| E hene, 19.09.2011, 07:34 PM |
Riza Lahi (Tiranë)
SHQIPONJA E SHIPKOVICËS
(Kushtuar Xhelal Gjurës, në shënjë respekti për banorët e fshatit Shipkovicë të Sharrit plak, dhe të mikut tim të ri, Baki Ymeri)
Veç putra ujqërish mbi dëborën e trashë
As këmbë malësori, as sopata, as sakica
Po kush është ai burrë që po ecën i vetëm?
- E njoha! Po vjen Xheladin Shipkovica!
Ç’e ka atë zemër të bardhë si kjo borë
Dhe ecën mes malesh i bukur dhe trim
Dhe vdekja kërkon t’ia puthë gjoksin e leshtë
Dhe vdekjes i thotë: Më thonë Xheladin!
Me vete mbante plumba ky burr i përmalluar
Dhe libra e revista dhe një mall të pafund
Të gjallë e kërkonte UDB-ja që ta pjekë
Kërkon qiell e dhe, nuk e kapë dot askund
O Malet e Sharrit, sa borë paski sot
Sa sy udbashësh që shihte dhe zana!
Me opinga malësori kërkon një kasolle
Shqiponja e Sharrit që vjen nga Tirana.
Ç’është ky xham që troket në mesnatë?
Kam ardhë të të puth e të ik prap, moj nanë!
Kush je ti, oj hije, që nanë më thërret mua?
Po jam Xheladini yt që ka ikur në Tiranë!
Dhe dita agon, dhe laku shtrëngohet
Dhe urdhëra xhindosur po jep gospodari
Po Xheladin Gjurën s’e kapin dot plumbat
Nuk kapet e gjallë, more, Shqiponja e Sharrit
Bllokoni kufirin, buçet gospodari
Por trimi tash kafe po pi mes Tiranës
Kur nata vjen, Sharri e ka Xhelën pranë
Tek qesh aq bukur në fytyrën e hanës.
Edhe unë e kam njohur kur ishte i plakur
I ndriste fytyra nga mirësia dhe fisnikëria
Vetëm xhevahirë nxirrnin syte e tij
Ngase digjej e zhurritej për Shqipëri.