E premte, 26.04.2024, 09:15 AM (GMT+1)

Mendime

Edita Kuçi - Ukaj: Legjitimi i jovlerave

E enjte, 24.01.2008, 02:22 PM


Legjitimi i jovlerave

Nga Edita Kuçi - Ukaj

Dihet mirëfilli se tranzicioni politik më së tepërmi godet dhe deformon kulturën, si pjesën me të fisme të një kombi. Këtij fakti nuk ka mundur t’i përvijohet as kultura shqiptare në Kosovë. Ajo është e goditur pamëshirshëm. Nën ankthin e një tranziconi të stërzgjatur politikë, kultura dhe arti kanë shënjuar trende rënie, të përçudnimit si preh e shumë faktorëve, e mbi të gjitha të mungesës së dukshme të një sistemi vlerësues, që do të pretendonte të seleksiononte vlerat nga jovlerat. Këtë rol nuk po mund ta luan askush në Kosovë, madje as artistët e vërtet, dashamirët e kulturës, e më së paku mediat, të cilat në disa raste vetëdijshëm apo pavetëdijshëm i kontribuojnë kësaj dukurie. Titulli i këtij teksti mund të duket pretencioz, por në fakt, nëse merret në tërësi dhe bëhet një analizë esenciale, për të kuptuar çfarë ndodh vërtet me kulturën shqipe që krijohet në Kosovë, e veçanërisht me atë muzikore, mund të gjejmë elemente të mjaftueshme, madje të tepërta, për të konstatuar një gjendje kome, një gjendje të rrezikshme kulturore, në të cilën duhet ndërhyrë me kontributin e tyre të gjithë dashamirët e shumtë të kulturës, sepse kështu mbrohet shpirti i një kombi. Duke nxjerr kulturën nga kjo gjendje, në mund t’i japim kontributin më të mirë kombit tonë, sidomos Kosovës në këto momente me sfida të shumëfishta kur po ndërtojmë konturet e shtetit. Kultura kosovare, e sidomos në këtë rast duhet potencuar muzikën, është përfshirë nga një mishmash i padefinuar, i cili mund të kuptohet në gjitha aspektet tjera, përveç në ato kulturore e artistike. Prandaj më duket e dhimbshme klithma e kompozitorit të madh Akil Koci kur ngreh zërin kundër “indiferencës së opinionit që po përcjell përdhosjen e muzikës popullore nga pseudo-kompozitorë që s'dinë të lexojnë as partiturat e mjaftohen me kopjimin e ritmeve sllave”. Mjafton një mbrëmje para fundjavës të ndalësh për disa minuta para Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe të analizosh shkarazi reklamat që janë bërë “ushqim” shpirtëror për shumë shqiptarë para lajmeve qendrore e të kuptosh çfarë trendësh deformuese ka marr muzika dhe arti muzikor tek ne. Çdo mendje e shëndosh do ta kuptonte se këto trende muzikore po rrënojnë atë që konceptohet art muzikor, po rrënojnë dhe krijojnë keqkuptime të shumta për atë çka është muzika shqiptare, e cila në Kosovë është pa një identitet, ajo mund t’i ngjasoj ndonjë muzike, por ka pak ose fare elemente shqipe. Duke përfshirë brenda melosit shqiptar muzikë turke e sllave, me një stil imitimi të dobët, po deformohet melosi shqip, ndërsa teksti poetik që është poenta e këngës po shndërrohet në klithma primitive, larg standardeve poetike e vlerave artistike. Ndërsa në këtë deformim një rol të jashtëzakonshëm ka edhe diaspora shqiptare, një pjesë e së cilës ka mbetur në stad të ultë emancipimi dhe po “mban gjallë” këtë avari kulturore e muzikore. Ndërkaq një pjesë të madh të fajit për këtë e mban stafi i RTK, i cili lejon gjithfarë muzike t’i servohet shoqërisë, duke kontribuar kështu direkt në këtë avari kulturore. Janë dhjetëra këngëtarë që “ushqejnë” shpirtrat shqiptarë me një gjuhë të mjerueshme, larg çdo shije estetike, larg çdo prirje muzikore, një tallave që nuk i gjendet pandehem në asnjë vend perëndimor, e që defilon në mediat shqiptar me krenari. Dhe për çudinë e gjithë kësaj, të paktë janë ata zëra që dalin kundër këtij trendi, duke harruar maksimën e njohur, se heshtja domethënë pranim. Ky soj muzike që krijohet në Kosovë, duke mbitheksuar ne raste të caktuara vizualitetin apo dukjen, po ndikon edhe në edukimin e ndjenjave, shijeve estetike të brezit të ri, i cili bjerë viktimë. Ky sindrom po krijon një tip të kulturës pa edukatë estetike, pa parime dhe rregulla artistike, elemente këto që e vënë muzikën e vërtet dhe të bukur para sfidave të mëdha. Prandaj, RTK e cila mbahet nga taksapaguesit kosovar, duhet të ndërtoj kritere të vlerësimit të muzikës dhe kulturës, sepse për këtë është e obliguar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora