E diele, 28.04.2024, 04:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Cikel me poezi - Ndjesi dhe krenari per Atdheun ..

E diele, 06.11.2011, 08:51 PM


Luan Kalana

 

Lindi ne qytetin e Korces me 22 nentor 1948,  femijerine e kalon ne Tirane.Pasi mbaron shkollen e mesme pedagogjike,kthehet me familje ne Vishocice ,Devoll. .

Ka mbaruar studimet e larta,  per gjuhe letersi dhe kursin pasuniversitar per filozofi.-Ka qene mesues i gjuhes shqipe e i letersise ne Pogradec e ne disa fshatra ne Devoll rreth tridhjet vjet.,..Ka kryer sherbimin ushtarak ne marine Durres,ku ka botuar materiale letrare ne shtypin ushtarak.

        Studjues i apsionuar i gjuhes shipe i fjaleve te rralla te shqipes,,per hartimin dhe krijimn e gjuhes letrare shqipe,te fjalorit me emra shqip,,mbedhes dhe studjues i folklorit ne treven e Devollit,ka gati per botim nje doreshkrim "Toponia dhe toponimet ne treven e Devollit."

 .Eshte dalluar si dhe aktivist shoqeror, atdhetar e i perkushtuar, i rinise ,organizator dhe pjesmares ne disa aksione kombetrae e lokale, dhe i kultures ne fshat ,ne Devoll si dhe ka qene edhe inspektor kulture.

   Publicist i mirefillte ,me nje nje krijimtari te gjere ne  prozen poetike,ne shtypin e kohes ne Shqiperi e tani ne mediat letrare ne Diaspore ,ne SHBA e ne disa website ne online ne internet.,

     Me krijimet e tij letrare artistike [nga shenimet e viteve ]e te sotmet,te pakta ne botimet,, si reportazhe,portete e skica e vjersha ,si dhe ne fushen e humorit,skece,pjese tearale, dramatizime ne radio Tirana dhe Korca per historine dhe deshmoret,,parodi ,bejte,fabula e anekdota e te tjera,   ai  ka fituar popullaritetin e lexuesve e vleresimet e tyre letrare keto vitet e fundit.,duke u dalluar per pjekurine e vlerat letrare te materialeve te tij.

      .Ka stilin e tij origjinal ne krijimtari,ne prozen poetike nderthur pershkrimet letrare me ato realiste,ne poezi parapelqen vjersherimin  popullor,duke perdorur gjuhen e vjeter te dialektit te Devollit.,pra shpreh anatomine dhe gjeografine e vendlindjes me tabanin kombetar.

        Ka marre pjes ne konferenca e tekime letrare,ne  disa konkurse letrare dhe eshte nderuar me cmime nderi.Disa nga krijimtarite e fundit letrare,si vjersha "Bubulina e vogel '" eshte futur ne programet e shkollave shqipe ne diaspore.

  Prej vitit 1997 jeton me familje ne SHBA ne Connectikut e tani ne Florida , [te ardhur me llotarine amerikane], Aktualisht eshte  invalid per arsye shendetesore. Familisht  gezojne nje respekt te vecante jo vetem ne ambjentet  e shqiptareve por dhe tek miqte e shumte amerikane.

 

 

" Ai qe nuk i perket Atdheut,

nuk i perket as njerezimit..!  "V.G.Bjelincki

 

Cikel me poezi

Ndjesi dhe krenari per Atdheun ..

 

Shtegetaret e stuhive, bijte e shqipes ...

 

" Ose shkruaj dicka qe ia vlen ta lexosh,,

ose bej dicka qe ia vlen ta shkruash..."

Beniamin Franklin

 

Kur shekujt vrapuan te nderrojne stafeten

.... poetit korcar,Kostaq Duka,

Ilinois,SHBA

Vitet u rrukulisen me te shpejte,

si orteket nga majat e maleve,

lemshinj qe mbeshtjellin debore,

perlajne c'gjejne perpara,

pastaj treten e behen vaj.

Dallget na perplasen ne detet,

errerat, stuhite na shpune n'oqeanet,

na nxoren gjysem te gjalle,

si kurcunj qe sillen verdalle..

 

Shekujt vrapuan te nderojne stafeten,

sistemet qetet e qete nderuan mantelet*,

mbreterit me vrap lane altaret,

pas froneve nxituan si te papare...

Ti le peng,Korcen e shtrenjte

Korcen e serenatave,Parisin e vogel,

Korcen e lendinave,Korcen e kalldremte,

nga malli lume , i lave me lotet ....

E nderrove me qytet metropoloitan,

per nje jete me te lire,

Cikagon e bukur, big citi,

qytetin e ererrave ne hapesire....

Pas te erdhen letrat ,

si reliket mbi dallge,

ajo ishte pasuria e tere,

per poezite qe u trete.

Kur shkruan ti vjersha,

ti hedh fjale ne pentagrame,

ato jane me shume se kenge,

vargje me melodi te rralle.

Ti mbete vetem me pene ne dore,

fluturove me familjen te nderoje folete,

Ti qendroni krenar ,fisnik e burreror,

Ju poeti modest,simbol i poezise....

 

*mantelet =veshje,kostum ivjeter..

 

 

P E R M A LL I M

 

Miqve e shokeve , kolege e ish nxenes,prinder e vellezerve te mij fshatare,

te nderuar e te respektuar.

 

Kur ju te mos me kujtoni,

per ju enderroj,

kur ju te me ngacmoni

kurre s'do t'ju harroj.

 

Mos mendoni s'e kam ikur,

jam prane jush,

kur s'flas me ju,

per ju kam shkruar.

 

Jam larg prapa diellit,

pertej deteve e oqeanit,

qe s'shoh horizont,

ne toke jam,persembari.

 

Me   kini .....    harruar,

emri eshte perenduar,

si zog shtegetar

do kthehem serish....

 

Kur zerin s'ma degjoni,

jam prape mes jush

mereni telefonin,

n'dere troket dikush.

 

Miq e shoke te rinj,

si mua dikur t'i doni,

mos gaboj  kishit ca me pare,

nejse, ata ti kujtoni..

 

Partite na turbulluan

na ftohen e na larguan,

na etiketuan ne vellezer,

sikur te  ishim te huaj.

 

Punoni per to, ti doni ,

t'i mbani,mos i leshoni,

me shume se kushdo:

-te parin,Atdheun ta doni !.

 

U rritet u burreruat,

thinjet ju fisnuan,

ju njerez te mencur e te arte,

asnjehere s'kam per t'ju haruar.

 

Jemi djem vishocare,

jemi vellezerit e Skenderit*,

nga Devolli i Driteroit,

Ju vellezer te shtrenjte,

Gjithmone do t'ju dua !

 

Janar 2011

 

 

Shtegetaret e Stuhive,

bijte e Shqipes

 

As jemi shqipe mali,

por jo zogj   shtegetare bishtgershere,

as muarrem  arratine  ne fluturim,

As lame folete tona,por jo per gjithmone.

As  kaperxyem  neper shtetet,

oqenet e detet,

morrem ruget per se shkreti

ne bote ne kurbete.

 

Lame gjene me te shtrenjte,

prinderit e vatane,

lame token e shenjte,

fluturuam jo si nomade,

por si zogj shtegetare,

per fole te tjera,

por jo si te parat

ne dhera te reja.

 

Presim te nderrohen stinet,

ashtu si nena,

kur pret femijte,

te ngrohet  motet,

te vije pranvera,

te marim fluturimin ,

te kthehemi serish,

atje ne fole.

 

Jemi bijte e kombit,

por jo shpende shtegetare,

shtegetaret e stuhive,

jemi zogjte e shqipes,

te qiellit pa kufi,

Te Nenes Shqiperi !

 

Mars 2005

 

 

Nje pike lehtesimi...

 

Kur do t'vije ajo dite,

te shohim edhe ne drite,..

nga nata e gjate,

dite qe mezi e presim,

u lodhem duke pritur,

duke enderuar,

duke dremitur .

 

Vuajten te paret tane ,

ata qe sollen lirine,

as ishin  mergimtare,

ne dhe te huaj,

me te madhin Skenderbe,

me Ismail Qemalin,

me flamur ne Vlore,

me trimat kosovare,

luftuan e u vrane,

krijuan shet'n e pare,

Shqiperine e Madhe,

shqiponjen me gjak e lane.

As ishin si ne,

Naimi e Cajupi,

De Rada e Asdreni,

Konica e Noli,

u dogjen per mall,

ne toke e huaj,

qe deshin pakes drite,

Ata qe na falen

gjuhen e diturite.

 

Nene Tereza e shkrete,

as ishte mergimtare,

u dogj per atdhe,

jeten e fali,

per te varferit,

u tret mbi dhe,

nje pike lehtesimi,

per gjithe njerezimin,

u be Shenjtore.

 

Kollosi i letrave,

Kadareja me flete,

u njgjit deri ne rete,

as s'eshte si ne ,

mergimtar,

s'la libra pa shkruar,

per ate Nobel te uruar,

s'ja japin e s'ja japin....

-Je ne dhe te huaj,

je shkrimtar pa atdhe,...

shkruaj atje ku ke le,.....

Gjepura,keshtu qenka shkruar,

mergimtari gjithnje te vuaj.

 

Miliona e miliona shqiptare,

morem aratine,

ne shekuj e ne breza,

lame Shqiperine,

lame nene e babe,

kerkuam tere dynjane,

s'lame pune pa bere,

argate e sherbetore,

i dolem botes mbane.

 

-E per se ?!

-Te shesim djersen ,gjakun,

jeten tone ,per  ca pare....

te mbyllnim plaget e  hallet,

packa se u dermuam,

ca pa nam e nishane

u vrame e u sakatuam.

 

Qendruam te forte,

koke lart e krenare,

ne kembe e  te gjalle,

per jete,Ilire,

besen s'e nderruam,

Jemi a s'jemi  shqiptare !

 

Kur do te vije ajo dite ,

te hapen dyert tona,

te mblidhemi  me ciliminjte,

me nenat,shoket e femijte ?!

 

Kur do t'vije ajo dite,

te kthehemi ne Atdhe,

Shqiperia te ndrite,

si dielli,

i shenjti  Memedhe?!

 

Shtator, 2010

 

 

Bubulina e vogel

 

" Bubulina arvanitja,heroina shqipetare, trimja luftetarja

e revolucionit grek per clirimin dhe indipedencen e Greqise.."

Michal De Grece.

 

Dhurate mbesave e niperve tane qe linden e riten ne emigrim,

larg atdheut te prinderve e te gjysherve , per te mos harruar atje ku i kane rrenjet,

atje ku buron gjaku i tyre.

Ishte sec na ishte......,

Na esht'nje femije si e madhe,

eshte e lindur ne mergim,

eshte vajze amerikane

 

Eshte e vogel, por si gjeni,

e duam ,eshte flori.

eshte e bukur dhe e thjeshte,

si princeshe ne shtepi.

 

Ishte sec na ishte,...

A e dini se kush eshte ?

Do t'jua them ne finish,

shqip edhe ne anglisht .

 

Eshte si flutur,si buterfly

e gjate si selvi ,eshte si palm,

eshte vajze ,eshte girl

eshte e urte si nje qengj.

 

Eshte si mjalti,like honey,

eshte lule,as flower.

eshte e njome e vogel,

si nje kukull,sa nje barby.

 

Eshte e zgjuar,very smart,

eshte dancer e modele,

eshte "Miss",eshte star.

eshte happy,and funy.

 

Lexon libra edhe perralla,

ne shkolle eshte e para.

pikturon si nje e madhe,

i ben punet si sorkadhe.

 

Eshte nje girl amerikane,

eshte vajze lozonjare,

eshte princeshe vishocare.

e mban veten,Shqipetare.!

 

Sa bukur e flet shqipen,

si dikur devolliten,

pa harruar edhe anglishten,

ka mesuar dhe greqishten.

 

A e dini si e ka emrin?

-Une e gjeta tani e di,

eshte e zgjuar,very smart,

eshte zog si kanarin.

I pelqen kur i tregon:

"- Vendi yne,Atdheu im,

eshte Albania-Shqiperia,"

...bubulina,..kanarina

Bubulina jone e vogel,

eshte vajze shqipetare.

a e dini si e quajne?!

-E therrasin " Kanarina " ..

 

mars 2011

 

 

Nje Jete midis dy Oqeaneve

 

Jetoj pertej oqeanit,prapa diellit,

dikur detin kishim prane,

tani,deti,fjale e harruar,

Oqeani na ka mbuluar.

 

Jetojme bashke me oqeanin,

si te ishim komshinj,

me te u mesuam,

sic rine qiejte me rete.

 

Oqeanin as s'e kishim enderruar,

e gjetem si sofren shtruar,

dikur shkonim ne plazh,

tani shkojme ne oqean.

 

Qenka shkruar ne jete,

te nderrojme prap folete,

mbetem si zogj shtegetare,

u beme me dy oqeane.

 

U rritem me Devollin lume,

valoma e lumit vinte rreke,

vinin  ato vollde - vollde,

sic vijne kujtimet per nxenesit ne balle.

 

Ec i gjej valet e detit,

kur isha marinar,

ldroja me to si me bebin,

ato me ndiqnin si manar.

 

Tjeter dallget e Oqeanit,

s'jane si valet e detit,

Ato njgjajne  me sunamet,

mbulojne tere bregdetin.

 

Jetoj mes dy oqeaneve,

kam mall te shoh nje det e pertej...

por ja rete dhe oqeanet,fati,

na ndjekin ne Jete.

shtator, 2011

 

P.s.

valome-vale-dallge,-fjale e vjeter e perdorur ne devoll gjate ujitjes ose ne lume.

vollde-volte-ryme kohe pas kohe,-fjale e huaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora