Editorial
Halil Gashi: Patriarku serb Irinej nuk heq dorë nga mendimet mesjetare serbe
E hene, 04.10.2010, 09:00 PM
PATRIARKU SERB IRINEJ NUK HEQ DORË NGA MENDIMET MESJETARE SERBE
Në fjalën e tijë promovuese pas shugurimit të tijë më tre Tetor te ketij viti në Patrikanën e Pejës ,Patriarku Irinej serish e quajti Kosovën djep të Serbisë dhe pjesë te pa ndarë te shtetit serb.
Nga Halil Gashi
Paralajmrimi i Sinodit të Kishës ortodokse serbe se ne ceremoninë e Patriarkut te rinje serb Irinej, në Patrikanën e Pejës do të marrin pjesë mbi dhjetë mijë serb, doli bosh, ashtu sikurse mbeti e pa realizuar edhe deshira e ish kryeradikalit serb , tani Partia serbe e progresit Nikoliq dhe Velimir Iliqi i Partisë se re serbe, qe të hyjnë në Kosovë pa pyet as kënd ,të cilët u kthyen mbrapsht nga policia e Kosovës ngase nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë.Ata u ndeshën më realitetin që nuk duan ta njohin, u ndeshën më kufirin që ndanë Kosovën më Serbinë , duke ua berë më dije se duhët tu japin fund iluzioneve të tyre për Kosovën.
Ditën e tre Tetorit te ketij viti ,Peja agoi nën masat e rrepta të sigurisë ku te gjitha udhëkryeqët që shpinin drejtë Patrikanës se Pejës ishin vuar nën masa të rrepta sigurie, nga ana e Poliisë se Kosovës .Nderkaq, makina të Policisë se Euleksit përcillnin kolonatë e autobusëvë dhe makinave të shumta të cilat sillinin qytetaret serb nga Serbia dhe vendet tjera fqinje që kishin arrdhë të merrnin pjesë në inagurimin e Arhiepiskopit të 45 të sinodit ortodoks , Kryepatrirkut serb Irinej të zgjedhur me 23 shkurt nga sinodi I Kishës Ortodokse serbe I cili errdhi që më tre tetor të shugurohet në fronin e Patriarkut edhe në Patrikanën e Pejës .
Arrdhja e pelgrinve serb në Patrikanën e Pejës përmes 87 autobusve sipas të dhenave të Policisë se Kosovës dhe makinave të shumta nuk përmbushën as numërin tre mijë të këtyre pelegrinve duke demantuar edhe njëherë paralajmërimet e me parshme prej mbi dhjetë mijë vetave.Në mesin e këtyre Pelegrinve kishte shume serb të Kosovës dhe nga Peja që jetojnë ashtë Kosove e që shfrytzuan ketë liturgji fetare për ta parë Pejën dhe Kosovën . Kësaj rradhe si duket ata kishin heq dorë nga folklorizmi I rrëmë patriotik.Por si dukët tërë atë” patritizëm” serb mesjetar e kishte ngerthyer në mëndjën e tijë Kryepopi serb Irinej I cili në fjalimin e tijë para pelelgrinve të tubuar shprehu tërë pëzmin e nacionalizmit mesjetar serb për Kosovën. Ai duke u drejtuar në ëmër të zotit e harroi tërësisht Zotin dhe fenë dhe ju qas plitkës serbomadhe mesjetare
Pas liturgjisë fetare të shugurimit të Irinejt më qrast ai u fronizua në fronin e Patriarkut të 45 të Patrikanës se Pejës nën sovranitetin e të cilës vuari edhe kishen ortodokse të Malit të zi që sipas tijë është pjesë përbërse e kësaj auoqefalie e cila zgjati afro katër orë , kryepeshkopi Irinej ju derejtua më një fjalim promovues besimtarve të tubuar pranë Patrikanës se Pejës . Ai, I trimruar nga kurorae vuar e kryepeshkopit edhe kësaj radhe nuk hoqi dorë nga mendimet mesjetare serbe për Kosovën të cilën e quajti djep të serbisë dhe tokë të shenjtë serbe .
Irinej me kte rast përkujtoi se sipas tijë “ Kosova dhe Metohija sot janë pa qindra e mijëra qytetar serb të përzënë dhunshëm nga trojet e tyre ku po fshihën gjurmet e tyre shpirtërore dhe historike .Ata me dhëmbjë të madhe dhe lot në sy po presin që të ju kthehen vatrave të tyre dhe shtepive të djegura dhe shkrumuara ka thenë Irinej dhe ka shtuar se vetëm një numër I vogël nga më të guximshmit kanë guzxuar të kthehën në shtepit e tyre .
Nga ky vënd I shënjtë dhe moment I gëzimit të dhëmbshëm ju drejtojmë Apelin tonë për shpetim të gjitha vëndeve të fuqishme të botës që kanë në duar vëndosjën për fatin e Kosovës dhe Metohisë që të mos e mëkatnojnë shpirtin e tyre duke vëndosur për stausin eKosovës të kësaj Krahine Jugore të të Serbisë përmes të cilit popullit serb do ti mohohej e drejta për të jetuar në në pronat e tyre pranë varreve të parve të tyre , pranë shenjëterive të tyre . Perpos Shtetit të Serbisë populli serb nuk ka tjetër Atdhe dhe Shtet në përbërjën e se cilës më shekuj ishte Krahina jugore e ketij Shteti Kosova dhe Metohija “ .Më këto fjalë në emër të “Zotit” edhe një herë ka shpreh vrërin e tijë nacionalist kryepeshkopi I po sa fronizuar në fronin e Patriarkut serb Irinej në Patrikanën e Pejës . Ai , nuk ka harruar të përmënd as vlerat e e trashigimisë kulturore serbe si Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Kishën e Dushanit në Prizren , Kishën e Deviqit , Manastirin e Graqanicës duke I quajtur keto vlera shpirtrore serbe por duke askuzuar se nga më shumë se një mijë kisha serbe sa kishte sipas tijë në Kososvë shumë nga to janë demtuar dhe rrenuar në tërsi dhe se keto vlera shpirtrore serbe po fshihën nga ky vënd.
Irinëj si duke ka harruar se kriminelet serb rrenuan dhe dogjen gjatë luftës vetëm në Pejë 12 mijë shtepi, dogjën dhe rrënuan anë e kënd shumë shtepi të tjera në Kosovë si de mbi 200 xhami dhe faltore të tjera, vranë dhe masakuan mbi 12 mijë shqiptar vetëm gjatë luftës se fundit ë Kosovë ,vranë gra e fëmijë dhe pleq e plaka, dhunuan dhe përdhunuan kënd mundën e kënd hasën . Në emër të cilit zot I beri populli I tijë , harroi të thotë më ketë rast Irinej.
Irinëj si njeri I fesë , për as një moment nuk I ra ndër mënd që të kërkoi falje për krimet që I bëri shteti serb në Kosovë, për viktimat e pafajshme të kriminelve serb, për të zhdukurit që edhe sot e kësaj ditë të afermit e tyre nuk dijnë se ku I kanë eshtart . Nuk dijmë se në emer të cilit zot lutëj Irinej për popullin serb që edhe kësaj rradhe deshiroi ta paraqesi si “viktimë “ e viktimizuar ndër shekuj, por nga kush as Ai si dukej nuk dinte .
Edhe pse ishte I pranishëm Në liturgji , kryetari serb Boris Tadiq kësaj rradhe si duket ngeli pa teks dhe nuk ju drejtua të pranishmëve .Më gjasë nuk kishte koment as ai për tërë atë që tha dhe I ranë gojë ta thotë kryepeshkopi Irinej të cilit të gjithë I puthnin dorën . Si dukej të gjithë ata të pranishëm për disa qaste ishin në një” trans mesjetar “në oborrin e Patrikanës se Pejës të rrethuar më mure të tasha , të izoluar nga realiteti i sotëm jashtë këtyre mureve ku po ngritët dhe forcohet Republika e Kosovës shtet I pavarur dhe I njohur nderkombëtarsht e cila po ecë drejtë integrimit të sajë në Europën e shekullit XXI , duke lënë mbrënda këtyre mureve mëndimet mesjetare te Irinejt dhe besimtarve të tijë .