E diele, 28.04.2024, 04:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Imzot Dodë Gjergji priti një delegacion të Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe

E premte, 18.11.2011, 08:57 PM


Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me bashkëpunëtorë, në rezidencën ipeshkvnore, priti sot delegacionin e gjerë të Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, i cili po viziton Kosovën, të kryesuar nga Lord Bowness. Gjatë një bisede të përzemërt, u diskutua për proceset aktuale në vend, me një theks të veçantë tek roli i institucioneve fetare për ndërtimin e një Kosove në paqe, tolerancë dhe mirëkuptim.

 

Delegacioni i Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, u interesua në mënyrë të veçantë për pozicionin e Kishës katolike lidhur me proceset politike, demokratike dhe shoqërore në vend. Ndërkaq Imzot Dodë Gjergji, foli për rëndësinë që ka pasur dhe ka Kisha katolike në funksion të dialogut, mirëkuptimit dhe tolerancës në Kosovë. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit shtruan shumë çështje lidhur me marrëdhëniet mes bashkësive fetare në vend, si dhe për pozicionin që ka Kisha katolike karshi sfidave me të cilat përballet Kosova dhe shoqëria e saj. 

 

Zyra për informim e Ipeshkvisë së Kosovës



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora