Shtesë » Lajme
Në prag të ditës së Pavarësisë ngrihet shtatorja e Hasan Prishtinës
E marte, 15.11.2011, 07:54 PM
NË PRAG TË PAVARËSISË KOMBËTARE NGRITET SHTATORJA E HASAN PRISHTINËS
Në prag të ditës së Pavarësisë Kombëtare në Prishtinë do të ngritët shtatorja e veprimtarit të shquar kombëtar, Hasan Prishtina. Shtatorja e Hasan Prishtinës do të vendoset para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga rektori i Universitetit, Mujë Rugova, i cili ka theksuar se zbulimi i kësaj shtatoreje do të bëhet me 26 ose 27 nëntor. Në ceremoninë solemne të zbulimit pritet të marrin pjesë përfaqësues shtetërorë nga Kosova dhe Shqipëria. Sipas rektorit Rugova, kjo është një nga shtatoret më të mira që do të vijë në Kosovë. Ajo është punuar në bronz nga Akademia e Arteve të Tiranës, ndërsa është tre metra e gjatë. Mjetet për ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës janë mbledhur kryesisht nga Ministria e Kulturës së Kosovës, Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike si dhe ndërmarrja ‘Ibër-Lepenc’.