E premte, 26.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Kërkojmë që akuza ndaj Kurtit të përmbyllet

E hene, 14.06.2010, 09:33 PM


Komunikatë e SHBP në Besianë  me rastin e arrestimit të Albin Kurtit

 

KËRKOJMË QË AKUZA NDAJ KURTIT TË PËRMBYLLET

 

Nga Milazim KADRIU

 

  një komunikatë për medie të Shoqatës së ish të burgosurve politik,dega në Besianë të nënshkruar nga kryetari Afrim Fushta thuhet se “Arrestimi kaq brutal i Albin Kurtit nga policia speciale e Kosovës, na i kujtoi po ato skena që dikur për shqiptarët ishin ushqim i përditshëm i cili kemi menduar se ka kaluar. Policia e Kosovës dhe urdhërdhënësit ende duket se do të jenë larg profesionalizmit të mirëfilltë ashtu siç janë dhe duhet të jenë policitë e demokracive perëndimore.

Arrestimi i Albin Kurtit më mirë është që të përmbyllej nga ajo gjykatë ndërkombëtare e cila e ka filluar, sepse  të gjithë e kemi të qartë se kriminelët që vranë demonstruesit paqësor para tre vitesh janë fajtorët kryesor së bashku me urdhërdhënësit e tyre.

Kërkojmë që akuza ndaj Kurtit të përmbyllet, sepse konsiderojmë se ky është gjykim politik. Radha për të arrestuar do të ishte për ata që vodhën parat e popullit, sepse populli pikërisht këtë është duke e pritur.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora