E premte, 26.04.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Krishterimi ka zgjedhur të jetë dhe Islami të duket

E shtune, 09.10.2010, 07:59 PM


Krishterimi ka zgjedhur të jetë dhe Islami të duket

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Kur lexojme artikuj te ndryshem ne disa media te veçanta informacioni, dashje padashje krijojme opinionin se Krishterimi eshte ne nje krize te pakthyeshme. Ndersa tek shtypi me karakter islamik, gjejme lajme sikur Islami ne Perendim eshte duke bere kerdine dhe ne Londer, Paris e Berlin, njerzit rrine ne rralle per tu konvertuar ne musliman.  Nese te krishteret e Amerikes vazhdojne te eksperimentojne versionet me te çuditshme te besimit te tyre fetar, islamiket tentojne te shtyhen drejt interpretimit me ekstrem te tije. Nese Europa shenon minimumin historik te rritjes se saje demografike, ne vendet islamike kjo rritje ka kapur shifra te pa arritura me pare. Duke marre shkak edhe nga keto fakte, lind pyetja: Ekzistojne te dhena pak a shume zyrtare qe te na ofrojne shifra te bindeshme se, cili nga besimet me te rendesishme fetare mes Krishterimit dhe Islamit, eshte duke jetuar periullen me te rendesishme te riafermimit ideologjik duke u bazuar edhe ne rritjen demografike?

 

Ne qofte se marrim per baze rritjen demografike ne vendet islamike dhe propaganden qe qarkullon ne boten e internetit, pergjigja do te ishte se, eshte Islami besimi qe rritet dhe progredohet. Por, pamvarsisht ketyre zhvillimeve, po t'i referohemi nje harku kohor 2000 - 2010, ashtu siç thote profesori amerikan qe jep leksione per histori dhe studime fetare ne Pensylvania State University, Philip Jenkins, tek revista Atlantic Monthly, "raliteti eshte krejtesisht i ndryshem". Ai thote se "eshte Krishterimi besimi fetar qe eshte duke jetuar nje periulle te thedhe rigjenerimi dhe shenon rritjen me te madhe te besimtareve". Ndonse skenen mediatike e ze gjithmone Islami me propoganduesit e shumte, duke i ofruar opinionit publik iluzionin se Islami eshte duke u shenderruar ne besim te shumices, ne ralitet eshte Krishterimi qe njeh rritje te konsiderushme dhe parashikohet se besimi i shekullit XXI. Forca kryesore e Krishterimit qendron edhe tek dobesite e tije siç jane fragmentimet e shumta ideologjike (katoliket, ordodokset, protestantet, evangjelistet), por edhe ne fushen e pafund te aksionit te tije global, ne lidhjen me shoqerite qe njohin rritjen me te madhe ekonomike boterore, ne kapacitetin per te qene gjithmone ne qender te vemendjes, ne aftesine per te percjelle vlerat e tije nga njeri vend ne tjetrin.

 

Revolucioni i krishtere kalon pa zhurme sepse Krishterimi eshte me pak aparent se Islami ne trasformimin e tije. Bazohet shume ne fakte konkrete dhe fare pak ne propagande fetare pak a shume iluzioniste, siç ben Islami.  Kjo vjen fale ekzistences se nje shteti central qe ndjek nje "politike" serioze ne mardheniet me shtetet dhe kombet, te pakten kur behet fjale per Katoliçizmin. Por ky revolucion, kalon ne heshtje, mbi te gjitha per faktin se  te krishteret ndahen ne dy rajone te medha dhe shume te ndryshme nga njeri - tjetri. Bota Perendimore, ku bejne pjese Amerika e Veriut, Europa dhe Australia.  Vendet e Varfera dhe ne Zhvillim, Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia. Ata qe jetojne ne boten perendimore perceptojne shume pak zhvillimet shume te rendesishme qe jane ne vazhdim e siper ne vendet e varfera.

 

Besimi fetar. Ndryshimet qe jane ne vazhdim e siper ne boten ne zhvillim jane krejtesisht te kunderta me ato qe ndodhin ne boten perendimore. Nese ne Perendim, Krishterimi eshte ne fazen progresiste, ne Jug te planetit praktikat fetare jane gjithmone e me shume te tipit tradicional. Ne Jug, livizjet protestante jane kryesisht ato evengjeliste, ndersa Katoliçizmi romak merr nje forme dhe aspekt me ortodoks(radikal). Sipas atyre qe jetojne ne Perendim, teologjia dhe mesimet fetare qe behen ne Juglindje, konsiderohen shume tradicionale bile ne disa raste rraksionare; te karakterizuara ne respektin ndaj prifterinjeve, ne konceptet e karizmit shpirteror, apo ne tentativen e praktikimit te krishterimit ne versionin e shekujve te pare te eres sone. Gjithmone sipas te krishtereve te botes perendimore, te krishteret e Jugut zbatojne Biblen me teper perpikmeri sa do te kemi gjithmone dhe me shume tensione mes te tyre dhe te krishtereve "progresista".

 

Te dhenat demografike. Ne boten perendimore, te krishteret nuk jane ne rritje sepse Perendimi nuk eshte ne rritje demografike. Shoqerite jane gjithmone e me progresiste, raporti me Krishterimin(fene) eshte problematik, jo per faj te Krishterimit por per faktin se konsumizmi ka zevendesuar anen shpirterore. Sot mund te thuhet pa frike se qendra nevralgjike e Krishterimit eshte duke u spostuar ne Azi, Afrike dhe Ameriken Latine. Po t'u referohemi disa shifrave te vitit 2002, shohim nje ralitet shume domethenes. Nigeria ne vitin 2002 kishte nje numer shume me te madh te krishteresh anglikan se vete Britania e Madhe, dhe Uganda pothuajse ne te njetin nivel. C'do vit ne Filipine, pagezohen me shume njerz se ne France, Spanje, Itali dhe Poloni te marra sebashku. Dhe aktualisht dy te tretat e te krishtereve te planetit(dhe tre te katertat e katolikeve) jetojne ne Azi, Afrike dhe Ameriken Latine. Kjo ndodhe edhe per shkak te dendesise se madhe te popullise ne keto rajone. Dhe shume nga keta te krishtere jane duke u trasferuar drejt Perendimit te zhvilluar. Sipas te dhenave te fundit, ne Londer, gjysma e praktikanteve te krishtere jane te rraces se zeze. Dhe gjithmone sipas ketyre te dhenave, deri ne vitin 2050, vetem nje nder pese te krishtere ne te gjithe boten do te jene te bardhe jo latin. Megjithate abiset mes botes perendimore dhe pjeses tjeter te planetit nuk jane absolute, pershembull Shtetet e Bashkuara te Amerikes perbejen nje perjashtim eçelent, ku numeri i besimtareve qe praktikojne versionin aziatiko-afrikan te Krishterimit eshte jashtezakonisht i madh. Kjo do te thote se tendencat per te ardhmen jane shume te qarta dhe perqendrohen ne disa pika.

 

 

1)Ndonse Islami ne pamje te pare mund te duket si besimi i te varferve te gjithe botes, ne te vertete edhe Krishterimi eshte duke u perhapur ne menyre te pandalshme tek keto shtresa.

 

2)Krishterimi nuk eshte me si feja kryesore vetem ne Europe dhe Ameriken e Veriut.

 

3)Shekullarizmi dhe "modernizimi" qe eshte ne vazhdim e siper ne boten perendimore eshte shume me i vogel se parashikimet.

 

4)Koncepti i te krishtereve eshte duke mbizoteruar ne boten e trete, aty ku identitet politike, sociale dhe personale, jane te lidhura ngushte me besimin fetar.

 

5)Dallimet mes botes se zhvilluar dhe vendeve te varfera eshte aq i madh sa ndoshta do te vije dita qe te kemi nje ndraje te re te Krishterimit, te ngjashem me ate qe ndodhi shume shekuj me pare mes Kishes Katolike dhe rrymave protestante.

 

6)Krishterimi dhe Islami jane ne kompeticion per te komanduar planetin. Bile ne te ardhmen mund te kete vende qe do te jene ne rrezik te nje lufte civile si shkak i ketije kompeticioni, duke u shenderruar ne terren perplasje mes zhihadit dhe kryqezatave.

 

Krishterimi ka nje handikap te madh ne krahasim me Islamin, sepse ne vendet me shumice islamike rritja demografike eshte shume me e madhe se ne vendet e krishtera, por kjo nuk e pengon Krishterimin te jete me ne rritje se Islami. Ne nje raport te "Pew Forum on Religion and Public Life" evidencohen ndryshime te rendesishme ne statistikat fetare ne Afriken subsahariane. Ne fillim te shekullit XX, si muslimanet ashtu edhe te krishteret perbenin nje minorance te vogel, rreth 25% te popullises, ndersa pjesa tjeter praktikonte besimet tradicionale afrikane. Gjate shekullit XX, situata eshte permbysur: muslimanet jane shtuar 20 here, duke arritur pak me shume se 200 milion ne vitin 2010. Te krishteret kane pasur nje trasferim akoma me te madh, duke u shtuar gati 70 here: nga 7 milion ne fillimet e shekullit XX, ne 470 milion ne vitin 2010. Keto te dhena perputhen edhe me te dhenat e Vatikanit te publikuara ne edizionin "dell’Annuario statistico della Chiesa". Sipas komunikates per shtyp te shtetit te Vatikanit, te dates 27 prill, per periullen 2000-2008, numeri i katolikeve ne bote eshte rritur 11.54%, duke kaluar nga 1 miliard e 45 milion ne vitin 2000, ne 1 miliard e 166 milion ne vitin 2008.

 

Keto ndryshime kaq te rendesishme nuk kane ndodhur per shkak te numrit te madh te lindjeve siç ndodh me Islamin, por fale konvertimeve te miliona njerzeve anembane botes. Siç thote lideri evangjelist Wolfgang Simpson, "kemi pasur me shume te konvertuar gjate 20 viteve te fundit se ne te gjithe shekujt e kaluar". Bile raste te muslimaneve te konvertuar ne te krishtere gjejme edhe ne vendet arabe, ku braktisja e Islamit denohet me ligj. Sipas gazetares marokine Souad Sbai, ne Marok vetem gjate vitit 2009 konvertimet kane kapur shifren 45 mije. Gazeta marokine Hespres, thekson se brenda vitit 2020 te konvertuarit ne kristinezimo mund te kapin shifren 3 milion, 10% e popullsise. Po ashtu ne Algjeri, ku shteti eshte laik, konvertimet kane qene aq te medha sa shteti ka vendosur te krjoje ligje te veçanta per te ndaluar kete fenomen, duke burgosur te gjithe ata qe braktisin Islamin.

 

Camille Eid, gazetare e gazetes vatikaniste Avenire, theksonte ne nje interviste te pak muajve me pare se: "Nese Maroku do te perqafonte demokracine dhe te lejonte lirine e besimit, te konvertuarit jo vetem qe do t'i kalonin shifren 3 milioneve, por ne pak vite kjo shifer do te dyfishohej. Njohe shume persona musliman qe ka vite qe presin te pagezohen - shton ajo - por prifterinjet(misionar) nuk duan t'a bejne kete gje sepse mund te vene ne rrezik vete jeten e ketyre individeve". Ne qofte se ndokush e kishte te paqarte motivin se pse shtetet islamike nuk pranojne demokracine, pergjigjen mund t'a gjejne ne keto fakte. Keto shtete kane frike nga demokracia sepse, njerzit, po te kishin mundesi per te zgjedhur, ne pak vite te gjithe do t'a braktisnin Islamin.Ne Afrike, Islami eshte reduktuar vetem si feja e popujve arab, jashte ketyre popujve eshte minorance dhe ne renie te vazhdueshme.

 

Gjithmone sipas te dhenave te fundit, ç'do ore 667 musliman konvertohen ne te krishtere, 16 mije ne dite, 6 milion ne vit. Ky fenomen eshte i pandalshem dhe global. Konvertime te shumta verejme edhe tek emigrantet islamik ne Europe. Pamvarsisht nga presionet dhe pasojat qe pesojne te konvertuarit, fenomeni eshte ne rritje te vazhdueshme. Gazeta London Times shkruan se, 15% e muslimaneve qe jetojne ne Europe kane braktisur Islamin. Ne Britanine e Madhe jane me shume se 20 mije musliman qe jane konvertuar, dhe ne France, llogaritet se ç'do vit 15 mije islamik behen te krishtere, pjesa me e madhe katolik, te tjeret protestant.

 

Natyrisht qe ne Europe shenohen raste ku njerzit vendosin te konvertohen edhe ne musliman. Duke pasur parasysh se Europa eshte laike dhe besimi konsiderohet si nje çeshtje personale, ç'do zgjidhje konsiderohet si nje zgjidhje vetem personale edhe se  keto raste jane bere shkak abuzimesh pak a shume propaganduese . Ky fenomen jo vetem qe eshte nje fenomen me permasa te vogela dhe aspak prokupuese, por mbi te gjitha verehet te ndodhe vetem tek disa kategori te veçanta njerzish. Kategorite qe jane prekur nga ky fenomen jane kryesisht te rinjet qe vijne nga familje me probleme sociale, ku prinderit jane te divorcuar apo njeri nga prinderit eshte ne burg apo ka vdekur, dhe ne rastin e adoleshenteve qe per krime te vogela sociale perfundojne ne burg. Ne burgjet e Frances dhe Gjermanise, maxhoranca e te burgosurve i perket etnise arabe, dhe per nje te ri qe papritmas ndodhet ne nje ralitet kaq te veshtire, afrimi me shumicen e te burgosurve arab, i lehteson mbijetesen brenda kater mureve te burgut. Keta te rinje, ndonse te pakte ne numer, kur dalin ne jeten e lire, besimin e ri, e praktikojne ne versionin e tije me radikal. Fene nuk e praktiokjne ne kuptimin teologjik, por ne permbajtjen e saje ideologjike. Jane te paret qe perdoren per te kryer atentate dhe akte te tjera terroriste. Vetekonsiderohen si kundershtar politiko - ideologjik te vendit te tyre dhe jo si besimtar musliman.

 

Per te konfermuar trendin e rritjes se Krishterimit, mund te ndalemi ne fjalet e sheikut Ahmad al-Qataani, i intervistuar nga kanali satelitor Al-Jazeera ne vitin 2006, nder te tjera theksonte: "Islami ka qene gjithmone besimi kryesor i Afrikes ku dikur 30 gjuhe afrikane shkruheshin me germa arabe. Numeri i muslimaneve aktualisht ne Afrike eshte 316 milion, ku me shume se gjysma jane te etnise arabe. Ne pjesen afrikane jo arabe, numeri i muslimaneve nuk i kalon 150 milion banor. Po te mendojme se e gjithe popullesia e kontinetit afrikan eshte 1 miliard, ne ben te kuptojme se sa shume eshte zvogeluar numeri i besimtareve islamik gjate dekadave te fundit. Nga ana tjeter, numeri i katolikeve eshte rritur nga 1 milion ne vitin 1902 ne 330 milion ne vitin 2006. Kesaje shifre duhet shtuar edhe 46 milion besimtar te besimeve te tjera te krishtera. Keto jane shifra te frikshme", perfundon sheiku ne fjale.

 

Keto shifra qe ndoshta jane te ekzagjeruara edhe nga vete sheiku, per te rritur tensionin tek islamiket, vertetojne efektin e globalizimit boteror. Zhvillimet e medha teknologjike si kanalet e shumta satelitor dhe perhapja e internetit, kane thyer barriera dhe kufinje ideologjik ne te gjithe planetin. Atje ku rregjimet e ndryshme diktatoriale mbajne peng popuj dhe kombe, jane gjetur fare te papergaditura perballe teknologjise. Teknologjia ka bere te mundur renien virtuale te ketyre mureve duke trasmetuar tek te gjithe popujt vlerat e demokracise dhe kultura te reja alternative, duke u hapur syte miliona njerzeve. Dhe atje ku njerzit kane mundesi te zgjedhin, atje ku dija e shkollimi jane te arritshme per te gjithe, Islami eshte ne krize.

 

Nje nder personazhet qe autoritetet fetare islamike kane frike me shume nga te gjithe te tjeret eshte prifti amerikan me origjine egjiptiane Zakaria Botros, i quajtur nga gazeta arabe,"al-Insan al-Jadid", "armiku publik numer nje i Islamit".Programet e tije televizive satelitore nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane bere shkak per konvertime te shumta klandestine. Ne diskutimet e tije trajton Kuraninin dhe problematikat e tije(zhihadin, shtypjen e grave, lapidacionet), ne pikeveshtrimin kristian. Flet shume mire arabishten dhe auditori mbetet gjithmone i impresionuar. Argumentat e tije jane aq bindese sa as vete imamet nuk jane ne gjendje t'i kundershtojne keto argumenta me shpjegime bindese, dhe shpesh here zgjedhin rrugen e heshtjes. Suksesi i priftit Botros vjen per shkak se ai, Islamin nuk e kritikon ne prizmin e tije politik por ne ate shpirteror. Shume kritikues perendimor nuk kuptojne se per te luftuar Islamin radikal eshte e nevojshme te propozojme nje alternative qe nuk eshte shekullarizimi dhe demokracia, por diçka teokratike, diçka shpirterore. "Vertetesia" e nje besimi fetar mund te luftohet vetem nepermjet nje te "vertete" tjeter, te nje besimi tjeter fetar. Padre Zakaria Botros eshte duke luftuar zjarrin me nje zjarr tjeter dhe zhihadi islamik ka ofruar 35 milion dollar per t'a eleminuar, me shume se shifra qe ofrojne SHBA-te per kapjen e Bin Ladenit.

 

Krishterimi, ne globalitetin e tije, jo vetem qe nuk eshte ne krize por konfirmon edhe nje here faktin se eshte besimi kryesor i njerzimit. Prespektivat per te ardhmen na sjellin nje ralitet shume pozitiv per Krishterimin, pothuajse nje permbysje te parashikimeve. Krishterimi ne kontekstin e tije global eshte ne rritje te ndieshme, dhe nder "fraksionet" e tije, eshte Katoliçizmi ai qe shenon rritjen me te madhe, sidomos ne Afrike dhe Azi. Gjate pjeses se dyte te shekullit XX, Islami kaloi Katoliçizmin ne baze te numerit te besimtareve, si shkak te rritjes se madhe demografike te disa vendeve islamike siç eshte Indonesia. Katoliçizmi pergjigjet duke pushtuar zemrat e miliona njerzeve ne vendet e varfera te Afrikes e Azise. Sipas statistikave te shtetit te Vatikanit te vitit 2008, ne krahasim me vitin 2000 Katoliçizmi ne bote eshte rritur 11.54%. Rritja me e madhe rregjistrohet ne Afrike  (+33,02%), ne Azi (+15,61%), ne Oqeani (+11,39%),  ne Amerike (+10,93%), ndersa ne Europe rritja eshte me e limituar (+1,17%). 

 

Ky eshte raliteti i shifrave, qe hedhe poshte mitet iluzioniste islamike, sikur Islami eshte ne rritje te madhe dhe ne dekadat e ardheshme bota do te jete islamike. Mes dilemave te "jeshe" apo te "dukesh", Krishterimi ka zgjedhur te jete dhe Islami te duket.



(Vota: 37 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora