E enjte, 07.11.2024, 03:48 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Rrugaqët e internet kafeve...

E enjte, 24.01.2008, 07:16 PM


Rrugaqët e internet kafeve nuk duhet të kenë vënd në gazeta dhe faqe publike të internetit

Selim Hasanaj
Dje me 21.01.2008 pasi lexova artikullin per ato "shqiptare" që ishin martue me serb neper fshatrat e Serbisë unë reagova me një koment. Dhe reagimi im buronte nga shpirti sepse nuk munda të besoja ate që e lexoja. Unë nuk e njof Shqipninë sepse fatkeqësishtë kurr nuk kamë ken atje, por i njof mirë serbet, Serbinë me fshatra e qytete të saja dhe asesi nuk mund ta marr me mend se infrastruktura e fshatrave dhe pasunitë natyrore të tyne në Serbi janë ma të mira se ato në Shqipni. E aq ma pak fshatrat per të cilat në artikull bahej fjalë. Po të ishin ato aq të zhvillueme dhe të lakmueshme per jetë aty do rrinin shkijet dhe shkinat e nuk do iknin neper vise tjera të Serbisë ose krejt jasht saj. Sot ato boshllaqe të shkive dalin vajzat e fshatrave të Shkodres dhe e mbulojnë. Mua në komentin tim më banë replik me nofken Ilir Dardani dhe ate që në start me ofendime dhe nencmime bizare. Ju pergjigja në replikë por ky zotni n uk u ndal dhe më shajti edhe ma keq prap, por unë nuk po i pergjigjem ma . Mund ta falenderojë per faktin se ma hapi gojen dhe tani po e shkruej nji artikull të veqant i ninspiruem nga sulmet banale të Ilir Dardanit. Shkrimi im këtu i drejtohet ati por edhe të gjithë hakerave e kullerave të internet kafeve që ishin ba gangrenë e kombit nga ku llomi e honraku po ka shansa të futet në boten e kompjuterit dhe të shkrimeve dhe këto lokale per bindjen time ishin po si WC publike që kanë qenë dikur neper qendra të qytetetve të mëdhaja ku kush ka dasht e ka krye nevojen dhe edhe aty me pagesë simbolike po si në internet kafet e sotme të hapuna në të gjitha hapsinat shqiptare. Ky far trimi që mshifet mbas emnit Ilir Dardani po si bashkrrugaqet e vet natë dhe ditë futet në internet, hap faqe të ndryshme dhe shfryhet tue sha e sulmue njerz të profileve të ndryshme per mendimet e tyne të shprehuna në shkrime. Ilir Dardanin e lexon në ZEMRA SHQIPTARE , në PASHTRIKU.ORG e në sa e sa faqe tjera. dhe perqudi a! snjiher?? nuk lexon dicka të ti të shkrueme me tone pozitive me optimizem por gjithmonë tue u ankue, tue sha , tue nencmue, tue perbuzë e edhe kerrcnue. Unë kamë dalë në mergim në Skandinavi më 1989 por casht e verteta unë tanë jeten isha në mergim sepse jetova që nga kur isha bebe i tri javëve në Ljublanë të Slovenisë. Vetem shkollimin fillor e kreva në vendlindje dhe dy vite të gjimnazit shkollimin tjeter e mbarova në gjuhen slovene dhe serbokroate e këtu në Norvegji edhe dy vite gazetarie në ate norvegjeze dhe per këtë kamë pak probleme në drejtshkrim shqip. Pra po i pergjigjem trimit që shan dhe mshifet mbas nofkave Ilir Dardanit se nuk kamë ik nga lufta e Kosovës si paragjykon ai. Perkundrazi luften e kamë ndihmue me të gjitha forcat edhe tue e dergue birin tim të vdes atje me UCK-në. Por desha ta pyes se cka mendon Ilir burri kur thotë : derisa isha ferrave të Zvicrres familja ime u shperngul dhe strehojë kater familje shqiptare nga Kosova . Këtu Iliri zbulohet se kush asht dhe cfar karakteri edhe familjar ka. Unë kur erdha në Suedi së pari më 1989 e edhe në Norvegji në nandor të 1990 askund nuk ndejta ferrave e kaqubave, jo unë u prita nga organet e rendit dhe ata më derguan në organet e azilpranimit dhe ata më vendosen vetem naten e parë në hotel por të nesermen më gjeten banesë dhe aty banova derisa u shqyrtue azilkerkimi im. Neper ferra kam pas rast të shof shqipfolsa që edhe kanë jetue dhe jetojnë edhe sot ama nese nuk e din ti pse po ta tregojë. Ti vetë dhe të tillet si ti nuk keni identitet dhe me veprat e juve të pista si hajni, narkotikë, dhunime , rrahje e ngatrresa të perditshme ju i keni mbyll dyer e mikpritjes së vendasve neper të gjitha shtetet e Evropes dhe po e kuptojë se ke jetue neper ferra. Kamë në Jona të Zvicrres dy vllazen të zonjes time dhe ata kurr nuk kanë jetue në ferra, kamë vëllaun në Ludwigshafen të Gjermanisë dhe edhe ky kurr nuk pau ferra me sy, kamë disa kusherinjë në Paris dhe edhe këta kanë! jetue d he jetojnë neper shtëpi e banesa.Ndersa tani po e falenderojë familjen tande per bujarinë që paska pas tregue ama unë dyshojë në këtë dhe ja pse. Kisha vëllaun e bashkshortes sime me grue e pesë fëmijë i cili u strehue në Tiranë dhe ajo familje që i lëshojë një dhomë i kerkonte nga 150DM të athershme per javë të holla këto të cilat i kam pague vet me doren time, dhe veq kësaj kur kanë dal , pas tri javesh dhe kanë vendosë të këthehen në Kosovë
nuk e kanë gjet traktorin me të cilin kishin ardh dhe i cili kishte qenë i parkuem aty deri natën e fundit. Dhe raste të tilla janë me mijra por megjithate kjo nuk do të duhej të ishte shkak të i pergjithsonte gjanat dhe të krijonte urrejtje sepse njeriu banë ate që mundet nese ka vullnet. Por unë po quditem se si ti Ilir Dardan patrioti nuk ke tregue se ku kan ndejt dhe fjet familjaret tu kur shtepinë e vet e paskan pas lëshue per kosovar per plot kater muej!!!??? Ndoshta edhe ata ferrave të Shqipnisë po si ti në Zvicërr por ishalla ata kosovaret janë kanë të kujdesëshem dhe i kanë shperblye me ndonji lek së paku të jau kompensojnë ato të cilat ishte dasht të ua dergoje ti nga Zvicrra. Por jo ti nuk ke mujt sepse ke jetue ferrave. Unë që nuk jetova ferrave sepse nuk e bana vendin mbrenda nji viti jete në Suedi e nxora familjen time( babë, nanë, vëllazen dhe moter) nga varfëria sepse buken e gojes ua siguroja tue u dergue lek per cdo muej dhe arrijta me ndihmen e miqve suedez dhe norvegjez (me¨vonë) ti terhjek neper Evropë gadi të gjithë dhe sot ata kanë jeten e vet. Këtë e arrijta sepse nuk bana vend të jetoje ferrave. Ti dhe të gjithë soji i tipave tu si dembela që jeni nuk ua deshi punet neper Evropë dhe per të mbijetue u futet neper kanalet e krimit dhe gjithmon u perndjeket, tani jeni në vendlindjet tuaja dhe edhe aty maltretoni familjaret e juv dhe u merrni edhe lekun e fundit dhe per të shit mend futeni neper ato internetkafet e pista dhe futeni neper faqet e internetit dhe shani e shkerdheni gjithkand që juve ju teket. Ti dhe të gjithë tipat si ti shitni patriotizem dhe ti thue se neve , konkretisht unë qenkam tradhtar sepse jetojkam jasht dhe se shqiptaret e vertetë janë në Shqipni e Kosovë. Kujt po i shisni mend more ju po sikur të mundeni ju të gjithë do ikni dhe as që u han palla per Kosovë as per Shqipni. Por jo ju nuk keni ku shkoni sepse i keni mbyll dyer e mikpritj es Evropjane me bythë me veprat e juve të pista. Andaj nes! e vertet jeni shqiptarë sikur trumpeton ti në shkrimet tua unë të kisha këshillue sa vijon: Nese donë të kesh jetë ma të mirë dhe nese donë të lulzojë Shqipnia e Kosova, kapne punen e punoni, mos pritni vetem ndihma të dikujt, leni internet kafet e pista dhe ata lek që i shpenzoni në internet tue sha njerz per pa u pas gja borq ma mirë bleni bukë e ngopuni e mos pritni prej shtetit mrekullina kur ju si gjakprishun e vandal po shkatrroni jo vetem ato që i banë shteti por edhe ato që i ka dhurue i Madhi Zot . Tokat me qindra mijra hektar janë djerrina si në Kosovë ashtu edhe në Shqipni, ju kerkoni para per të ble në treg prodhimet që i banë me bollak toka e juaj. Në mos i mbjellshi per tregun mbjellni per nevojat e juve. Ti arsyeton martesat e nuseshkinave të rrethit të Shkodres por unë prap po dal atje. Sa pare mend i kanë pas ato kur kanë ik nda tokat e veta të bollshme dhe i kanë lanë djerrina ato per të shkue në Serbi të armiqet e kombit to në neper shekuj per tua zbut k.... gegjave qelbanik shkije dhe per tua punue tokat e tyne. Sikur të kishin ik neper qytete ose të ishin martue dikund per jetë ma të mirë do kuptoja ama këtë maskarrallak të tyne e kupton dhe arsyeton vetem ti Ilir Dardan trimi dhe rrugaqet e internetkafeve si ti. Njerzit normal kjo i ka trishtue. Por mos të largohem nga tema. Kamë vërejtje per të gjith moderatoret e faqeve të internetit. Mendojë dhe propozojë që mos ti botoni as publikoni shkrimet e injorantve provokativ kur ato vijnë nga internetkafet e ndryshme. Me këtë do kontriboni edhe në vetdijsimin e këtyne far injorantve se ma nuk do shkonin aty, do i kursenin ata lek që i perdorin aty dhe ndoshta do vetdijsohen e do i perveshen punës nëper pronat e veta sejcili aq sa ka. Sa per ilustrim po shkruaj si shembull familjen e bashkshortes sime. Para tridhjet viteve kur unë e fejova ate kjo kishte pesë vëllazen dhe prindet. Vëllaznit ishin të vegjel dhe babaj i tyne past ndjesë i punonte të shtat hektaret tokë që i ! kishin n ëfshatin Ramun të Pejes. Per cdo vit nga ajo tokë mblidhte 50-60.000 kg panxharsheqer, nga 3-4000 kg. grur, nga 12-15.000 kg miserr disa mullar me sana e otava, kasht e tallë me të cilat i ushqente 10-15 krer lopë dhe dy kuaj, dhe plus perime e zarzavate tjera. si dhe i kishte mbi 30-50 copë pula.Me këto prodhime ky burr puntor ishte i pasun dhe jetonte jetë normale. Bijt e tij pas vdekjes së tij e posaqrisht që nga paslufta nuk kanë as bukë si duhet per të mbushun barkun. Dy që jetojnë aty me grat dhe femijet e vet po si ky Ilir Dardani vetem shajnë dhe ankohen dhe kerkojnë nga neve që jemi jasht. Dhe kjo vetem per shkakun se nuk punojnë. Kanë po të njejten tokë dhe të njejtat kushte per ta punue bile ndoshta edhe ma të lehta se babai i tyne por kot toka nuk lind bereqet vetvetiu pa e punue at e toka nuk punohet tue ndjek hijet neper barqe dhe tue kalue kohen neper internet kafe. Porosi per të gjithë injorantat e tipit Ilir Dardani. Mos u futni në faqe të internetit per ta shfrye inatin kunder njerzve që nuk i nifni sepse ata nuk ju kanë faj pse ju jeni cfar jeni. Punoni dhe do baheni ma të mirë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg - Norway
22.01.2008

Artikulli i gazetes Shekulli '' Nuset Shqiptare ne Serbi'', Ketu

 

Ndersa reagimet e zoterinjeve Hasanaj dhe Dardani mund t'i lexoni ketu

 

Reagimi i z. Ilir Dardani ketu



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora