E premte, 26.04.2024, 09:55 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Arsim Halili: U mbajtën ''Takimet Poetike'' në Kumanovë

E hene, 14.03.2011, 08:57 PM


U MBAJTËN  “TAKIMET POETIKE  TË KARADKUT” NË KUMANOVË

 

Nga Arsim Halili

 

Qyteti  i bukur i Kumanovës më 11 mars kishte festë dhe kishte arsye për këtë. Kumanova po e përkujtonte një nga ngjarjet e  përmasave kombëtare  tridhjetë vjetorin e “Demonstratave  studentore 1981”  dhe mbahen  “Takimet  Poetike  të Karadakut”, tani më tradicionale. Tribunën kushtuar  “Demonstratave    1981”  E nderuan  personalitete  të veprimtarisë  kombëtare: Adem  Demaçi, Flora Brovina,  Ali Ahmeti , Njazi  Idrizi, Fazli Veliu dhe veprimtar  të tjerë të arsimit dhe kulturës shqiptare  anembanë hapësirave shqiptare të cilët dhanë kontributin e tyre  me kumtesat  e tyre,  për ato ditë kur çështja shqiptare   vazhdoj me  ngulm  kërkesat   për realizmin e aspiratave kombëtare të nisura nga veprimtarët  e çështjes kombëtare shumë më herët, por për të vazhduar me ngulm deri në  ditët e sotme. Ishte mbase  kërkesë e të gjithë  diskutuesve me kumtesat e tyre  që të unifikohet faktori shqiptar në të gjitha aspektet  që çështja shqiptare të mos mbetet  peng, por proceset  të ecin drejt  bashkimit Evropian. Pas përfundimit  të tribunës. Nikoqiri i takimeve poetike Klubi i shkrimtarëve    Kumanovës “Jehona  e Karadakut” në Kumanovë në krye  me kryetarin e këtij klubi Burhanedin  Xhemaili, e shpallë  të hapur orën letrare. Në fillim  në pika të shkurtra përshkruan ecejaket  e këtij organizmi letrar.  Duke  i uruar çaste të këndshme    pranishëmve,  fillon ora e madhe letrare me karakter   garues, ku fillimisht   zgjidhet juria profesionale  në përbërje të:  Mexhid Mehmetit, Agim Bajramit, Burhanedin   Xhemailit. Nga krijimtaria letrare lexuan  poetët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës si: Agim Bajrami, Pëllumb Gorica, Kujtim Morina, Bajazit Cahani,Man Bogo Mexhid Mehmeti, Flora Brovina,Xhemë Kardaku, Lumnije Thaçi, Arsim Halili, Bilall Maliqi, Demush Berisha, Kalosh Çeliku, Fadil Curri, Seida Beganoviq,Ismail Bahtijari, Shaip Emerllahu, Rahim  Ganiu, Arben Ibrahimi Rexhep Bajrami, Sarë Gjergji,  Fazli Veliu, Njazi Idrizi, Bejtush Mehmeti, etj. Pas pauzës dhe darkës së shtruar nga nikoqirët, juria  profesionale i shpall  fituesit e kësaj ore  letrare  si vijon :

  Me vendin parë  u shpërblye Flora  Brovina

 Me vendin e dytë u shpërblye Kujtim Morina   

 Me vendin  e tretë u shpërblye Lumnije  Thaçi. 

Humanistja dhe poetja  Flora Brovina,  pasi ju nda shpërblimi I  luti jurinë që  shumën e dhënë të jap  donacion ndonjë familje në nevojë, e që shkoi për një  familjar të  një dëshmori.

Klubi i shkrimtarëve  “ Jehona e Karadakut” në Kumanovë, para të pranishmëve  kishte përgatitur edhe një befasi  letrare e që  ishte në nderë të gjithëve e posaçërisht  për poetet nga Lugina e Preshevës,  ku bë përurimi  i numrit të parë të revistës letrare” Qëndresa” e cila doli këto ditë nga shtypi dhe është revistë nga Klubi letrar “ Feniks”, si dhe librit të dytë  me vështrime kritike, përkatësisht librit të katërmbëdhjetë  të radhës  të shkrimtarit Bilall Maliqi, për librin foli  redaktori  i këtij libri Mr.sc Nazmi  Beqiri,pastaj u lexuan fragmente  nga ky libër. Ndërsa  kryetari  KL “ Feniks” Bilall  Maliqi e falënderoj   KL “Jehona e Karadakut” në Kumanovë, redaktorin e librit  dhe të gjithë të pranishmit. Me kaq edhe  Burhanedin  Xhemaili  e   përmbyll  këtë eveniment   kulturor duke i falënderuar dhe uruar suksese të mëtejshme  mysafirët.  



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ardian Ramadani: Në Stamboll... Baki Ymeri: Shqipëria, Kosova dhe Amerika në zemër të Bukureshtit Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur... Abas Fejzullahi: Një kuvend pune për lakmi e LAPSH ''Naim Frashëri'' në Gjenevë Njoftim mbi takimin me Dr. Lee Edwards Xhevat Muqaku: Shënohet dita e mësuesit, në Singen të Gjermanisë Pëllumb Gorica: Nëpër udhëkryqet e jetës kërkon vetveten Mustafë Shabani: Në Emmendingen të Gjermanisë më 03.03.2011 u organizua homazh nën moton : Thuaj JO dhunës dhe terrorit Julia Gjika: Gratë shqiptare në Worchester MA Tubim promovues i librave të Eden Babanit në Bruksel Muharrem Sfarqa: Trevjetori I pavarvsisë u kremtua edhe në SHBA (Detroit) Engjëll Koliqi: Shqiptarët në Itali kremtuan denjësisht ditëlindjen e tretë të pavarësisë formale të Kosovës Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? Ahmet Ahmeti: Në Ängelholm të Suedisë i kremtua ditëlindja e tretë e pavarësisë së Kosovës Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re Asllan Dibrani: Manifestimi i trevjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Rosenheim të Gjermanisë Prezentimi i librit “Niko, Nikolin Gjeloshi cittadino del mondo”, i vlerësuar si epika e një emigranti Pëllumb Gorica: 56 gonxhe trëndafili që kundërmojnë puthje Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova Lavdrim Lita: Një frymëmarrje demokracie

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora