E premte, 26.04.2024, 06:15 AM (GMT+1)

Mendime

Genc Llakaj: Kundërkombëtari Maks Velo

E premte, 25.01.2008, 08:28 PM


Kundërkombëtari Maks Velo

Ndaj shkrimit: “Kosovarët primitivë e qaramanë, Lebërit jeniçerë dhe stratiotë!”

Shkruan: Genc Llakaj

I drejtohem armikut të kosovarëve dhe të lebërve, të shiturit fund e krye, millosheviçianit-nikolasgeixhian, qerratait Maks Velo!
I drejtohem armikut të Kombit Shqiptar, Maqis Velonaqis!
Në botimin e tij “Ese për diktaturën komuniste”, në intervista të shumta televizive, në komente të medias së shkruar apostulli Velonaqis fyen publikisht gjysmën e Kombit Shqiptar. Të quash kosovarët e Isa Boletinit primitivë dhe lebërit e Ismail Qemalit jeniçerë, (siç Veloja deklaron apo shkruan), do të thotë ose të jesh grek ose të jesh serb ultranacionalist. Të deklarosh se: “Po të më kërkohet firma për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, do të jem i pari që do ta hedh votën kundër,” nuk është më pak se të jesh kryeantinacionalisht shqiptar dhe të vjellësh ashtu siç vetëm një Velo vjellë.
Të drejtohem ty o “burrë shteti” që vetëm erë burrërie nuk ke!
Është logjike që edhe kombi ka mbeturina ushqimore trupore të tipit Velo, por deri në momentin që mësova se ku të kanë jashtëqitur e se nga ç’racë vjen, nuk më çuditi fakti që fekalizmi yt është kaq i rrezikshëm për natyrën e një kombi, saqë ia kalon edhe naftës D2. Kuptoj vuajtjet tua në kafazin komunist, por kjo nuk të justifikon të demonstrosh publikisht bastarditetin tënd të shpifur që ke në gen, sepse do ju kallësh datën fëmijëve minoren, që monstruozë si ti, i shohin vetëm në filmat horror. Ke të drejtë të vjellësh serbisht kundër Dardanëve, sepse ke lind në Francë. Gjithkush nga ne që kemi lexuar historinë, dimë fare mirë se ishte politika franceze (respekt për popullin francez) dhe ajo ruse që shkatërroi këtë vend, në të cilin është privilegj të jetosh. Pra, ishte politika franceze që mbajti në gji tradhtarin Esat Pasha, ndoshta, prapë kjo politikë e miksuar edhe me atë serbe ka prodhuar edhe krimbin e fundit modern, Maks Velon. Ka mundësi që jot-ëmë të ketë shfryrë dufin me ndonjë serbo-francez antishqiptar, atë ditë që projektoi një insekt si ty.

Nuk mundet të shpjegohet ndryshe ekzistenca e një qenie të tillë që nuk begenis as Kosovarët e as Lebërit. Këtu të jap të dejtë. Nuk ka sesi t’i duash e t’i respektosh. Një armik i betuar kurrë nuk shfaq hapur meritat dhe vlerat e kundërshtarit të vet. Përkundrazi, i mohon ose i përbuzë ato. Ky është program politik që ti dhe shumë kundërshqiptarë keni marrë përsipër ta zbatoni. Ti Velo, nuk je kundërshqiptar ndaj këtyre dy krahinave më atdhetare të Shqipërisë, por je kundërshqiptar i tyre. Që do të thotë, se vetëm gjak shqiptari nuk ke. Do të ishte fatkeqësi të kishe sado pak nga ky gjak. Por, edhe po të kesh ndopak, sërish e ke të prishur e të ndotur.
Ditë më parë mësova se ke bërë “padi-civile” kundër shumë publicistëve që të janë kundërvënë në rrugë të drejtë e të ligjshme, sepse u ke sharë Atdheun, ke poshtëruar gjakun e të rënëve, ke përdhosur vlerat morale të kombit dhe ke përbuzur aspiratën shekullore për bashkim kombëtar. Por tani më, kjo padi është e personalizuar për disa prej tyre. Dhe jo vetëm kaq, por po kërkon të hedhësh baltë edhe mbi gazetën “Ndryshe,” gazetë e cila flet në shqip, gjuhë që ti ende nuk e njeh, si asnjë gazetë tjetër në vend. Megjithatë, o qerrata, o njeriu i letrave boshe, o njeriu i letrave me ngjyra shoviniste; Ne Kosovarët qaramanë të Adem Jasharit dhe Lebërit e Ali Pashës do të presim në datën 30 Janar në Gjykatën e Faktit (Tiranë), pikërisht në orën 14.00, të na papagallosh idetë e tua të shprishura kundërshqiptare. E kuptoj, do të vish i ngarkuar me frymëzimin e vetviktimizmit që karakterizon një piktor të falimentuar si ty, që me ndihmën e njerëzve të dyshimtë na u bëre gjeni. Me thënë të drejtën nuk duam të përballemi me ty. E di pse? Sepse kemi një besë. Dhe besa jonë është që armiku nuk vritet në shtëpinë tënde. Ti je emigrantë dhe si të tillë do të “respektojmë.” Dilema ime është tjetër. Është e lidhur me një pyetje të thjeshtë: Si ka mundësi që një specie e tillë si ti merr frymë ende në këtë tokë të bekuar nga Zoti?

23.01.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora