E premte, 26.04.2024, 06:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Riza Lahi: Shqiponja e Shipkovicës

E hene, 19.09.2011, 07:34 PM


Riza Lahi (Tiranë)

 

SHQIPONJA E SHIPKOVICËS

 

(Kushtuar Xhelal Gjurës, në shënjë respekti për banorët e fshatit Shipkovicë të  Sharrit plak,  dhe të mikut tim të ri, Baki Ymeri)

     

Veç putra ujqërish  mbi dëborën e trashë

As këmbë malësori, as sopata, as sakica

Po kush është ai burrë që po ecën i vetëm?

- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!

 

Ç’e ka atë zemër të bardhë si kjo borë

Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim

Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë

Dhe vdekjes i thotë: Më thonë Xheladin!

 

Me vete mbante plumba ky burr i përmalluar

Dhe libra e revista dhe një mall të pafund

Të gjallë e kërkonte UDB-ja që ta pjekë

Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund

 

O Malet e Sharrit, sa borë paski sot

Sa sy udbashësh që shihte dhe zana!

Me opinga malësori kërkon një kasolle

Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana.

 

Ç’është ky xham që troket në mesnatë?

Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë!

Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?

Po jam Xheladini yt që ka ikur në Tiranë!

 

Dhe dita agon, dhe laku shtrëngohet

Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari

Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat

Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit

 

Bllokoni kufirin, buçet gospodari

Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës

Kur nata vjen, Sharri e ka Xhelën pranë

Tek qesh aq bukur në fytyrën e hanës.

 

Edhe unë e kam njohur kur ishte i plakur

I ndriste fytyra nga mirësia dhe fisnikëria

Vetëm xhevahirë nxirrnin syte e tij

Ngase digjej e zhurritej për Shqipëri.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora