E premte, 26.04.2024, 02:28 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI)

E shtune, 17.09.2011, 05:59 PM


A  DUHET    MERRET  ME  POLITIKË KLERI  KATOLIK  SHQIPTAR ?

 

(Pjesa e Njëmëdhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Kjo mund të jetë tema ma e perfolun dhe e diskutueshme në të gjitha kohët.

Në Shqipni asht kenë formue bindja se Kleri Katolik nuk duhet të merret në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë me politikë. “Kleri ka me detyrë me thanë Meshë, me thanë kur ka kohë rruzare, me lexue ofice, me shkue me vojue ndonjë të sëmurë dhe me u lutë në Kishë për plotsimin e nevojave të Popullit nga Zoti, po jo me u përzi në politikë...”

Edhe unë jam plotësisht dakord që Kleri duhet me i krye këto detyra deri tek fjala e shkrueme me shkronjë të madhe “Zoti”. Kur “dijetarët, akademikët dhe intelektualët apo dr. Prof. e universiteteve” e shkruejnë “Zoti ose Krishti” me shkronjë të “vogel”, si bie fjala në Shtetin Shqiptar, atëherë kushdo që asht Pagëzue dhe i thotë vetes me vetëdije të plotë se “jam Katolik”, duhet të merret me politikë. Në ballin e këtij fronti politik asht detyrë me kenë dhe mos me u kthye kurrë mbrapa nga frika Kleri Katolik Shqiptar, po e persëris Shqiptar dhe asnjëherë italian, sllav, turk apo amerikan... Ai Klerik, kushdo kjoftë, që nuk e ndien veten Shqiptar, Ai të vazhdojnë me krye detyrat e lajkos në Kishë, ose edhe mund të punojë “shofer me taksi”, po jo me i predikue Popullit për Fenë.

Kur Krishti tha: “Jepni Çezarit çka i tokon Çezarit!”, Ai asht marrë me politikë!

Kam njohë rreth 60 Klerikë Katolikë në Shqipni. Pothuej asnjë nga Ata që janë kenë marrë me politikë, mbasi kur kam marrë mend unë, Ata ishin të pushkatuem ose në burgje. Kur një pjesë u lirue nga burgjet mbas viteve 1955 – 56, atëherë komunistët ua kishin ndalue me ligjë pjesmarrjen e Tyne në politikë. Pjesmarrja i çonte në plumb ose në vuejtje të përjetëshme. Ishte koha kur edhe me u veshë me veladon konsiderohej “armik ose tradhëtarë”, prandej kam vlerësue dhe vlerësoj qendrimin Heroik të Atyne Klerikëve që patën guximin me u ba Meshtarë nën diktaturën terroriste të Enver Hoxhës e nuk kursyen as jetën e Tyne në moshë shumë të ré për Idealin e Shejtë të Fesë Katolike, Besnikë deri para plutonit të ekzekutimit të formulës “Atdhé e Fé”, gja që sot e vërtetojnë edhe proces verbalet e prokurorëve vrasës, ku me dorën e tyne shënojnë se fjala e fundit e tij kjé: “Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnia!”. Shembuj të tillë ishin të gjithë, po unë do të veçoj dy që nuk u morën kurrë me politikë: Don Marin Shkurti dhe Don Mikel Beltoja. Vepra e Tyne që guxuen me krye kundër Shtetit komunist ishte se veshen “veladonin”, ashtu si dhe Don Simon Jubani etj., kur gjenocidi ishte në piken kulminante.

Kam lexue rreth 16 faqe apologji të Misionarit gjerman Don Alfons Tracki, të shkrueme atë natë para pushkatimit, i bindun se do të vritej dhe i ndergjegjshëm për kenjen e Tij Shqiptar dhe si i tillë, pranon me vdekë në Token e Atdheut të Tij të Dytë, në Shqipni, arësye kjo që nuk u largue nga Shqipnia edhe pse disa autoritete të ushtrisë gjermane naziste e paralajmëruen se: “Këtu pushtetin do ta marrin në dorë komunistët, do të konsiderojnë gjerman dhe agjent të nazizmit, prandej eja me né dhe largoju, se ata do të pushkatojnë..!” – Don Tracki përgjegjet: “Unë nuk kam ardhë me ju dhe as nuk kam pse largohem, sepse Atdheu im i dytë asht Shqipnia!”. Edhe kjo u quejt nga komunistët “agjenturë”! Në të vertetë Ai asht marrë me politikë, se shpetoi nga burgu e kampet e perqendrimit naziste disa komunistë!! E kjo, si thoni ju, nuk quhej politikë!?

Kleri Katolik Shqiptar asht mundue me qendrue larg politikës në të gjithë kohën e ekzistencës së Shtetit Shqiptar mbas vitit 1912 e sidomos kur shikoi me sy qendrimin e tij ndaj Don Nikoll Kaçorrit, që punoi me aq perkushtim për ndertimin e Themelit të Shtetit.

Nuk do të hyj fare në analiza të punës së Klerit në fushën politike në të gjitha mbledhjet apo konferencat ndërkombëtare për çeshtjen Shqiptare, as në sakrificat që Ai ka ba në ruejtjen e tansisë Territoriale të Atdheut SHQIPNI, mbasi pikrisht kjo asht çeshtja për të cilen Ai asht akuzue, shpifë, arrestue, burgosë, torturue, masakrue, shpronësue, vjedhë, dënue, varë, pushkatue, interrnue, luftue, shkatrrue, shfarosë dhe përfshi në gjenocid komunist të pakrahasueshëm me asnjë Kler tjeter në gjithë Botën gjatë shekullit XX. Atdheu Shqipni i coptuem nuk pajtohej me Betimin e Tij mbi Elter.

Kleri Katolik Shqiptar, tue kenë pjesa ma e kulturueme dhe e përgatitun e Asaj që quhej PAKICË Katolike e popullsisë Shqiptare, u pozicionue në kahun opozitar...

 E vetmja armë e Tija ishte Kryqi, Ungjilli, Urata dhe “heshtë” Pena!

 Fatkeqsisht Kleri Katolik Shqiptar u nodh në “cirkusin” sllavoaziatik krejt i Vetem përballë anmiqëve të egjer dhe të terbuem, që na shikonin si e si me shkye dhe zhvatë jo vetem Tokat tona, po me mujtë edhe njerëzit për me i perdorë si skllavë për interesa të tyne antishqiptare. E kush i doli në mbrojtje Klerit Katolik? Asht kjo arësyeja që Kleri Katolik asht quejtë “armik” i të gjithë drejtuesëve të Shtetit Shqiptar që nga viti 1925, sepse të gjithë kanë hipë në atë kolltuk vetëm për interesin personal, me u pasunue, me vjedhë tue shitë Tokat Shqiptare, rretherrotull Shqipnisë tue fillue nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia e të gjithë komunistët e konvertuem ose jo, që nën maskën e kampeve apo blloqeve, kanë ruejtë me fanatizëm karrigat e tyne tue i sherbye sllavit, grekut, italianit, fashistit e turkut, apo cilitdo tradhëtar të vendit. Kleri Katolik Shqiptar, tue qendrue kundershtar i pakteve që kanë cenue Tokat Shqiptare, asht vu në opozicion me qeveritarët e vet. Për këte arësye kundër Tij asht kenë elementi tradhëtar i shitun turk, elementi tradhëtar i shitun sllav e italian, tradhëtari e spijuni i klasës së  “privilegjueme” në pushtet, spijuni fshatarë i privilegjuem me jetue me komoditet “qytetari” nga fshatrat ma të humbuna, apo elementi i pakulturë e fanatik me spaleta gjenerali nga Jugu, elementi i korruptuem me trafiqe dhe imoralitete nga ma të ndryshmet primitive e moderne...deri nën titujt e deputetit, dr. prof... etj., poshtërsi e vese që për fatin e keq ruhen në atë përqindje aq të madhe të popullsisë, sa kanë ndikue keq në formimin e idesë edhe tek komshijtë e deri tek Popujt miq të Shqiptarëve që ishin Burra e Trima, të njohun si të tillë nga ana e tyne “dikur”, që nga keqardhja na kanë mbrojtë e nderue, ndërsa sot na shohin të kthyem në kenje të tjetersueme e të perçudnueme, gja që i ban edhe ata të veprojnë ndrysh si pasojë e qendrimeve tona antieuropjane, anadollake apo filosllave e primitive dhe të mendojnë se na nuk meritojmë asgja se: “Né jemi Popull kot”!

A duhet që Kleri Katolik Shqiptar të merret me politikë?...

Trimi i fortë me shokë shumë! Ai duhet me çdo kusht të merret me politikë!

Rruga e Tij e detyrueshme asht mbrojtja e të Drejtave të Njeriut e detyra  kryhet nëse Ai do të dijë me lexue dhe me shpjegue “Ungjillin”, me gjetë Gjuhën dhe Rrugen e Përbashkët që kanë perdorë Shqiptarët në vitin 1911 – 1912 apo 1924 bashkë me Klerikët tjerë Muslimanë Sunit, Bektashi dhe Ortodoksë për ruejtjen e Emnit Tonë të Perbashkët si Vëllazen të Vertetë të Emnit SHQIPTARË në Tokat e Shqipnisë !

Dijetari i Madh i Shek. XX, Miku i Madh i Popullit Shqiptar, Papa Gjon Pali II, ka thanë: “Katolikët në politikë janë në Shtëpinë e vet!”          



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora