E enjte, 24.09.2020, 12:46 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Sekretari Amerikan i Mbrojtjes jep alarmin për të ardhmen e NATO-s

E shtune, 11.06.2011, 07:59 PM


SEKRETARI AMERIKAN I MBROJTJES GEJTS JEP ALARMIN PER TE ARDHMEN E NATO-S

 

Nga Frank Shkreli

 

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Zoti Robert Gejts, ne fjalimin e tij te fundit mbi politiken mbrojtese si Sekretar i Mbrojtjes, pasi del ne pension ne fund te ketij muaji, paralajmeroi vendet antare te NATO-S se neqoftese ata nuk kontribojne me shume per angazhimet dhe shpenzimet e mbrojtjes te aleances 60-vjecare, mbeshtetja amerikane per kete aleance, qe ishte gur themeli i sigurimit amerikan dhe aleateve perendimore c'prej themelimit te saj, mund te jete ne dyshim.  Zoti Gejts foli te Premten ne Bruksel para nje enti studimor qe merret me politiken e sigurise dhe te mbrojtjes.   Ne fjalimin e tij, ai paralajmeroi aleatet e NATO-s se ka kaluar koha kur Shtetet e Bashkuara mbulonin 75% te shpenzimeve te aleances mbrojtese.   Ai u kujtoi te pranishmve realitetin politik e financiar ne Kongresin Amerikan por edhe ne radhet e taksa paguesve amerikane te cilet jane duke humbur durimin me vendet anetare te NATO-s, te cilat sic duket nuk jane te gateshme te angazhohen per shpenzimet dhe nuk bejne as ndryshimet e nevojshme si ortake serioze e te afte per mbrojtjen e vet.  Ai shtoi duke thene se aleanca eshte e ndare ne dy, "midis atyre qe jane te gateshem te paguajne dhe te ndermarrin cdo angazhim per aleancen dhe te tjereve te cilet perfitojne nga antaresimi ne NATO, por nuk duan te marrin pjese ne koston dhe rreziqet qe vijne nga antaresia ne NATO.  Ai e illustroi kete fakt duke thene se megjithse te gjitha 28 vendet anetare te NATO-s votuan ne favor te misjonit kunder udheheqsit libian Moammar Gadafi, me pak se gjysma kane marre pjese dhe me pak se nje e treta kane qene te gateshme te marrin pjese ne misionin kunder Gadafit.  Operacioni i NATO-s ne Libi, tha Zoti Gejts, ka vene ne dukje deshtime serioze te aleances.  Vetem 11 jave nga fillimi i luftes, aleatet filluan te shenonin mungesa ne municione dhe u nevojite qe furnizimet te silleshin nga Shtetet e Bashkuara. 

 

 Gjate fjalimit te tij, Zoti Gejts theksoi faktin se vetem pese vende nga 28 shtetet aleate tejkalojne 2 perqindshin e shpenzimeve te pergjithshme per mbrojtje, gje qe ishte pranuar nga te gjithe, por nuk eshte zbatuar. Zoti Gejts permendi Shtetet e Bashkuara, Angline, Francen, Greqine dhe Shqiperine si vendet qe e tejkalojne 2 perqindshin e buxhetit te pergjithshem, per shpenzime ushtarake. 

 

Zoti Gejts foli per ndryshimet midis gjeneratave duke thene se ai eshte 20 vjete me i mocem se presidenti i tanishem amerikan dhe si i tille i perket nje gjenerate q eshte rritur me kujtimet e Luftes se Dyte Boterore dhe te Luftes se Ftohet.  Ne lidhje me kete, ai i paralajmeroi evropianet se "Udheheqesit e ardheshem politike ne Shtetet e Bashkuara, per te cilet Lufta e Ftohte nuk eshte nje pervoje sic ishte per mua, ka mundesi qe te mos i konsiderojne si te vlefshme investimet e Amerikes ne NATO." Dhe pastaj Zoti Gejts beri paralajmerimin serioz  duke thene se "Parashikoj mundesine reale per nje te ardhme te zymte, ne mos fatale per aleancen."  Por Sekretari Gejts tha se kejo nuk eshte nje doemosdoshmeri, pasi aleatet e NATO-s individualisht dhe kolektivisht kane mundesi te ndalojne keto prirje te demshme dhe te sjellim nje te ardhme me te mire per aleancen.

 

Megjithe kete paralajmerin te zymte per te ardhmen e NATO-s, Zoti Gejts theksoi se Presidenti Obama dhe ai vete besojne se megjith presionet buxhetore,  do te ishte nje gabim i rende neqoftese Shtetet e Bashkuara do te terhiqeshin nga pergjegjesite e tyre globale.  Persa perket Evropes, ai tha se "per me shume se gjashte dekada,  kishte shume pak dyshim dhe pothuaj asnje debat ne lidhje me vleren dhe nevojen e pasjes se aleances transatlantike.  Perfitimet -- qe vijne nga nje Evrope e bashkuar, e begate dhe e lire, pasi qe u shkatrrua dy here nga lufterat qe nevojiten nderhyrjen amerikane -- jane te qarta......,por dy dekada pas shembjes te Murit te Berlinit, shpenzimet amerikane per aleancen e NATO-s perbejne 75%", ne nje kohe shkurtimesh te medha buxhetore ne Shtetet e Bashkuara, duke perfshire edhe buxhetin e Pentagonit.  Zoti Gejts  tha se nuk eshte vone qe Evropa te vendose ne rruge te drejte institucionet e saj te sigurise dhe te mbrojtjes.  Per kete, tha ai, eshte e nevojshme nje udheheqje e vendosur politike ne kontinentin evropian. Nje gje e tille, perfundoi Zoti Gejts, nuk mund te  kerkohet as nuk mund te imponohet nga Shtetet e Bashkuara.

 

Reagimet e para nga analiste te ndryshem ne Evrope dhe ne Amerike po e cilesojne fjalimin ne Bruksel te Sekretarit Gejts, i cili konsiderohet si pro-evropian dhe mbeshtetes i forte i aleances se NATO-s, si historik qe mund te shenoje nje ndryshim global ne balancin e fuqise boterore.  Le te shpresojme qe paralajmerimi i Sekretarit Gejts te mos shikohet nga evropianet si kritike, por si nje thirrje per te ndryshuar trendin e tanishem duke shtuar angazhimet mbrojtese dhe financiare qe kane marre persiper si anetare me te drejta dhe pergjegjesi te plota per sigurine e tyre dhe per angazhimet per sigurimin nderkombetar, duke shpresuar gjithashtu qe, edhe durimit amerikan, me antaret e  aleances se NATO-s qe nuk permbushin obligimet e tyre, te mos i kete ardhur fundi.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora