E enjte, 25.07.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Zbulohet piktura 500 vjeçare e Da Vinçit

E hene, 07.11.2011, 07:54 PM


Një pikturë e Jezu Krishtit që, pas shekujsh të lënë pas dore është identifikuar si vepra e Leonardo da Vincit: Salvador Mundi (shqipëruar: Shpëtimtari i botës)"Ideja se mund të jetë prej tij ishte pothuajse një pamundësi, kjo është një ëndërr", ka thënë eksperti i artit, Robert Simon.Piktura i bashkohet një koleksion të vogël pikturash të mbijetuara të mjeshtrit të Rilindjes, i cili që jetoi dhe punoi në Itali në shekullin e 15-të."Salvator Mundi",është i njohur pasi ka qenë në  pronësi të mbretit anglez, Charles I e më pas ka lëvizur nëpër koleksione të ndryshme private deri në vitin 2005, kur pronari aktual e solli atë në Nju Jork për ta studiuar.Identiteti i vërtetë  i pikturës me përmasat 66 x 45 cm në vaj kishte qëndruar në gjumë për vite me rradhë. Mendohet se piktura është skicë e Da Vinçit ose e punuar më pas nga pasuesit e tij.Por ka dy të dhëna të rëndësishme.Njëri ishte një i ashtu-quajtur "pentimento", një ndryshim në pikturë, e cila tregon gjurmët e punës së mëparshme, që Simon ka zbuluar duke hetuar një foto të pikturës të bërë natën.Tjetra ishte piktura e famshme e Krishtit."Unë isha duke kërkuar në curls dhe Shën Gjon Pagëzorin në Luvër, i cili ka këtë kokë të madhe dhe ata janë të njëjtë", tha eksperti i artit.

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora