Kulturë
Cikël poetik nga Fatbardha Xhani
E diele, 13.11.2011, 08:09 PM
Fatbardha Myslym Xhani ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Ka studjuar në Universitetin e Tiranës degen e Mjekësisë. Punon Eksperte Psikiatre në Institurin e Mjekësisë ligjire. Jeton në Tiranë…Letërsia është pjesa e saj e talentit, dhe emocionet e jetës të hedhura në art...
Fatbardha Xhani
INOÇENCË...
Ajo nuk e di fare se sa te bukur i ka syte
Dhe kjo eshte bukuria e dyte...!
DIELLI VERSUS DETI...
Me shkeli syne tinezisht
Mu lut pse s'me zgjodhe mua
UIu pergjigja butesisht
ME PELQEN...
Me pelqen te ike per pak
Sa te duket se me humb
Te merzitesh si trumcak
Te me ndjekesh si pellumb...
Te te dhembe zemra per mua
Te me duash me terbim
Te te zbus me nje te dua
Me nje prekje te te bind...!
BREGUT...
Kokrriza rere
u ngriten ajrit te atij bregu
prej peshes se rrezimit
te mallit tim...
Fjaleza poezie
si hoje kosheresh plot
ngecen
ne pamundesine time
Nje pulebardhe
kraheve te lodhur
shkund lot pendimi
Nga sqepi pikuan vargje te kripur
pikellimi...
TI U LODHE...
Syte dorezuan driten
perse me bere yllesore kot
yjet rrojne gjate
me foli ngrohte nje lot...
Vargu humbi rrugen
territ te zemerimit prej deti
nje sh...pirti im
dallgeve te humbjes treti...
perse me bere te paren grua
te dashurise tende
perse e kafshove mollen e pjekur
o dhembje...
Ti u lodhe
vjeshta hidheroi frutet
nxi u gjethet
dimri
ne heshtje debore ngjethet!!!
KOMUNIKIM JOVERBAL...
Nuk mundet ti thote
as gjethja frutit
as mengjesi nates
as bregu vales
as reja qiellit
as shiu diellit
as ajri ajrit
qe frymen mban
ate qe ne heshtje
trupat tane
thane...
E BEN DOT...
Une dua
shkrepetimat e syve
te ti ndez cdo dite
me heshtjen time...
Une dua perskuqjen tende
ta ndez cdo mbremje
me levizjet e hireve
nen fustanin...
Une dua diskrete te jem
kur ne mendje thua
pa ty jetoj kot
dhe dua te jete keshtu
pafund
e ben dot??
Me priste im ate
Une rrugen matja jo me metra
por me sekonda te hidhura
atij i mungonte fryma
po une, vonoja te vija...
Te gjithe i rrinin prane
me dhimbjen pelin te ikjes
e pritnin me ankth ç'do te fliste
ai nuk thosh asnje fjale
bijen e dashur po priste...
Ishte pranvere
por jashte ishte ftohte
kishte bryme
ati im priste pranveren e tij
ti sillte qe larg dhe pak fryme...
Do vij i thashe ne mengjes
te sjell ilaçe te mira
ti pritem ti pritem gjithmone
... syshuar te gjithe te perlotur
ishte vone...
Ishte vone...
jeshilonte kopeshti
ne shtepine e vjeter
ende me pret ATI IM
me syte nga dera....
SALLAKSE...
Unë desha të shkruaj
me të majten time
por nuk më lanë
Mos u bëj sallakse
ëmbël më thanë...
E inatosur
me lotë të hidhur në sytë plot
shkruaja me të djathtën
por të majtën mbaja në zemrën e vogël
që rrihte si zog...
Veç zemrës
s'ia ndërronin dot anën
sikur bota të plaste...
Edhe pse shkruaj me të djthtën
gjithçka me të majtën e bëj
sepse
unë ende jam sallakse...!!!
***
Ne bluzen time
Aroma
E duarve te tua ka mbetur
Dhe une
Ne perqafime te padhena
Jam tretur...!