E shtune, 27.04.2024, 03:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XVI)

E diele, 13.02.2011, 08:57 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XVI)

 

Nga Mejdi Asllani

                                   

Në korrik të vitit 1964. mora pushimin vjetor dhe shkova në fshatin Planejë, për të i vizituar kushërinjtë, me që Babi më kishte lindur e rritur aty.

Në odën e kushëririt tim Çazim Gjemës, gjeta edhe fqinjin tonë Mahmut Shehun duke biseduar me Lajën Çazim. Ishin duke e zhvilluar një bisedë shumë interesante, sa që unë vetëm sa u përshëndeta me ta, u ula dhe dëgjoja me vëmendje çdo fjalë.

Laja Mahmut në atë kohë i kishte rreth shtatëdhjetë vjet. E kishte një seriozitet për lakmi, dhe një shtatë të zhvilluar, mustaqe gjysmë të thinjura, dhe fizionomi Ilire-Dardane. Fliste ngadalë, qartë dhe bindshëm. Po kësisoj ishin të gjithë pleqtë e asaj gjenerate.

Laja Mahmut ishte duke e shtjelluar një parashikim të Sheh Tahirit të parë, që nga koha e sundimit Osman në Kosovë. Sheh Tahiri kishte thënë: Turqia do të tërhiqet nga Kosova, pas turkut tridhjetë vjet këtë vend do ta sundoj Serbia. Pas tridhjetë viteve do të vjen një ushtri me ylli në kapelë, do të ndodhin shumë vrasje e dëbime të Shqiptarëve. Do ta sundojnë Kosovën pesëdhjetë vjet. Pas pesëdhjetë viteve, nga toka, do të avullohet gjaku i dëshmorëve dhe viktimave dhe do të thithet nga të gjallët, ata si e thithin këtë aromë me do e mos do ti kapin pushkët për të luftuar për lirinë e atdheut dhe për të marrë hakun e të vrarëve më parë.

            Ka pas thënë: nëse niset lufta nga jugu i Kosovës, do të derdhet aq shumë gjak, sa që, te mullinjtë e Vërmicës, lumenjtë e fryrë nga Gjaku, do ta bartën mëzatin tri vjeç. Por nëse lufta fillon nga Veriu, do të ketë shumë më pak gjakderdhje dhe lufta do të fitohet.

            Pas dëgjimit me vëmendje të këtij tregimi, ku ta tijsh për të satën herë, Laja Çazim ndërhyri duke thënë:

-Shumë ushtar kishte pasur Serbia e parë, se vetëm Laja Can sa ka pas vrarë, ishin dalë farë.

Me qenë se këtë thënie e dëgjova për herë të parë, kureshtja më shtyri të bëjë pyetje për këtë trim, si nuk kisha dëgjuar më parë.

-Lajë, kush ka qenë ky laja Can?

-Baba yt o ahmak!

-Por Baba imë e ka pasur emrin Asllan, e quanin Asllan Nebija.

-Unë nuk e dijë se si i kanë thënë atje, këtu i kanë thënë Can Shëgjeqi!

Po hajt më trego, si paska ndodhë të ketë vrarë gjithë ata ushtar të Serbisë?.

Po, po të tregoj. Ishte viti l912. në odën e sheh Sylës ishte Bajram Curri dhe Isa Buletini, që ishin ndalur për të pushuar me që shkonin për në Krujë, edhe Baba i yt ishte me ta në Teqe. Unë në atë kohë i kisha katërmbëdhjetë vjet, me kujtohet se patë ardhur një burrë nga fshati Stajk dhe u patë tregua burrave në teqe. Se ushtria Serbe po bon kërdi në fshatin Dobrusht, Po bërtasin gratë e fëmija, Burrat po i lidhin rreth shtogjeve dhe po i djegin, disa po i bien te shkëmbi buzë Drinit, aty po i pushkatonin dhe po i hedhin në Drin ndonjërin po e lëshonin me ra në Drin dhe sa po e kalon Drinin po qesin në të dhe po e vrasin.

Me të dëgjuar këtë rrëfim, Isa dhe Bajram Curi paskan lëshuar kushtrimin, se kushdo që ka armë, të vjen e të u shkojmë në ndihmë Dobrushtasve.

Laja Can erdhi në shtëpi e mori pushkën si ia kishte dërguar Baba i vet, nga Sofja, ku ndodhej me furrë. Një strajcë me fishek e qiti krah e qafë, tjetrën strajcë e morra unë dhe ju vura pas. Kurë mbërrimë afër  lugut të Srebrenikut aty ku edhe sot i themi rrasa e Canit, Bashkë me ne arritën edhe luftëtarët e Isa Buletinit dhe fshatar tjerë të fshatrave të kësaj ane të Hasit.

Ushtria Serbe, mbasi kishin mbaruar punën në Dobrusht, duke vrarë gjithë meshkujt, nga shtatë deri në shtatëdhjetë vjeç. Ishin reshtua buzë Drinit duke shkuar për në drejtim të fshatrave tjera Murademt dhe Nashec, sigurisht për të bërë të njëjtën gjë.

Atëherë ne, të pozicionuar pas një shkëmbi ua kem shkrep pushkë. Gjuanin dhe vritnin të gjithë sa ishim në këtë anë të Drinit. Ushtarët Serb u gjetën në pozitë të pa lakmuar, sepse nuk kishin fare mburojë pos të futeshin në ujë. Edhe sot e kamë para syve Si as edhe një plumb, nuk i shkonte huq Lajes Can. Sa herë shtinte nga një e vriste. Kur ju sos municioni nga strajca e tij. Unë i dhënësja nga e imja. Në një moment na hetuan se pushka e ynë, po u bënte kërdi dhe janë grupuar e na kanë gjuajtur në grup. Plumbat qëllonin shkëmbin prapa shpinës tonë, thërrmijat e gurëve na qëllonin shpinës. Atëherë Laja Canë më tha, se na paskan hetua, zvarrë e kemi ndruar pozicionin dhe kemi vazhduar gjer sa ushtarët Serb. Ata si mbetën të gjallë, arritën të tërhiqen duke heq dorë nga qëllimi i tyre, për të masakruar edhe fshatra tjera të Anadrinit.

Pasi që Ushtria Serbe pësoi humbje të madhe ajo u tërhoq në drejtim të Prizrenit, kurse ne, pasi e kaluam Drinin, shkuam në Dobrusht. Tani fshati Dobrusht i ngjasonte një ferri, banorët e gjinisë Femërore ishin të tmerruara si s’mund të përshkruhet. Kurse nga meshkujt, Holokaustit i kishin shpëtuar vetëm ata fëmijë të cilët nënat e veta i kanë pasur me veti, e kanë ndodhur në gjini dhe tre apo katër bura si nuk kanë ndodhur në fshat, gjer sa fshati ka qenë i rrethuar.

Ja se kështu ka qenë ajo ditë e zezë, se i rashë për së shkurti. E përfundoi rrëfimin Laja Çazim.

-           Të faleminderit Laja Çazim. Unë nuk e paskam njohtë Babën tim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora