E premte, 26.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Kur pëson krijuesi

E marte, 08.11.2011, 08:51 PM


KUR PËSON KRIJUESI

 

Nga Remzi Limani

 

Javë më parë, pikërisht në kryeqendrën e Dardanisë, në qastet e frymëzimin të tij, nën kubenë e qiellit mbi Ilirikum, ku shkrimtari dhe publicisti ynë i njohur, Bajram Sefaj, ishte duke soditur nusërinë e një imazhi të ri, e cili i vishej objektit hotelier ”Iliria” të cilin po e ndërtonte kompania e njohur “Mabetex”. Frymëzimin e tij, për të shkruar ca fjalë për artin e ndërtimit  që realizohej nga kompania e përmendur tashmë e njohur për publikun kosovarë dhe më gjërë, fatkeqesisht dështoi. Kamioneta e punishtes e cila kishte sjell material ndërtimi dhe, duke manevruar shoferi… pa deshirën e tij, pa u hetuar fare, papandehur dhe pa fjalë e rrënoi shkrimtarin së bashku me frymëzimet e tij… Vrikthi, një kalimtar rasti e zuri shkrimtarin e pa ndjenja i cili kishte pësuar nga përplasja e kamionetit. Në spitalin e kryeqendrës, krijuesi i hapi sytë me plot mugëtirë para tij, ngase, ai ende nuk dinte se çfarë ndodhi me te? Të nesërmen, i mbështjellë me çarçafët e bardhë dhe i paluar  këmbë e duar në dhomën intensive të Qendrës Spitalore të Prishtinës – e kuptoi se ai nuk mund të lëvizte. Sikur nuk ndjente asgjë pos një frymëmarrje të lodhur dhe me therrma të cilat ia shponin kraharorin përtej Bjeshkëve të Nemuna…

Shkrimtari në fjalë me mbi pesëmbdhjetë vepra zhanresh të ndryshme të botuara deri më tash - tani, që nga aksidenti në fjalë,ai ende nuk ia doli të shkruante asnjë fjalë e as ato mbi artin e ndërtimit të kompanisë “Mabetex” – kompani e cila asnjëherë nuk e pa të arsyeshme ta vizitonte krijuesin e letrave shqipe i cili ende këmbëzbathur rri i shtrirë nën përkujdesjen e bashkëshortës së tij fisnike, e cila, me dashuri i jep frymë jete për ta kuruar mendjen e një krijuesi i cili gjithnë shkruante për njerëzit dhe ngjyrat e këtij nënqielli. Vallë! ku humbi njerëzorja dhe dashuria për krijuesin dhe njeriun?!? A thua?!?... Si mund të ndodhë e të mos ndjen përgjegjësi dhe asnjë respekt për emrin dhe për frymën e tij?!? Vërtetë e habitshme - kur shkrimtari ynë, Bajram Sefaj, i mbështetur në paterica, këto ditë niset për në Francë, me ymytin e dynjasë se ai do kurohet me sukses dhe, sërish të shkelë në këmbët e veta që të kthehet nën kubenë e qiellit parajsorë mbi Ilirikum. Vërtetë çudi!!! Askush të mos gajloset për shëndetin e tij. Në kontekst të kësaj, do të ishte mirë, që kjo kompani me renome botërore “Mabetex” e cila e mahniti botën me ndërtimet e saja sa cilësore po aq edhe kapitale në fushën e magjisë së ndërtimtarisë dhe e cila po ashtu të kujdest paksa për ndergjegjjen dhe njerzillëkun human që duhet ta ketë njeriu për njeriun sië edhe veproi shumë herë kompania në fjalë e cila dha shumë për për zbutjen e varfërisë shqiptare deri te ndërtimi i shtëpive për familjet e pastreha të cilave ua ktheu bezëqeshjet e humbura – e aq më tepër, presim kujdesin e tyre kur njeriu pëson aksidentalisht nga moskujdesi i bashkëpunëtoreve të kësaj kompanie me renome.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora