën Athanasit për të vazhduar vënia e kurorave me lule në përmendoren e të rënëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë politikanët minoritar që i përkasin forcave të ndryshme politike në Shqipërisë, diplomatë dhe oficerë të Republikës greke. Interesante në këtë ceremoni ishte pjesëmarrja e Prefektes së Gjirokastër Mimoza Çomo dhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastër Flamur Bime.

Është për të ardhur keq kur shikon se si drejtuesit e Institucioneve shqiptare respektojnë ushtarët grek të cilët janë vrarë në të vërtetë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Të paktën kështu njihet ende lufta greko-italiane sepse Greqia ka në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ende nëpër shkollat greke mësohet se ajo luftë u bë për çlirimin e motrës së vogël Vorioepirite. Pjesëmarrja e Mimoza Çomos dhe Flamur Bimes në këtë ceremoni ishte një ofendim për shqiptarët dhe gjirokastritet sepse anetë kujtojnë luftën dhe masakrat greke mbi këtë qytet dhe fshatrat përreth. (Prefekti i Korçës dhe kryetari i baskisë së Korçës nuk u panë të merrnin pjesë në ceremoninë e mbajtur më 28 tetor në Boboshticë dhe në ambientet e shkollës greke Homiros).

Respekti midis grekëve dhe shqiptarëve duhet të jetë i ndërsjellët sepse ne jemi dëshmitarë që deputetët minoritarë në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë respektuar asnjëherë ditët zyrtare e Genocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria më 27 qershor.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora