E diele, 28.04.2024, 11:05 AM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Grekët përmes shkollave private mundohen të shtojnë numrin e minoritetit në Shqipëri

E diele, 19.09.2010, 10:00 PM


GREKËT PËRMES SHKOLLAVE PRIVATE MUNDOHEN TË SHTOJNË NUMRIN E MINORITETIT NË SHQIPËRI

 

“Në prag të lëvizjes së lirë të shqiptarëve pa viza në vendet anëtare të BE si dhe të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri. Greqia po i bënë presione dhe bënë kushtëzime kundër çdo ligji natyror dhe juridik Republikës së Shqipërisë për shpalljen zonë minoritare qytetet e Korçës dhe të Himarës”.

 

Nga Arben LLALLA

 

Në një shkrim të ditëve të fundit me titullin “Nëpër shkollat greke private në Shqipëri që investohen shtrenjtë nga Greqia nuk mësohet gjuha dhe kultura greke”, minoritari grek dr.Panajot Braka shfaq shqetësimin e tij se të hollat në mijëra euro që financon nëpër shkollat private Greqia në Shqipëri për tu mësuar gjuha dhe kultura greke nuk e justifikojnë investimin propagandist në qytetin e Korçës dhe të Himarës. Ndër të tjera, ai sjell fakte se në shkollën private greke në Korçë “HOMERI” në klasë të parë gjuha shqipe mësohet 14 orë në javë ndërsa ajo greke 8 orë. Në klasat më lart të dytën, të tretën e me rradhë gjuhës dhe kulturës shqiptare u shtohen më shumë orë duke u pakësuar mësimi i gjuhës dhe i kulturës greke në diferencë 23 orë gjuha shqipe dhe 7 orë gjuha greke. Shkrimi-kritik vazhdon se lëndët me peshë si matematikë, dizajn, fizika, kimia, biologjia, historia, gjeografia mësohen në gjuhën shqipe. Ndërsa lëndët e lehta si muzika, vizatimi, gjimnastika, vepra artizanale zhvillohen në gjuhën greke. Shkolla private greke “HOMERI” sipas z.Panajot Barkës, nuk i plotëson standardet e ligjeve të Republikës së Shqipërisë në krahasim me shkollat shtetërore shqiptare ku mësohet gjuha greke në fshatrat e minoritetit.

Më tej dr. Barka tërheq vëmendjen e shumave marramendëse në euro që paguhen mësuesit që tu mësojnë fëmijëve korçarë gjuhën greke dhe jo atë shqipe. Ai kritikon ashpër se me këto të holla që janë të ardhura nga taksapaguesit grek nëpërmjet ministrisë së arsimit të Greqisë paguhen edhe mësuesit që zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe. Kritikat dhe akuzat vazhdojnë edhe në drejtim të drejtuesve të Organizatës OMONIA të cilët në dy shkollat e ndërmarrjes private “HOMERI” në Korçë dhe Himarë bëjnë investime të mëdha ku mësojnë gjuhën greke nga fëmijët që i përkasin familjeve shqiptare. Duke lënë pas dore investimet në shkollat zyrtare shtetërore që në të vërtetë mësojnë fëmijët që vijnë nga minoriteti grek.

 

Shkolla private greke në Korçë
Shkolla private greke në Korçë
Në shkollën private të Himarës më shumë mësohet greqisht

 

Drejtuesi i Fakultetit të gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës z.Barka jep të dhëna se në shkollën private në Himarë gjuha greke mësohet më shumë në krahasim se në atë të Korçës edhe pse që të dyja i përkasin të njëjtës grup financues dhe drejtues.

Shkolla private në Himarë për shembull në klasën e parë mësimi zhvillohet në gjuhën greke 91%, në të dytën 75%, në të gjashtën 61%, në të shtatën 64,5%, në të tetën 55% dhe në të nëntën 39%. Në Himarë punojnë shtatë arsimtarë të ardhur nga Greqia që japin lëndët në gjuhën greke me një rrogë mesatare rreth 13-15 mijë euro në vit.

Në fund të shkrimit tij dr.Panajot Barka ngre shqetësimin pse qeveria greke nuk bënë kërkesë zyrtare që Republika e Shqipërisë të njohë Himarën si zonë e minoritetit grek. Pse organizata OMONIA nuk përfiton nga deklarata e z.Sali Berisha që në Himarë jetojnë qytetar dygjuhësorë dhe të bëjë hapin për shpalljen e Himarës zonë e minoritetit grek?

Siç shihet z.Barka ka shkruar një shkrim ku ngre shqetësimet e tija për fatin e gjuhës greke dhe nxitjen për hapjen e çështjes delikate të Himarës në prag të Simpoziumit për Himarën të paralajmëruar ditë më parë nga Bollanot. Intelektuali minoritar Panajot Barka me anë të shkrimit të tij përcjell mesazhin për përhapjen sa më shumë të gjuhës dhe kulturës greke në qytetet ku jetojnë shqiptar dhe jo minoritar grekë. Ai qartë kërkon që në Korçë dhe Himarë të ketë shkolla shtetërore greke që do të mundësonin që Himara dhe Korça të shpallen zona të minoritetit grek më tej. Këto provokime të z.Barka vijnë në kohën e duhur ku më 2011 do të bëhet regjistri i popullsisë në Shqipëri. Strukturat shtetërore greke po përdorin çdo mjet propagande për deklarimin e sa më shumë të minoritarëve. Ata ka pretendime që ky numër ti kalojë 250 mijë.

 

Reagim i menjëhershëm i ish-Konsullit Kulturorë në Konsullatën greke në Gjirokastër z.Panajot Georgiu

 

Pas publikimit të shkrimit kritik të dr.Panajot Barkës, shef i Fakultetit të gjuhës greke në Universitetin Eqrem Çabej menjëherë ka reaguar Panajot Georgiu i cili njihet mirë në zonat e minoritetit grek sepse ka qenë Konsull kulturor në Konsullatën e Përgjithshme greke në Gjirokastër. Z.Georgiu deklaron se po bëjnë të gjitha përpjekjet që librat në gjuhën greke të arrijnë në kohë në shkollat greke private dhe shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Më tej ai thotë se ministria e arsimit e Greqisë po përpilon një program ku mësimi do jetë 50% në gjuhën greke edhe në shkollën HOMERI në Korçë. Sipas tij sivjet numri i mësuesve që vijnë nga Greqia për të dhënë mësim në shkollën private të Korçës do jetë 22 dhe në Himarë shtatë. Në fund z.Panajot Georgiu deklaron se nuk pajtohet me të dhënat që ka ofruar z.Panajot Barka. Prandaj z.Georgiu në reagimin e tij boton edhe tabelat e mëposhtme ku jepen të dhëna rreth mësimit të gjuhës greke në shkollat private në Korçë, Himarë si dhe në shkollat shtetërore ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek.

 

Në përfundim

 

Pasi lexova dy shkrimet të autorëve grek dr.Panajot Brakës dhe z.Panajot Georgiu kam nxjerrë përfundimin se shkrimet janë bërë me porosi nga e njëjta zyrë propagande të shtetit grek, duke patur parasysh se: a)reagimi i z.Panajot Georgiu ka qenë shumë i shpejtë një ditë pas botimit të studimit të z.Barka, b)shkrimet janë botuar një apo dy ditë para vizitës të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, z.Jannis-Aleksios Zepos i cili bëri disa kërkesa absurde kryeministrit z.Sali Berishës.

Pra, qartë kemi të bëjmë me një lojë të fëlliqur propagandistike që bëhet në çaste kritike, ku Greqia në prag të heqjes së vizave për shqiptarët ka shtuar presionet diplomatike duke kërkuar haptazi shpalljen e Korçës dhe Himarës zonë minoritare dhe shtimin artificialisht të minoriteti grek nga rreth 90 mijë që mund të jetë në 250 mijë. Greqia për çdo votë pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, BE dhe organizata të tjera bënë kushtëzime kundër çdo ligji natyror dhe juridik.

  

 

Tabela e mësimit të gjuhës greke në shkollat shtetërore të minoritetit në Shqipëri

 

?

??

???

IV

V

VI

VII

VIII

IX

Orët që zhvillohen në gjuhën greke

20

18

21

21

17

20

17

13

12

Orët që zhvillohen në gjuhën shqipe

2

5

7

7

11

11

14

18

19

Gjithsej

22

23

28

28

28

31

31

31

31

 

 

Tabela e orëve të mësimit të gjuhës greke në shkollën private në Himarë

 

?

??

???

IV

V

VI

VII

VIII

IX

Orët që zhvillohen në gjuhën greke

20

18

21

21

17

20

17

13

12

Orët që zhvillohen në gjuhën shqipe

2

5

7

7

11

11

14

18

19

Gjithsej

22

23

28

28

28

31

31

31

31

 

 

Tabela e orëve të mësimit të gjuhës greke në shkollën private HOMERI në Korçë

 

?

??

???

IV

V

VI

VII

VIII

IX

Orët që zhvillohen në gjuhën greke

8

8

9

9

9

9

9

8

7

Orët që zhvillohen në gjuhën shqipe

14

14

16

16

16

19

21

22

23

Gjithsej

22

22

25

25

25

28

30

30

30



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora