E premte, 26.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Shqiptarët në histori dhe tekstet shkollore

E shtune, 03.09.2011, 06:58 PM


Shqiptarët e motshëm dhe hajdutët e sotshëm

 

SHQIPTARËT NË HISTORI DHE TEKSTET SHKOLLORE

 

Nga Dr. sc. Ilmi Veliu

 

ENCIKLOPEDIA ANTISHQIPTARE E HAJDUTËVE TË SHKUPIT,  POR EDHE TEKSTET MË TË REJA SHKOLLORE TË HISTORISË, KU NË KOMISIONET PËRPILUESE KANË MARRË PJESË EDHE HISTORIANË SHQIPTARË, THONË SE SHQIPTARËT JANË TË ARDHUR NE KETO TROJE, DHE SE NUK KANË ASNJË LIDHJE ME ILIRËT.

 

Tre argumente bindëse se shqiptarët janë këtu që nga lashtësia. Përveç argumenteve tjera të shumta, dëshmi është edhe veshmbathja e tyre, po edhe veglat muzikore që janë shumë të veçanta dhe nuk hasen te asnjë popull tjetër i Ballkanit e Evropës.

 

1. ARGUMENTI I PARE KËSULA  DARDANE (KAPUÇI KOSOVARË)

     

Kësula e rrumbullakët në kokat e skulpturave nga koha ilire (Antika) tregon se atë e kanë mbajtur iliret dhe se ashtë trashiguar brez pas brezi deri në ditët e sotme; dhe se sot, këtë lloj kësule , përveç shqiptarëve nuk e mban askush në botë.

Nëse Bllazhe Ristovki, që shkruajti enciklopedinë antishqiptare, po edhe koautorët shqiptarë të teksteve të Historisë për shkolla e mesme do të bënin krahasimin e kësulës, në fotografi, që mban shqiptari i Kosovës me kësulën e dy skulpturave antike do të vërtetonin se shqiptarët janë shtrirë në të gjithë Ballkanin, e  edhe me gjerë në Evropë, dhe asnjëherë nuk do të thoshin se shqiptarët janë të ardhur në Maqedoni e Kosovë dhe se nuk kanë lidhje me Ilirët.

         Nuk na habit mendimi sllavomaqedon, sepse ata vazhdimisht i kanë falsifikuar shkrimet e tyre që kanë pasur të bënin me shqiptarët dhe origjinën e tyre, por na habit rasti i pa aftësisë së historianëve shqiptarë që muarën pjesë në përpilimin e Enciklopesisë, dhe historianëve shqiptarë që morën pjesë në komisionet përpiluese për tekstet shkollore dhe pastai  dhanë dorhekje, pasi tekstet dolën nga shtypi dhe përfundojnë në duar të nxënësve shqiptarë.

 

2. ARGUMENTI I DYTË, TIRÇIT DARDAN  DHE ATA KOSOVARË

 

 Nga fotografia shihet se tirçit shqiptarë janë perdorur që nga lashtësia, nga Ilirët, pastaj nga Arbërit dhe, edhe sot ne botë i perdorin vetëm pasardhësit e Ilirëve-shqiptaret. Në Maqedoninë Perendimore i kanë përdorur edhe shqiptarët ortodoks të Rekës (Galiçnik) e që në ditët e sotme e kanë humbur identitetin e tyre kombtar, dhe prezentohen si sllavomaqedon.

 

3.ARGUMENTI I TRETË, VEGLAT MUZIKORE

 

Veglat muzikore, Kavalli dhe Fyelli qe sot i perdorin shqiptarët, e që i kanë vjedhur edhe sllavomaqedonët, janë vegla që i kanë përdorur edhe ilirët, që vërtetohet nga kjo fotografi që ashtë pikturë e kohës ilire e ybuluar nga arkologët shqiptarë.

           Sllavomaqedonët i kanë vjedhur nga shqiptarët dhe i konsiderojne si vegla të tyre që nuk ashtë e vërtetë sepse të njejtat vegla nuk përdoren në vendet tjera slave. Në realitet veglat e muzikës shqiptare përdoren nga shqiptarët ortodoks që sot prezantohen si maqedonas, duke i vjedhur dhe uzurpuar këto vegla , si që kanë vjedhur dhe uzurpuar edhe historinë e tyre.

 

Dibra, Struga, Prespa, Manastiri, Kerçova , që i kanë takuar shtetit ilir të penestëve. Penestia me kryeqytet Uscana, kanë mbajtur dhe edhe sot mbajnë kësula te rrafshta që ndryshojnë nga ato dardane-kosovare dhe njihen si kësula dibrane.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora