E merkure, 04.12.2024, 09:18 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Selatin Kaçaniku: Bordet e politizuara dhe Kaosi në shëndetësi

E diele, 13.11.2011, 07:35 PM


 Zbulohet “ sekreti “,

 

BORDET E POLITIZUARA, PAZARET  PUBLIKE.

 

Partitë politike të cilave ua dhamë votën për të na përfaqësuar denjësisht ( mundësisht )  vazhdojnë me marrëveshjet që me staf menaxhues e borde ( edhe ato të “ pavarura “ ) joprofesionale e me interese grupore ta “ rruajnë e nënqethin “ edhe ndryshe konsumatorin taksapagues, klientin, palën. Pranimi publik i ekzistimit të marrëveshjes ( ekzistimin e të cilit e kemi ditur edhe ne konsumatorët si dhe e kemi ndjerë mbi supe e xhepa ) është pranim i konstatimit të “ KONSUMATORI-t “ se konsumatori i Kosovës paguan disa lloje taksash anise 54 % e tyre jetojnë në varfëri (“ dhuratë “ e partive politike )?!

Nuk është asgjë e re nëse ndokush e pranon se bordet e ndërmarrjeve publike janë të politizuara dhe se si të tilla janë pjesë e pazareve të partive në koalicion. Por, pranimi publik na prekë thellë në dinjitet: Sa larg kemi shkuar ( disa ) dhe nuk na brenë fare ndërgjegja ?! Ku vajti kultura / edukata politike, respektimi dhe zbatimi i ligjeve, prezantimi i dinjitetshëm para elektoratit ? Nuk kamë informatë se në ndonjërin nga bordet ishte ndonjë përfaqësues i konsumatorit, i klientit, i pales…Dobësi tjetër e partive politike është se nuk ishte në gjendje nga asnjëri prej tyre që dështoi me menaxhimin e ndërmarrjes publike të kërkojë përgjegjësi. E pasojat e performansave të dobëta, diku-diku edhe shkatërruese, i vuajti mbi dinjitetin, mbi kurrizin e në xhepat e vet konsumatori taksapagues.

Edhe këshillat e konsumatorëve në disa ndërmarrje publike janë zgjedhur sipas “ kallauzit “ politik dhe mbrojnë interesin e ndërmarrjes publike e jo të konsumatorit. Haptaz, pa pardon, me mburrje ?!

Mbipopullimi / mbipunësimi i ndërmarrjeve publike, i ministrive, akreditimi për punë në Ambasada, institucionet e kulturës e të sportit ( edhe në klubet sportive ), në mediume,  është bërë me militantët partiakë ?! Edhe kjo bëri që njerëzit të rrjeshtohen rreth një partie politike për interese të ngushta e jo nga dëshira e vullneti për t i kontribuar Shtetit.

Edhe subvencionet e Shtetit kanë “ identitet “ politik, edhe korrupsioni ka “ kundërmim “ politik, edhe notat në shkollë e fakultet flasin për përkatësitë politike. Pedagogët “ neutralë “ mbajnë katedra e ministri, janë edhe këshilltarë, angazhohen edhe në komisione, edhe…Mendoj se njëri prej tyre, pedagog me titull “ Dr “ i kishte mbi 20 tezga ?! Dikur “ tezgaroshë “ i quanim dasmagjinjtë dhe tygjarët e tregjeve. Sot është ndryshe sepse humbi marrja, Kushtetuta shkilet, ligjet nuk veprojnë, kanuni është bërë fakultativ…lakmia  sundon ?!

Përkundër faktit se dy vitet e fundit jamë angazhuar rreth themelimit të Ministrisë për mbrojtjen e konsumatorit e kamë përkrahur themelimin e Ministrisë së diasporës, anise edhe sot jamë i bindur se Ministria e konsumatorit është më e nevojshme. Sot, me që doli se Ministria e diasporës qenka “ fryt “ i pazareve politike e jo shprehje e nevojës dhe e interesit, përmbushje e kërkesave të shumta të mërgatës sonë – shprehem kundër, sepse druaj se Ministria e mërgatës do të jetë themelatë dhe investim i kotë ?!

Ndërmarrjet publike ( shumica ) janë keqmenaxhuar dhe të paktë janë ata  konsumatorë që shprehen se janë plotësishtë të kënaqur me shërbimet e tyre. Ato mund të “ mburren “ me mungesën e aftësive, vulllnetit, ideve…e performansave skajshmërisht të dobëta por edhe me inkasimin e ulët të borxheve, lejimin e parashkrimit të tyre, me mbipunësimin (. me të vetmin kriter – përkatësinë dhe përshtatëshmërinë politike ?! ), dhe me rritjen e pakënaqësise së konsumatorëve për shkak të zbatimit të ulët të standardev të cilësisë, për shkak të shkatërrimit të aseteve shtetërore / publike, për shkak të uljes së vlerës së tyre ( fakt shumë i rëndësishëm për ndërmarrjet publike të cilat ndodhen para privatizimit ).

Ulja e fitimit, e në disa prej ndërmarrjeve publike edhe humbjet e përsëritura vit pas viti, dëshmojnë edhe për cilësine e zhgjedhjes së kandidatëve politikë e joprofesionistë të propozuar por edhe për potencialin e partive politike. Dhe, jo vetëm kaq. Me këto e këso zgjedhjesh të kandidatëve partite politike po dëshmojnë “ përkushtueshmëri ” të pashoqe për mirëqenien e Shtetit, të qytetarëve, të elektoratit dhe të konsumatorëve taksapagues ?! Të lumtë na për lumturinë e për mirëqenien që po e gëzojmë.

Ndërsa gjatë fushatave parazgjedhore na premtonin se, në rastet kur nuk do të kenë kandidate të duhur, do t i kenë parasyshë edhe profesionistët e ekspertët që nuk janë të angazhuar politikisht, bile-bile edhe nga partitë tjera. Siccc ?! Partitë politike, militantëve të pangopshëm e interesxhinjë, në vend të medaleve për merita po i ndajnë poste e vende pune, po hapen e trillohen edhe ministri të paqena, edhe poste zëvendëshish…si t ishin  fjonga inaugurimi ?!

Edhe drejtoratet e departamentet Qendrore e Komunale skajshmërisht janë politizuar, edhe sektoret e ekonomisë / biznesit janë politizuar, edhe Veriu, edhe Jugu, edhe reciprociteti, edhe…

“ Raporti i Progresit 2011 “ në të gjithat këto gjeti më së shumti korrupsion, byrokraci, tenderomani… “ të gjitha t zezat sa me tu mush menja se Shtetit i shkon ma marë pa parti politike se me këto qi veç dinë me shkretue “ ?!

 

Dë të ketë zgjedhje e votime prapë, a do të lejojmë të na bëjnë hundën me gjak ?!

 

04.11.2011.                                                                                                                     Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

ok.kosova@gmail.com

044/200-458

 

___________

 

KAOSI NË SHËNDETSI – KAOS POLITIK.

 

Qe paralajmëruar se Ligji mbi Sigurimet Shëndetësore do të fillojë së zbatuari në praktikë më 1 janar, 2013. FMN-ja dha “ dritën e gjelbër “ se kjo mund të ndodhë më herët. A jemi të përgaditur për këtë nisje si dhe për Ligjin mbi shëndetësinë ?  Jo, sepse themelet nuk u vunë me kohë, nuk u vunë si duhet. Nga Komisioni Parlamentar i Kuvendit të Kosovës u dha nisjativa, por edhe kësaj rradhe konsumuesit të shërbimeve, të ofertave, të produktit shëndetsor, spitalor e farmaceutik / pacientit pra, i përgatiten edhe këto ligje pa e pyetur, pa e konsultuar, pa e kyçur në asnjë trajtë të shqyrtiumit e të kontribuimit konsumuesin / pacientin. Mungoi debati publik ?!

Po nga ky konsumues / pacient do të bëhet mbledhja e kontributeve për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Derisa Ministria e Shëndetësisë është duke shprehur përkushtimin ( tani për tani deklarativ ) për realizimin e këtij ligji dhe ka marrë  komentet nga institucionet relevante finansiare ndërkombëtare, po kjo MSH nuk e ka parë të arsyeshme që të organizojë marrjen e komenteve edhe nga ata të cilëve ia dedikojnë shëndetësinë si ofertë, si produkt, nga i cili planifikojnë mbledhjen e kontributeve të sigurimit dhe nga i cili presin evaluimin e cilësisë së produkteve / shërbimeve /ofertave shëndetsore, spitalore e farmaceutike ?! Sepse ujku do mjegull, tani ujqit janë shumëzuar edhe në mantila të bardhë ?!

Derisa konsumuesit / pacientit nuk i jipet shansi po ky shans i jipet delegatëve të dyshuar edhe për konflikte interesi, konflikte këto që shëndetësinë e Kosovës e goditën si sabotazh i heshtur ?!

“ Kontributin “ e tyre, në Komisionin Parlamentar të Kuvendit të Kosovës e dhanë edhe përfaqësuesit e Partive Politike të cilat e drejtuan MSH-në dhe nuk e pane të udhës as të kërkojnë falje, as të distancohen as të kërkojnë përgjegjësi që edhe përfaqësuesit e tyre politik  “ kontribuan “ për gjendjen kaotike në Shëndetësinë e Kosovës.

E kamë thënë edhe më pare se MSH-ja është poashtu një i sëmurë rëndë i cili aktualisht nuk është në gjendje të kujdeset për të sëmurit tjerë. Kjo gjendje do të vazhdojë të përkeqësohet përderisa konsumatorit, pacientit pra nuk do t i jipet e drejta dhe shansi për evaluimin e ofertave dhe të shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike. Kjo, aq më pare se Shteti i Kosovës me të gjithë mekanizmat që i pati ne shërbim e disponim nuk ia doli për të krijuar një shëndetsi të shëndoshë për vehte e më pastaj edhe për konsumuesit / pacientët ?! Është e keqe, por edhe tragjike, derisa Ministria e Shëndetësisë i mjaftohet vetvehtes dhe e përgjon nga largësia me prepotencë të pashoqe konsumuesin e  shërbimeve të saj, pacientin e saj i cili është themeli dhe shtylla kryesore e arsyes së ekzistimit të kësaj themelate, themelatë kjo e themeluar nga konsumuesi i  shërbimeve të saj, pacienti i  saj ?!

Shpresoj se Kuvendi i Kosovës do të dij ta vlerësojë domosdonë e rolit të konsumuesit të produkteve, të shërbimeve shëndetsore, spitalore e farmaceutike, të pacientit pra në hartimin e dokumenteve që do t i shërbenin atyre e jo stafit i cili i ka të gjitha të paguara po nga konsumatori / pacienti taksapagues ndërsa shërben, prodhon e ofron pakënaqësi ?!

 

Ftoj Kuvendin e Kosovës që asnjë dokumet të mos e shqyrtojë, e lëre më ta votojë, pa participimin e konsumatorit, klientit, pales…të cilit i dedikohet.

 

 

04.11.2011.                                                          Selatin Kaçaniku, dhe

KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,

ok.kosova@gmail.com

044/200-458

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora