E enjte, 14.11.2024, 02:28 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët në Norvegji

E hene, 21.01.2008, 12:21 PM


Selim Hasanaj
Miku im i nderuem zoti Pal po shkruaj pak per neve mergaten shqiptare në Norvegji.
Ishin fillimet e vitit 1989 kur erdha per herë të parë nga fshati im Nengurra e Istogut në Jönköping të Suedisë dhe aty më priti miku im i vjeter zotni Nazim Shatri. Si sot më kujtohen ditet e para të jetës së azilkerkuesit në strehimoren e refugjatve në këtë qytet. Ishte kënaqësi kur gati cdo javë vinin shqiptarë që kishin ardh më heret dhe edhe ata të mergatës së hershme të ikur nga regjimi i Enver Hoxhes dhe na vizitojshin. Ata edhe na ndihmonin sejcili në mënyrat e veta dhe sipas nevojave që kishim. Ishte privilegj të rrije dhe dëgjoje ligjeratat kombëtare të patriotve të devotshem tani të ndjeret, si baca Hysen Qela nga malësia e Gjirokastres ,
Kosovë Rexha Balaj nga Kerrnina e Istogut, Ramadan Rexhepi Osmani nga ana e Preshevës, Zenel Peposhi e sa e sa të tjerë burra të të djathtës shqiptare por edhe aktivist të LPK si Ramadan Shala nga Peja, Naim Haradinaj nga Gllogjani i Deqanit, Ismail Rugova, Asllan Muharremi etj. Ishin këto dy grupe të cilat paksa i kishin gropos sopatat e luftës me njani tjetrin dhe edhepse nuk ishin të bashkuem megjithate nuk pengonin njani tjetrin si më parë. Ishin tek tuk ndonji aktivist i LPK-së që ndodhte ndonjiherë të rrebelohej. Megjithate jeta ka qenë e organizueme neper klube e shoqata të ndryshme, mësimi plotsues në gjuhen amtare mbahej neper të
gjitha vendet dhe me të gjithë fëmijet. Dikur u ba edhe bashkimi oficiel i klubeve dhe shoqatave në të ashtuquajturen FEDERATA E SHOQATAVE TË PAVARURA SHQIPTARE NË SUEDI dhe kjo Federat pas pak nxori edhe organin e saj revisten mujore QENDRESA qe¨redaktohej nga Ramadan Rexhepi Osmani e ma vonë nga Kosovë Rexha Balaj. Në fillim të vitit 1990 u formua Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedi dhe kjo ishte një shtëpi e perbashket per shumë vite e të gjithë shqiptarve të të gjitha grupacioneve.
Unë në nandor të vitit 1990 kalova në Norvegji dhe edhe këtu ani se jo sikur në Suedi megjithate shqiptaret ishin aktiv, mirreshin me organizime të ndryshme dhe ndihmoheshin e respektoheshin në mes veti. Por fatkëqësishtë që nga mbarimi i luftës dhe clirimi i Kosovës në Norvegji pushojë së funksionuemi gjithcka. Shqiptaret u mbyllen me familjet e veta në rrethet e veta farefisnore ose shoqnore dhe u larguan nga miqësia e vjeter sa sot as nuk nifen në disa raste njani me tjetrin. Shteti norvegjez pau se neve nuk ishim të interesuem as per mësimin plotsues në gjuhen amtare dhe i mbyllen duke e ndalue finansimin këto mësime. Dhe që e kecja të jetë edhe ma e madhe disa matrapaz injorant u organizuan dhe hapen klube fetare muslimane dhe xhamia sa sot në Norvegji janë tri regjione të muslimanve shqiptar me nga dy-tri xhamija në sejcilin rexhion dhe me disa hoxhallar të cilet fëmijve të të gjitha grupmoshave u mësojnë dovë arabisht sa njeriut normal i ther në shpirt kur ndegjon se si fëmijet pershendesin hoxhen me SELAMALEIKUM.
Nuk ka asnji aktivitet, pos organizimeve të ndonji koncerti ku ftohen dhe sillen "këngëtarë" si Meda, e dofar dullash e mullash të cilet i mbushin xhepat mirë me lek dhe ikun ndersa kujtimi i tyne mbetet TALLAVA muzika. Në krejtë Norvegjinë asht vetem Radio "ZERIIARBRIT" që jep emision të marteve perndryshe nuk ka asgjë. Unë mendojë se nese Qeveria e Kosovës gjegjësisht ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjisë zoti Enver Hoxhaj nuk ndermerr dicka së shpejti Bin Ladeni do të ket ushtar per Alkaiden edhe nga mergata shqipfolse e shqiptaromuslimanve të Norvegjisë.

Sarpsborg: 21.01.2008
Selim Hasanaj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora