E diele, 28.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Steffen Honig: Kosovë - Ndarja do të hapte kutinë e Pandorës

E premte, 04.11.2011, 08:58 PM


Ambasadori Mirdita në Magdeburg promovon  mirëkuptimin  mes shqiptarëve dhe serbëve

 

Kosovë: Ndarja  do të hapte kutinë e Pandorës

 

Nga Steffen Honig - Volksstimme, 29.10.2011

 

Në marramendjen e krizës së  borxheve  të kësaj vere  pothuajse nuk është vënë re se Kosova në fund të korrikut ishte në prag të një katastrofe. Kur Qeveria dëshiroi të merrte kontrollin e dy pikave kufitare në veri, serbët që jetojnë atje bën provën e  kryengritjes. Forca mbrojtëse e KFOR-it e qetësoi situatën, por ajo ende deri më sot është e paqartë.

 

Në këtë  sfond fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung diskutoi të mërkurën në  mbrëmje  në Magdeburg rreth  suksesit të angazhimit  të misionit të NATO-s përgjatë dymbëdhjetë viteve në shtetin e pavarur që nga viti 2008. Top-mysafir ishte  ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita, i cili  e ndau podiumin  me eksperten e Europës  juglindore  Johanna Deimel dhe politikanin  socialdemokrat (SPD)  Walter Kolbow, ish sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Pra, ku gjendet sot  Kosova e mbrojtur nga  NATO-ja? Ambasadori Mirdita thotë se ajo ia ka dalë mbanë të krijojë  "një shtet demokratik, multietnik”, në të cilin sigurisht ka  "ende shumë për t’u bërë".  Tepër shumë, siç tregojnë shifrat, të cilat i paraqiti njohësja e Kosovës Deimel.  Brutoprodukti i brendshëm për frymë është 1760 € (në Gjermani rreth  30500 €), papunësia është 48 përqind,  me ç’rast 70 përqind e të prekurëve janë të rinjë.

 

Në situatën e zymtë ekonomike të vendit me 1.7 milionë banorë gjenden edhe  arsyet luftës për pikat kufitare.  Kosova dëshiron t’ia imponojë Serbisë këtu njohjen e vulave të saj doganore me personelin  që është besnik ndaj  Qeverisë. Kundër kësaj janë ngritur stuhishëm  serbët në veri të Kosovës, të cilët  rajonin e tyre e kanë mbajtur larg  nga ndikimi i qeverisë qendrore në Prishtinë dhe misioni i  BE-së  EULEX. Që nga trazirat e korrikut me stacionet kufitare që digjeshin dhe barrikadat në rrugë, prej të cilave para dy ditësh disa u hoqën, është ndërprerë edhe “dialogu teknik” mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Tani rreth 500 prej gjithsej 5500  ushtarëve të  KFOR-it, domethënë të NATO-s,  kanë marrë përsipër detyrën për të ruajtur paqen dhe rendin në veri të Mitrovicës. Nën udhëheqjen gjermane, sepse  Republika Federale me rreth 900 ushtarë sa ka aktualisht është vendi me kontigjentin më të madh të ushtarëve. Eskalimi i situatës ne veri e ka bërë gjithashtu të qartë se angazhimi ushtarak në Kosovë është  edhe më tej i  nevojshëm.

 

Ambasadori nuk  lë asnjë dyshim se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që është e mundshme  "për të realizuar  pushtetin shtetëror" edhe në veri. Në jug janë bërë përparime  thelbësore në integrimin e minoritetit serb, shpjegon Mirdita.  Atje serbët nuk i bojkotojnë  zgjedhjet që janë caktuar nga shteti, por, në ndërkohë,   ata marrin pjesë në mënyrë aktive në to.

 

Që prej kohësh edhe  qeveria në Beograd ka  objektiva të tjera nga serbët e pabindur rreth Mitrovicës. Ambasadori Mirdita i referohet madje  interesave të njëjta të Serbisë dhe Kosovës: të dyja shtetet duan të hynë në  BE. Diplomati është i bindur se: "Pajtimi do të vijë." Ambasadori i kundërvihet me forcë ideve për  ndarjen e veriut serb, domethënë për   ndarjen Kosovës. "Kjo do të hapte kutinë e Pandorës dhe ne do të duhej  t’ia fillonim sërish nga e para.” 

 

Lehtësisht e përfytyrueshme.  Shqiptarët në Maqedoni dhe gjetiu atëherë do të kërkonin me siguri  kufij të rinjë. Atëherë  Ballkani  përsëri luftën do ta kishte para derës.

 

Gladbeck, 30.10.2011 (h:14:24)

(Përktheu: Xh. Ukshini)

 

Burimi:

http://www.volksstimme.de/nachrichten/deutschland_und_welt/meinung_und_debatte/639034_Kosovo-Teilung-wuerde-Pandora-Buechse-oeffnen.html



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora