E premte, 26.04.2024, 10:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Reagon Forumi Ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut-seksioni në Maqedoni

E shtune, 09.10.2010, 06:20 PM


                                -Mazedonien Sektion e. V.-

INTERNATIONALE GESELLSCHAFT FUR MENSCHENRECHTE

International Society for Human Rights-Cociété Internationale pour les Droits de l’Homme

Sociedad Internacional para los Derechos Humanos-Shoqeria  Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut

     IGFM – Mazedonien Sektion e. V. – Postfach  R. Mazedonien – 1300 Kumanovë

 

 FORUMI NDERKOMBETAR PER TE DREJTAT               

                 DHE LIRITE E NJERIUT

 

 

Forumi Ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut-seksioni në Maqedoni reagon ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e historianit dhe publicistit Arben Llalla të cilët pasi dy herë i kanë refuzuar të drejtën e shtetësisë në bazë të martesës ditët e fundit i ka refuzuar pa të drejtë lejen e qëndrimit të përhershme. Ne, si një Organizatë Ndërkombëtare që mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut e vlerësojmë vendimin e MPB si të pa drejtë ku janë shkelur të drejtat e njeriut me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare. Është për të ardhur keq që Republika e Maqedonisë e cila pretendon për tu anëtarësua në BE, në një Evropë pa kufi shkel me të dyja këmbët konventat e BE dhe të OKB duke nxitur ndarjet midis popujve, kombeve dhe familjeve. Kur në të njëjtën kohë e gjithë bota punon për ligje sa më demokratike për bashkimin familjar dhe harmoninë e popujve.

Forumi Ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut-seksioni në Maqedoni i bën thirrje Avokatit të Popullit, Organizatës së OSBE dhe Helsinkit të ndjekin rastin në fjalë sepse kemi të bëjmë me shkelje flagrante dhe shfaqen e ndjenjave raciste në MBP e Maqedonisë ku bëhen dallime raciale dhe fetare në dhënien e shtetësive dhe lejeve të qëndrimit të përhershme në bazë të krijimit dhe bashkimit familjar.

 

 

Kumanovë, 07.10.2010                                   KRYETAR:                

                                                                        IDRIZ SINANI

 

                                                                        Ardresa : Roza Lluksemburg nr.07

                                                                        1300 Kumanove / Maqedoni 

                                                                         Fax.Tel : 0038931423415

                                                                         Mob. 0038970823796

                                                                         E-mail : igfm_mk@hotmail.com                                                                                                       



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora