E premte, 19.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Historia nuk arnohet

E merkure, 31.08.2011, 07:59 PM


Historia nuk arnohet

 

Nga Gjon Keka

 

Historia e kombit shqiptar është dëshmi e kohës, e cila është e argumentuar, e vërtetuar e ndriçuar nga realiteti historik i rrënjëve të lashta të kombit dhe e vulosur dyfish. Kombi shqiptar ka një histori të madhe në esencën e saj, por të ngushtë në kuptimin e konceptit të saj që nga lashtësia e deri në ditët tona. Historia e kombit shqiptar është e realizuar në dy rrafshe kohore historike: në njërin ku preken rrënjët e tij të lashta gjenealogjike të trungut të vjetër dhe tjetra në rrafshin e vlerave sublime dhe kulturës së përjetshme të saj nga rrënjët e përbashkëta të civilizimit të familjes europiane. Në kuadër të kësaj, duhet vënë re se historia e kombit shqiptar ka edhe brenda epokave të ecjes së saj në kohë edhe sfidat, rreziqet, pushtuesit barbarë, sakrificën e madhe historike në mbrojtje të identitetit, kulturës dhe vlerave të mëdha dhe historike europiane të saj. Kështu që e gjithë historia e kombit shqiptar europian është parë në sfidën e ruajtjes së identitetit si nga rreziqet e armiqve të brendshëm ashtu edhe të atyre të jashtëm. Aktualisht kombi shqiptar europian ka vetëm një "armik" atë të brendshëm, i cili po e pengon dhe dëmton fort procesin e rrugëtimit drejt fatit historik të kombit shqiptar. Duke mos u zgjatur më shumë në nivelin e periudhave të njëpasnjëshme, unë do prek në shkurtesa problematikën e ditëve të fund të nxitur nga pasionet kafshërore të shtetit turk për prekjen apo edhe heqjen e turpit të saj nga periudha e pushtimit të perandorisë otomane ndaj kombit shqiptar për më shumë se pesëqind vitesh, pushtim ky barbar, gjenocidal dhe satanik.Kërkesat e tilla të politikës shtetërore turke janë një tendencë e errët që ka për qëllim heqjen e mëkatit dhe gjurmëve të gjakut të derdhur të pafajshëm të kombit shqiptar europian nga perandoria e errët barbare otomane. Po ashtu ajo dëshiron që ta shpallë veten dhe periudhën e saj të barbarisë së asaj kohe si të “shenjtë”, por që në lidhje me këtë më duhet të them se në ferr edhe satani është pozitiv madje sipas errësirës ideologjike ai merr konotacione sipas syve të verbër një lloj të tillë të dukjes në sfondin e tij të fushës së errët, prandaj është pikërisht ky lloj i tillë tepër djallëzor i kërkesës së shtetit turk për ta ndryshuar apo modifikuar historinë e kombit shqiptar europian. Gjithashtu duhet ditur se tendencat e errëta të sulltanizmit për ta ndryshuar apo modifikuar historinë e kombit shqiptar janë rrënuese dhe me konsekuenca të pariparueshme, pranimi i saj do të thotë vetëvrasje kombëtare dhe historike e kombit (...), por mendoj se gjurmët, argumentet dhe faktet reale historike nuk mund askush dhe nuk ka të drejtë në asnjë kohë t'i ndryshojë, sepse ato janë të vulosura dyfish.Kërkesa e politikës dhe shtetit turk është një grackë e rrezikshme për qenjen e kombit shqiptar, sepse ajo dëshiron që historisë së kombit shqiptar t'ia heqë dhe shtrembërojë të gjitha kohërat, vlerat, imazhin, identitetin europian, kulturën dhe personalitetet europiane të kombit etj., etj., sipas qejfit të saj, pastaj ta zhveshë atë dhe të lërë vetëm skeletin, që pastaj sikur edhe ka ndodhur shpesh historikisht ta vërë në rrezik edhe ekzistencën dhe ardhmërinë e kombit shqiptar europian.Ndërsa më tutje po ashtu duhet thënë qartë se kërkesa e tillë demoniake e politikës dhe shtetit turk për prekjen e historisë apo arnimin e saj sipas qejfit është pjesë e politikës dhe strategjisë së saj ideologjike e re-sulltanizmit apo shprehjes së njohur tanimë neo-otomanizmit, kjo kërkesë është vetëm vazhdimësi e kësaj strategjie të saj të errët ideologjike që nëpërmjet njerëzve të politikës në Kosovë që i ka bërë vegël mundohet të realizojë këtë projekt të errët të saj.Megjithëkëtë ajo që më së shumti më habit dhe më bën të dyshoj është se si Akademia e Shkencave e Republikës së Kosovës nuk reagon ashpër ndaj kësaj kërkese të rrezikshme dhe rrënuese, se si intelektualët e mëdhenj, pastaj historianët dhe studiuesit shqiptarë nuk reagojnë fuqishëm ndaj kësaj kërkese dhe politike shtetërore turke ndaj Kosovës respektivisht kombit shqiptar europian dhe historisë së tij. E gjithë kjo heshtje e këtyre institucioneve të dijes dhe shkencës na bëjnë të kuptojmë se këtu ka duar edhe politika,por edhe ideologjia sulltaniste rreth këtij projekti të rrezikshëm të politikës dhe shtetit turk ndaj historisë së kombit shqiptar europian. Me një fjalë ajo çka do të duhej tani të bënte politika dhe shteti turk ndaj kombit shqiptar është të kërkojë falje dhe bie ne gjunjë për gjenocidin dhe barbarinë e shkaktuar ndaj kombit shqiptar pesëqind vite e ca, pastaj t'i rishikojë marrëveshjet e saj me politikën dhe shtetin serb në shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi për interesa të tyre dhe së fundi të mbyllë gojën dhe lakmitë e saj satanike ndaj kombit shqiptar europian dhe historisë së tij. Duhet nënvizuar gjithashtu se askush nuk është kundër marrëdhënieve normale në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit turk ama e gjitha duhet të jetë në sferën e interesave ndërshtetërore e assesi më tepër.Dhe krejt në fund duhet nënvizuar se kombi shqiptar europian është bërë i njohur nga thjeshtësia e njerëzve të mëdhenj dhe mbikohor të tij. Vlera këto që kanë qenë arketip i paraardhësve të trungut të vjetër historik të rrënjëve të lashta europiane të tij. Dhe projektet e tilla nga politika dhe shteti turk për ta ulur vlerën apo zhveshur kombin shqiptar nga qenia e tij dhe identiteti i tij europian apo edhe për ta lënë pa asnjë gjurmë në histori janë të errëta dhe demoniake. Ajo duhet ta harrojë këtë projekt dhe mos t'i fusë duart në xhepin e tretë (privat -të personalitetit e qenjes) të kombit shqiptar europian. Asnjë shkronjë dhe asnjë presje nuk duhet të lejohet t'i hiqet historisë së kombit shqiptar europian.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora