Kulturë
Demir Krasniqi: Dervish Shaqa e Demush Neziri
E enjte, 14.04.2011, 07:57 PM
DERVISH SHAQA E DEMUSH NEZIRI
/Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi/
Hej, i kujtojmë do vite të rana –
Kur dëgjohej Radio Tirana !...
Kur këndonte , oh, ai Dervish Shaqa –
Me kangë t’ tija , oh, gjithmonë u kënaqa !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri –
Me ata gishta, oh, si xhevahiri ,
Me at’ za burrash dhe traditë shahiri ,
Ia thanë kangës, oh, si asht ma s’ miri !
Hej, me ata tela , oh, t’ asaj sharkisë – e ,
Mirë ia knojshin , oh, trimat Shqipnisë – e !
Si bylbylat , oh, n’ Çabrat t’ Gjakovës –
Mirë ia knojshin , oh, trimat Kosovës !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri...etj.
Hej, o Dervish , o legjendë e gjallë – e ,
Çohu nji herë , me ne me u çmallë – e !
Në Deçan, o , na sot kemi ardhë – e,
Gjithë kah jemi , o, rapsodë shqiptarë – e !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri...etj.
Hej, do t’i knojmë lirisë edhe paqes ,
Trimav’ tanë edhe Dervish Shaqes ...
Do t’ ua çojmë , o, n’ vend amanetin –
Kangët shqipe , oh, kurrë mos të vdesin !
Refreni:
Dervish Shaqa e Demush Neziri...etj.
*****
Demir Krasniqi: “KROI I KËNGËS”- Gjilan, më 2006, faqe 124.