E diele, 23.02.2020, 01:21 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Ronald Reagan - Një Ikonë e Politikës Amerikane dhe Ndërkombëtare

E diele, 06.02.2011, 07:58 PM


Ronald Reagan: Një Ikonë e Politikës Amerikane dhe Ndërkombëtare

 

(Me rastin e 100-Vjetorit të Lindjes)

 

Nga Frank Shkreli

 

Shtetet e Bashkuara po kujtojnë këto ditë,-- përmes aktiviteteve të shumta anë e mbanë vendit -- jetën dhe veprën e Presidentit Ronald Regan, i cili, më 6 shkurt do të mbushte 100 vjeç.  Zoti Regan shërbeu për dy mandate presidenciale, 8 vjet rresht në vitet 1980 dhe sot konsiderohet si njëri prej presidentëve më të admiruar nga amerikanët, bile më i admiruar se Abraham Linkolni dhe Xhon F. Kennedy, sipas organizatës Gallup.  Ai ndërroi jetë në vitin 2004 në moshën 93-vjeçare.

Presidenti Regan vlerësohet, anë e mbanë botës për kontributin dhe rolin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish Bashkimin Sovjetik.  Ish-udhëhëqsi sovjetik Mikhail Gorbacev dhe ortaku i tij në  këto përpjekje që cuan në mbarimin e Luftës së Ftohët, ka thënë se Presidenti Reagan ishte “një udhëheqës politik i jashtzakonshëm ... i cili kishte vendosur të bëhej njeri i paqës”. Presidentit Regan i jepet kredia gjithashtu për rigjallërimin e ekonomisë amerikane, që në ato vite ishte në krizë, si dhe për frymëzimin e ndjenjës së optimizimit për shumë amerikanë dhe për arsyen që biografi i ti  Llu Kenen thotë se ai  “e la botën më të sigurt dhe Shtetet e Bashkuara më të begatë, se c’ishin para se ai të bëhej president”.

Ai njihej gjithashtu edhe për aftësitë e tij të veçanta të komunikimit me njerëzit e thjeshtë , por edhe me kundershtarët e tij politikë.  Ai posedonte qendrime dhe parime të forta politike si edhe një kulturë të qytetëruar politike.   Zoti Regan mbahet mend për betejat politike me kundërshtarin e tij të kohës, udhëheqsin e demokratëve në Kongres, Zotin Tip O’Neill, por më në fund, mosmarrveshjet dhe, debatet dhe nganjëherë edhe grindjet e ashpëra politike nuk i pengonin që në mbarim të ditës të uleshin së bashku për të pirë dhe për të bërë shaka me njëri tjetrin.   Për Presidentin Regan, i cili njihej për pragmatizëm politik, betejat politike me kundërshtarët e tij demokratë, nuk ishin asnjëherë personale dhe të ulëta, por gjithmonë në një nivel dinjitoz.   Ai nuk mbante inate as ndaj gazetarëve që mund të shkruanin negativisht për të dhe administratën e tij,dhe as ndaj kundërshtarëve të tij politikë.   Ai trajtonte me respektin më të madh jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe cdo përson të thjeshtë me të cilët vinte në kontakt.   Por mbi të gjitha, ai respektonte dhe admironte shumë popullin amerikan, në të cilin ai kishte besim të patundur.

Presidenti Ronald Reagan
Presidenti Ronald Reagan
Edhe Presidenti Obama vuri në dukje vetitë e gatishmërisë së Presidentit Regan për të bashkpunuar me kundërshtarët politikë duke thënë se “pa marrë parasyshë se cfarë mosmarrvjesh politike mund të keshë patur me Presidentin Regan – e unë kam patur shumë kundërshtime –është e pa-mundur të mohohet lidershipi i tij në botë ose aftësia e tij për të komunikuar dhe për të venë në pah vizionin e tij për Amerikën.”

Qytetërimi dhe kultura politike e Zotit Regan u vërtetua edhe në skenën ndërkombëtare, ndëkohë që megjithse ishte njëri prej presidentëve më konservativ dhe anti-komunist të Amerikës, këjo nuk e pengonte atë aspak të angazhohej në debate e negociata edhe me udhëheqsin e atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Zotin Mikhail Borbachov,bisedime këto të cilat, më në fund, cuan në nënshkrimin e traktatit të parë të Luftës së Ftohët për pakësimin e armëve bërthamore, një ngjarje këjo që në atë kohë u quajtë si një “carmatim moral”, nga besnikët dhe përkrahësit e tij më të ngushtë ideologjikë.  Megjithë gatishmërinë e tij për tu angazhuar në bisedime edhe me udhëhqsit komunistë sovjetikë të kohës, të cilët ai i urrente me gjithë qënjen e tij, në fillim të administratës së tij ai vuri në dukje qartë qendrimin e tij ndaj komunzimit kur mbajti fjalimin historik para parlamentarëve britanikë në ëestminstër, gjatë të cilit, ndër të tjera tha se “këjo për të cilën po ju flas tani, është një politikë dhe një shpresë afat-gjatë, e që është marshimi i lirisë dhe i demokracisë, i cili do ta hedhë markisëm-leninizmin në koshin e plehrave të historisë, së bashku me ideologjitë e tjera totalitare të cilat kanë shtypur liritë dhe shprehjen e lirë të qytetarëve”.

Me rastin e100-Vjetorit të Lindjes së Presidentit Regan, udhëheqës të poltikës amerikane nga të dy partitë, duke përfshirë edhe Presidentin Obama, janë duke marrë pjesë në aktivitete me rastin e këtij përvjetori dhe në të njëtën kohë kanë botuar artikuj dhe kanë bërë prononcime në lidhje me jetën, veprën dhe kontributin e Presidentit Regan në historinë amerikane dhe botërore, por edhe në jetën e përditëshmë të amerikanëve, dhe kanë vlerësuar veprimtarinë e tij të palodhur për sigurimin e paqës, të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës.

Presidenti Barak Obama tha se “zotësia e Zotit Regan ishte në faktin se ai mundi të bashkonte të gjithë amerikanët pa dallim, rreth patriotizmit’, duke shtuar se “ne jemi të gjithë patriotë, që mbi të gjitha, vendosim fatin dhe mirëqënjen e qytetarëve tanë.”   Zoti Obama tha gjithashtu se Zoti Regan  besonte se  gjithsecili prej nesh ka fuqinë si individ dhe si komb për të vendosur vet fatin e vet.  Ai kishte besim në premtimin amerikan, në rëndësinë e vlerave sic janë puna e rëndë dhe përgjegjësitë personale të individit, si edhe në aftësinë e vet unike për të frymëzuar të tjerët të ndërmirnnin punë dhe vepra të mëdha”.   Sipas  Zotit Obama, “megjithse Presidenti Regan e dinte se konfliktet politike midis partive dhe kundërshtarëve politikë janë të pa-evitueshme, ai ishte gjithashtu i vet-dijshëm se pa marrë parasyshë se sa do të pa kapërcyeshme qofshin ato -- ato nuk do të mund të prishin kurrë lidhjet që na bashkojnë”, përfundoi Zoti Obama.

Nga ana e tij. Senatori republikan, Xhon Makein tha se Presidenti Regan kishte “një besim të palëkundshëm në madhështinë e kaluar dhe të ardhme të

Reagan me Nënë Terezen në Shtëpinë e Bardhe, 13 Qershor, 1986
Reagan me Nënë Terezen në Shtëpinë e Bardhe, 13 Qershor, 1986
Amerikës , besim ky që provoi se ishte më i fortë se ndjenjat politike të kohës.   Ky besim i fortë I tij në Amerikën dhe në popullin e sajë, si dhe besimi i tij se të gjithë njerëzit duhet të jenë të lirë, sipas Senatorit Makein, bëri të mundur që Zoti Reagan tu bënte thirrje tiranëve që të heqnin muret dhe të lejonin popujt e tyre të merrnin frymë lirisht.   Ish-Governatori Mit Romney ic ili është një kandidat i mundëshëm për president  i Partisë Republikane, në një artikull me këte rast shkruan se Zoti Regan “u ra kambanave të lirisë dhe u dha kurajo njerëzve të guximshëm përtej perdesë së hekurt që kundërshtonin një prej tiranive më të mëdha të kohërave modern,“perandorinë e së keqes” të komunizmit, duke bërë thirrje për rrëximin e Murit të Berlinit, që më në fund coi në fitoren e Luftës së Ftohët dhe në lirinë e qindra miliona njerëzve anë e mbanë botës komuniste.

Presidenti George H.ë Bush (i vjetër), i cili  pat konkurua kundër Zotit Reagan për emërimin për president nga Partia Republikane dhe i cili shërbeu në detyrën e nën-presidentit  dy herë me rradhë, bashkoi forcat me Presidentin Reagan për të fituar dy mandate presidenciale dhe së bashku udhëheqën vendin gjatë një periudhe shumë të turbullt e cila coi në mbarimin e Luftës së Ftohët dhe në shpartallimin e ish-Bashkimit Sovjetik, tha se gjatë tetë vjetëve si nën-president, ai mësoi nga Ronald Regan më shumë se nga ndonjë njeri tjetër gjatë gjithë karireës së tij politike.  Mbi të gjitha, tha  Presidneti Bush i vjetër, ai vet, por edhe bota ka mësuar nga Zoti Regan dashurinë e, mirësinë, kurajon dhe  ndershmërinë, që  sipas tij ishin karakteristika të njohuratë Presidentit Regan.

Presidenti Reagan ishte një figurë-ikonë e shekullitë 20-tët.  Ai e dinte se liria ishte në rrezik dhe  bëri c’mos  për t’i dhënë fund Luftës së Ftohët pa zbrazur asnjë fishek.  Ishte mjeshtër për të bindur kundërshtarët e tij, po rgjithmonë duke respektuar pikëpamjet dhe dinjitetin e tyre.   Ai ishte tolerant jo vetëm ndaj kundershtarve politikë, por, në të njëjtën kohë, ai vinte në dukje edhe një tolerancë të pashoqtë fetare.  Megithse nga besimi ishte i krishter protestant, ai tregonte një respekt të jashtzakonshëm ndaj feve të tjera,e vecanarisht ndaj fesë katolike.   Në radhët e këshilltarëve të tij më të ngushtë dhe më besnikë kishte disa katolikë amerikanë, sidomos, ekspertë të politikës së jashtme, zyrtarë të lartë si Richard Allen,i Këshillit për Sigurimin Kombëtar, ëilliam Casey i CIAs, Aleksander Haig, Sekretar i Shtetit, Vernon ëalters, Ambasador pranë Kombeve të Bashkuara, e tjerë.   Por njeriu më me influencë ishte ëilliam Clark, i cili zevëndsoi Zotin Allen si Këshilltar për Sigurimin Kombëtar.   Zoti Clark, një ish-seminarist, mbikqyrte dhe zbatonte të gjitha direktivat që kishin të bënin me botën komuniste dhe me perandorinë sovjetike.   Shumë prej autorëve të fjalimeve të tija i përkisnin gjithashtu fesë katolike, si Peter Robinson, autori i fjalimit të Zotit Regan në Berlin

Ronald Reagan & Mikhail Gorbachev
Ronald Reagan & Mikhail Gorbachev
dhe Peggy Noonan e Tony Dolan që kanë shkruar fjalimet më të famshme të Presidentit Reagan, në lidhje me politikën e jashtme por edhe fushë të tjera.   Toleranca e tij fetare – e cila transferohej edhe në fushën e politikës –u pasqyrua më së miri nga marrëdhënjet që Zoti Regan kishte me murgeshën shqiptare Nënë Terezën, Papën Gjon Palin e Dytë dhe Kardinalin Cooke të Neë York-ut, të cilëve, njoftohet se u pat thënë pas atentatit kundër tij, se ai besonte se Perëndia ia kishte shpëtuar jetën me qëllim për të rrëzuar komunizmin sovjetik.   Sipas profesorit amerikan Paul Kengor, i cili ka shkruar disa libra mbi Presidentin Regan, rrëximi i komunizmit për Papën Gjon Palin e Dytë dhe Presidentin Regan ishte një angazhim i përbashkët për këtë ndërmarrje historike.

Gjatë gjithë këtij viti, dhe anë e mbanë Amerikës, janë në plan të mbahen përkujtime dhe nderime me rastin e 100-vjetorit të lindjes së njërit prej presidentëve më të mëdhej të Amerikës.  Besoj se nderimi më i madh që mund t’i bëhej Presidentit Ronald Regan me këte rast është që politikanët amerikanë,(por edhe të tjerë) të marrin shembull nga ai, i cili megjithse kishte bindje te forta politike, ato nuk e pengonin atë aspak tu shtrinte dorën e miqësisë e të mirëkuptimit, kundërshtarve politikë mbrenda vendit dhe bile edhr armiqëve të Amerikës jashtë vendit.

 Ndryshimi i tonit politik dhe rivendosja e një kulture politike të qytetëruar dhe reskeptuese për pikëpamjet dhe qendrimet politike të njëri tjetërit – si në politikën e mbredshme këtu në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në arenën ndërkombëtare -- do të ishte nderimi më i madh që mund t’i bëhej Presidentit Ronald Regan me rastin e këtij 100-Vjetori të lindjes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT