E premte, 03.07.2020, 06:29 PM (GMT+1)

Editorial

Gjon Keka: Zgjedhjet apo brezi i ardhshëm

E hene, 15.11.2010, 10:59 PM


Zgjedhjet apo brezi i ardhshëm

 

Nga Gjon KEKA

 

Në teorinë dhe praktikën politike autoriteti qeverisës buron nga demokracia dhe kjo vjen si rezultat i ritualit të demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të cilat bazohen në tri principe kryesore;te jenë të ndershme,të vërteta dhe të lira.Vendet që kanë një traditë të gjatë të demokracisë mbështeten gjithnjë në këto principe bazë dhe i jetësojnë ato duke mos devijuar asnjë hap nga to ,por duke i bërë pjesë të jetës së tyre politike dhe shtetërore,me anë të kësaj ato e rritin shtatin e demokracisë brenda kapilarëve të institucioneve shtetërore dhe politike në përgjithësi.Tek vendet që e kanë pjesë të historisë së tyre dhe traditës, demokracia nuk ndihet apo vërehet vetëm në kohën e zgjedhjeve ,por ajo është pjesë e gjithë proceseve dhe e tërë sistemit politik dhe institucional të shtetit në vazhdimësi.

 

Ndërkaq Kosova si një shtet i mbykqyrur dhe i ri ,me kapacitete të kufizuara dhe jo edhe aq funksionale mbetet ende larg përqafimit të këtyre principeve bazë,por edhe demokracisë dhe futjes së rrënjëve të saj në tërë sistemin politik,institucional dhe shtetëror.Inxhinieria politike dhe ajo sistemit të zgjedhjeve akoma mbeten vetëm pjesë të ritualit primitiv gjatë proceseve politike,zgjedhore etj etj,të pa lyera me vajin e demokracisë dhe forcimit të rrënjëve ,por gjithnjë duke shfaq haptas muret e ndërtesës së sistemit politik dhe atij zgjedhor pa frymën e lirisë dhe demokracisë,me anë të kësaj ky proces vetëm sa po justifikon sipërfaqësisht metodën e jashtme,por duke mos prekur asnjëherë rrënjët e kohës dhe ardhmërisë së shtetit dhe politikës në tërësi.

 

Sidoqoftë lëvizjet e fundit politike si dhe ai i procesit të zgedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit të këtij viti po nxjerrin që në fillim disa faktor të ndërlikuar ku në njërën anë kemi lëvizje që qojnë në përpjekjet e vazhdueshme për të mbetur akoma në pushtet edhe pas zgjedhjeve,“garnitura e njëjtë” me vetëm pak ndryshime kozmetike, dhe në anën tjetër kemi lëvizje të gjalla që kanë si qëllim jo vetëm largimin e kësaj garniture dhe këtij lidershipi të verbër dhe pa vizion,por edhe ndryshimin e plotë si nga rrënja ashtu edhe të tërë skenës politike dhe të lidershipit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës duke reflektuar kështu një shpresë dhe fytyrë të re të ndërtimit të një shteti demokratik dhe europian.

 

Duke u nisur nga kjo të gjithët akterët politik në kohën e procesit të këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme duhet të shfaqin gatishmërin e plotë që t'i japin sigurinë e nevojshme popullit të Kosovës duke respektuar në tërësi vullnetin e tij e jo ta fusin atë në ankth ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.Ashtu që populli në mënyrë të guximshme dhe të sinqert i pa infektuar dhe ndikuar politikisht ,pa ankth se do ti vidhet apo do të keqpërdoret vota e tij të marrë pjesë në zgjedhje duke e shfaqur vullnetin e tij me anë të pjesmarrjes në ritualin e mrekullueshëm të demokracisë,ku sigurisht se me anë të vullnetit të tyre ata presin edhe ndryshime rrënjësore të jetës në të gjitha sferat e shtetit të mbykqyrur të Kosovës,duke menduar poashtu se ky vullnet dhe këto ndryshime do t'ia kthejn dinjitetin dhe do t'ia bëjnë më të prekshme ardhmëriën e sigurt të tyre drejt integrimit në familjen europiane.

 

Prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet e jashtëzakonshme të jenë të prekura nga fryma e demokracisë dhe lirisë me anë të kësaj ne mund të kuptojmë se populli ka vendosur vetë pa iu lidhur duart dhe pa iu dhnunuar e drejta e tij sublime për të vendosur për ndryshimet pozitive në vend.Nëse popullit i lidhen duart dhe i dhunohet e drejta e tij apo vullneti i tij bëhet mjet mashtrimi sipas metodës së diktatorit Josif Stalin se “është e mjaftueshme që njerëzit të dinë se ishin në zgjedhje.Njerëzit të cilët hedhin votat nuk vendosin asgjë. Njerëzit të cilët i numërojn votat vendosin gjithçka”,atëherë jo vetëm se në Kosovë nuk do të hapen dyert dhe dritaret e frymës së demokracisë,lirisë dhe barazisë,por edhe ato pak dritare të vogëla të mundësive që janë hapur do të mund të mbyllen përgjithmonë dhe kështu fjala “demokraci” do të mbetet vetëm një mbishkrim i rremë e i dal boje në ballin e institucioneve dhe sistemit politik e shtetëror të Kosovës.

 

Kështu që demokracia nuk është vetëm një fjalë retorike që politikanët e shtetit të mbykqyrur të Kosovës duhet ta përdorinë atë vetëm në kohë e zgjedhjeve apo edhe gjetiu gjatë shpalosjes dhelparake të programeve dhe premtimeve të tyre të parealizuara ,por duhet që demokracinë ta bëjnë pjesë të kulturës së tyre politike,institucionale dhe të sistemit politik në përgjithësi ,vetëm nëse demokracisë i janë krijuara hapësirat për të futur rrënjët e saj të nevojshme për shtetin dhe politikën në tërësi mund të mendohet që Kosova si shtet i mbykqyrur ka filluar të rritë shtatin e saj në rrugën e ndërtimit të shtetit jurdik, demokratik dhe europian.

 

Prandaj në këto zgjedhje ne do të shohim si gjithmonë dhelprat që shpalosin interesin e tyre ama vetëm në këtë proces dhe kohë zgjedhjesh,sepse premtimet dhe programet e tyre vlejnë vetëm në kohë zgjedhjesh ndërsa pas tyre gjithçka niset vetëm nga objektivi i pasioneve dhe vetkënaqjes së politikanëve dhe lidershipit shtetëror ndërsa qytetarët mbesin si “gomari që bart samarin”.Më duhet të tregoj këtu një shaka të përzier me realitetin ,kur e pyesnin një politikan se si rrjedhi votmi ai në vend se të fliste për votimin thoshte ja këtë herë kam votuar për ju gjatë zgjedhjeve të fundit,me këtë ai donte të thoshte se deri tani ai kishte votuar për vete dhe kjo ishte vetëm një çështje retorike dhe dhelparake për ta bindur gjoja popullin se ai nuk është egoist dhe pasionant.

 

Të gjithë duhet ditur se koha e premtimeve i takon së kaluarës populli është mësuar,por edhe është lodhur nga ëndërrat e bukuar të natës së politikanëve që shpalosin në njërën anë fytyrën e propagandës dhe pasionit të pangopur ndërsa në anën tjetër shtrembërojn hundën e njëri tjetërit dhe tregojn fytyrën e urejtejes ndaj ardhmërisë dhe plotësimit të vullnetit të popullit për një mirëqenje më të mirë dhe një të ardhme të sigurtë.Jo rastësisht politikani gjerman Otto von Bismarck në lidhje me këtë nënvizon se”njerëzit kurrë nuk gënjejnë aq shumë si pas një gjuetie, gjatë një lufte ose para zgjedhjeve.”

 

Me një fjalë populli nuk dëshiron të shoh më se si dhe çka premtojnë politikanët,por se sa janë të aftë të i bëjnë realitet dëshirat dhe vullnetin e popullit për një jetë më të mirë me dinjitet ,zhvillim të gjithmbarshëm dhe integrimit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës sa më të shpejt në familjen europiane.Ditëve tona në shtetin e mbykqyrur të Kosovës është vërjetur edhe një antipati por edhe një mosushtrim i vullnetit të popullit në zgjedhje kjo nodhë për shkak të lodhjes dhe zhgënjimit qytetar dhe kur ndodhë kjo atëherë vijm tek arsyeja që potencon gazetari amerikan Cal Thomas se “një nga arsyet e njerëzve qe urrejnë politikën është se e vërteta është objektiv i rrallë i një politikani,por janë zgjedhjet dhe pushteti”.

 

Po ashtu më duhet të nënvizoj se në vend se politikanët t'i tregojn popullit ëndërra të bukur dhe iluzive(premtimet e rrejshme) dhe të mendojnë për zgjedhjet ato duhet të mendojn për brezat e ardhshëm.Politikanët në vend se të bëjnë një politik eogiste ,krenare dhe të vetkënaqjes do të ishte e udhës që të bëjnë një politikë të përulur ,në shërbim tërësisht të popullit-qytetarëve dhe në këtë mënyrë ta ndërtojnë shtetin e fuqishëm dhe ardhmërinë e sigurtë të vendit.Të gjithë akterët në shtetin e mbykqyrur të Kosovës duhet që të bashkuar të ecin përpara ,por pa te keqen ,veset otomane,sindromet bizantine dhe defektet e kaluara ,vetëm në këtë mënyra ata do të ndërtonin konsensusin dhe rrugën që prodhonë progresin në demokracinë tonë të re por edhe që zhvillon të gjitha kapacitet, forcon rrënjët e demokracisë ,shtetit juridik dhe europian.Ndërkaq duke parë që politikanët në shtetin e mbykqyrur të Kosovës nuk po heqin dorë nga pasionet kafshërore ,tërpisë(makutërisë) së pushtetit ,por po e rrisin akoma më shumë hendekun në mes tyre dhe qytetarëve ,historisë dhe ardhmërisë,zhvillimit dhe procesit të integrimit në familjen europiane ,ateherë sigurisht që brezat e ardhshëm nuk do të mund të vlerësojnë dhe admirojnë këtë kohë dhe këta njerëz që kanë menaxhuar me fatin e vendit ,por ata do të jenë një brez që nxjerr nga rrënja e kombit tonë lëngun e pastër të progresit dhe ardhmërisë europiane.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora