Kulturë
Cikël poetik nga Dhimitër Nica
E shtune, 12.11.2011, 08:36 PM
CIKEL ME POEZI NGA DHIMITER NICA
RIGA MALLI
Ca riga malli
Mu futen ne koke
Nuk vijne nga halli
Pa dashur me kujtojne ca shoke...
Me kujtojne vegjeline
Rruget veshur me gur - sokak,
Gjakun qe ndizte djalerine
Kalldremet e bardha ne Berat.
Ca riga malli
Nga lumi Osum
Martohej djali
Diten qe ikja une...
Une gjithnje njeri i vuajtur
Rrokullisur eger neper bote
Dhe femije isha shume i druajtur
Sot pa fije floku ne koke...
Ca riga malli
Me pleksen ne tru
Nuk vijne nga halli
Shtruar aty-ketu ,
kuturu...
PENDIMI
Une te desha
Ti me the jo,
Mbi Dajt filloi gjemimi
Rreket zbrisnin ngado.
Une ika,
Ti u shtange.
Bliri mbi floket e tua
Rrezonte petale.
MEDITIM
Shiu bie pa pertim
Struken zogjte neper strehe
Rreshqet gjaku me rrembim
Ndizet malli per atdhe.
20-vjet pa atdhe
Atdhe i pare,atdhe i dyte
Te i pari linda une
Te i dyti femijte.
MANUSHAQET
Mblodha lule manushaqesh
Nga pylli i vetmuar.
I mbolla te saksite ne dritare.
C'thoni ju? Si u ben? Mazallah!
Me turperuan...
KUR SEMURET KURBETLLIU
Nuk mjafton qe je fillkat
Nuk mjafton qe je kaq larg
Kur s'ke pune e s'ke shtepi
S'te flet kush,s'te njej njeri
Dhe kur s'muresh ne kurbet
Rri i shtrire ne nje cep
Njeri s'hyn e njeri s'del
Nje gote uje,nje pjate gjelle.
Te gjitha te dalin ne enderr
Si ne feminin e embel
Dor'e ngrohte e t'mires nene
Te ben mire,te ngre ne kembe
Dhe kur zgjohesh, flet percart
I vetmuar neper nate
Ne ate kend a ne nje cep
Shpirti qan e trupi heq...
I semurur neper bote
Pa ilace,pa ysmet e gjelle te ngrohte...