E hene, 20.01.2020, 11:56 AM (GMT)

Plus » Historia

Ilmi Veliu: Zbulova themelet e Kalasë së Skënderbeut, ''Svetigradi''

E hene, 10.05.2010, 08:57 PM


I ZBULOVA THEMELET E KALASE SE SKENDERBEUT, “SVETIGRADI”

 

E QE ESHTE NE DEMIRHISAR, AFER MANASTIRIT-MAQEDONI

 

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU

 

Pas shumë gjurmimesh arrita të zbuloj se kështjella e Sfetigradit që e përmend Marin Barleti e që ka qenë kështjella kryesore në kufirin mbrojtës lindorë të shtetit të Skënderbeut është mali i Drevenikut, i lartë 1494 m, ashtu si që e përshkruan Barleti e që gjendet në mes të Manastirit, Prilepit-ose fushës së Pellagonisë, Krushevës dhe Demir Hisarit. Më saktë, Barleti ka thënë se nga maja e këtij mali, ku edhe ka qenë kështjella e Sfetigradit ka mund të shihet e gjithë fusha e Maqedonisë, dhe me të vërtetë nga maja e këtij mali shihet Pellagonia. Mali në hartën gjeografike është I shënuar me emrin “Kale” dhe është i lartë 1494m. e që nga vendasit quhet Mali I Dervenikut. Dmth edhe mali edhe maja e malit në hartë janë të shënuara me emrin Kale që në shqip do tq htotë “Kalaja” ose Kështjella. Mali në fund ,reth e përreth ka rrugë dhe fushë pjellore ku janë të vendosur një numër i madh fshatrash. Duke gjurmuar e gjetëm rrugën dhe hypëm në lartësinë e 1000 m dhe u habitëm kur gjetëm fshatin me emrin Drevenik (në hartë Dervenik) i banuar me shqiptarë. Fshati ka pasur mbi 80 shtëpi dhe sipas tregimit të banorëve, eksiston aty që nga koha e Skënderbeut. Ata na treguan se kështjëlla e ka emrin “Kalaja e Drevenikut” (Derveniçko Kale, maqedonisht).

 

Unë nuk mund të argumentoj se Barleti ishte apo nuk ishte në Sfetigrad, por sipas përshkrimit që na jep dhe terreni, ashtu si duket sot, mendoj se ai ka qenë më shumë se njëherë në Sfëetigrad.

 

Ka të drejtë Dr.Kasem Biçoku kur thonë se: ”Oruçi e nën ndikimin e tij edhe kronistët dhe historianët tjerë osmanë, emrin e kështjellës së Sfetigradit e kanë ngatërruar me atë të Koxhaxhikut.

 

Malin që e përshkruan Barleti, në rrëzë ka rrugë që mund t`i biesh rreth e rrotull dhe ka një diametër prej afërsisht 60 km gjatësi. Në të katër anët ka vendbanime që sot janë sllavomaqedone dhe tri shqiptare. Në kohën e Skënderbeut kanë qenë shqiptarë dibranë, por ka pasur edhe asi “që nuk e kanë folur gjuhën e epirotëve, të ngjashëm me bullgarët dhe grekërit.”thotë Barleti.

 

Rrëzë malit të Kalasë (Kale) sot gjenden këto vendbanime:

 

-Në lindjë,nga jugu në veri:Ivanjevc, Podino, SvetiTodor, Trnovc.

 

-Në veri, nga perëndimi në lindje: Vardino, Sveta, Buçin.

 

-Në Perëndim, nga veriu në jug: Kuterino, Suhodoll Lopate.

 

-Në jug, fshati shqiptarë Drevenik që gjendet lartë 1000m mbi det.

 

Shqiptarë kanë vetëm Suvodolli, Tërnovci dhe Dreveniku.

 

Nëse shkojmë nga Kërçova për në Manastir, duhet të kalojmë Sopotnicën, pastaj Demir Hisarin dhe në kilometrin e 5 nga Demir Hisari aty ku është fshati Lopate kthejmë në anën e majtë. Rruga është malore por e kalueshme e që është 6 km e gjatë dhe na çon drejt në Drevenik. Ky fshat mund të llogaritet si vendbanimi i kalasë, sepse gjendet 500 m nën sheshin e kalasë. Duket se prej këtu fillon kalaja ose më mirë të themi toka e cila është pjellore dhe e kanë punuar banorët e Sveti Gradit.

 

Përveç kalasë kryesore që gjendet në majë të malit, për të cilën na tregon Barleti, dhe e vërtetojnë vendasit ekzistojnë edhe dy kala tjera më të vogla dhe në nivele më të ulta. Sipas asajë që e vërtetojnë vendasit njëra quhet Kalaja e vogël, ose Kalaja e Xhagorit dhe gjendet në anën jugore të malit, në drejtim të jugperëndimit dhe kalaja tjetër që është në veriperëndim të malit dhe quhet Kalaja e Graishtës.(sllavisht Graishko Tumbe). Duket se këto kanë qenë kala ndihmse të cilat kanë qenë edhe si kala mbrojtëse ndaj kalasë së madhe dhe e gjithë kjo ka qenë një qytet i quajtur qyteti i Sfetigradit e që sot nga emri I atij qyteti ruhen emrat e fshatrave: Sveta Petka, Sveti Todori dhe Sveta.

 

Për zbulimet e mija e konsulltova Dr. Reshat Nexhipin, dr.profesor I historisë dhe patriot e luftëtar për çështjen shqiptarë, nga Manastiri, dhe shumë I njohur ndër shqiptarët, të cilit edhe I ju dogj shtëpija në konfliktin shqiptaro-sllav të 2001. Ai më dha përkrahje shumë të madhe por më propozoi që të konsulltohesha edhe më dikënd nga mëma Shqipëri, sepse siç u shpreh ai, mos do të na hidhërohen për këthesën e madhe që do të bëhej për Sveti Gradin.

 

Ne gusht të vitit 2005 në Strugë mbahej një simpozium kushtuar Ibrahim Temos dhe ….. ku mora pjesë edhe unë. Aty pata rast të takohem me drejtorin e Insttitutit të Historisë të Tiranës Dr.Marenglen Verli. Në bisedë me te më tregoi për profesor Kasem Biçokun, specialist I periudhës së skënderbeut e të cilin unë nuk e njihja por I kisha analizuar qëndrimet e tij në Historinë e Popullit Shqiptar botimi 2002 e që dallonin nga qëndrimet e mëhershme dhe të historianëve tjerë në lidhje me Svetigradin dhe malin Mokra.

 

Pas disa ditësh unë e vizitova profesor Marenglenin në Tiranë dhe ai më njohtoi me profesor Kasem Biçokun. U pajtua plotësisht me zbulimet e mija dhe shprehu dëshirën që të vinte në teren dhe sëbashku ti vizitonim edhe njiherë ato vende për të cilat ai kishte ëndërruar gjatë kohë.

 

Ditën e caktuar unë I prita në Qafë Thanë. Delegacioni I Tiranës ishte nga tre antar. Pro.dr.Kasem Biçoku, specialist I periudhës së Skënderbeut, Dr.Driton Egro, specialist I osmanishtes dhe përkëthyes I dokumentave osmane 10 vjet me rradhë në Stamboll, Prof. dr. Agron Gani, profesor I histrisë së Re të Universitetit të Tiranës.

 

Që ekspedita të jetë më profesionale dhe më shkencore, sepse kishte të bënte më nji kthesë shumë të madhe të historis së skënderbeut, morem me vehte Hazem Beshirin, I cili kishte jetuar në Dervenik më tepër se 35 vjet dhe se I dinte të gjith vendet që do të na interesonin neve. Unë, vetë e kisha vizituar këtë mal një ditë me herët dhe se dyti herë shkuam me mjekun specialist të sportit D-r Ismet Murati (edhe pse nuk është historian, shumë I intereson historia, sidomos ajo shqiptare) por nuk patëm mundësi që ti lokalizonim të gjitha imtësitë që na interesonin sepse nuk kishim dikend të vendit që do të na udhëhiqte. Dhe këtë rast ate e bëni zotëri Hazem Beshiri I cili në moshën 75 vjeçare erdhi dhe gjatë gjithë ditës na shëtiti nëpër malin e Drevenikut. Me këtë rast lokalizuam sheshin e kalase I cili ishte në veri të malit, rreth nji orë hecje në këmbë nga fshati drevenik. Në rrafshin e kalasë dukeshin themelet e kalasë me një diametër prej 285 hapa rreth, 90 hapa I gjatë dhe 75 hapa I gjërë. Jashta murit të bredshëm të kalasë dukeshin gjurma themelesh ku shihej se ka pasur edhe mure tjera dmth kalaja mund të ketë qenë e rrethuar me më tepër se një murë.Në anën jug lindje të kalasë dukeshte edhe hendeku që kishte qenë rrëzë murit të kalasë. Xha Hazemi na ndihmoj ta lokalizonin pusin e kalasë, pastai kronin I cili ishte jashta mureve të kalasë, por shumë afër mureve. Profesor Kasemi plotësisht u pajtua se kjo është kalaja e shumë kërkuar e Sveti Gradit e që deri më tash është menduar se është në Koxhaxhik të Dibrës, kundër të cilit mendim kanë qenë edhe dy autorë sllavomaqedon, edhe vetë Kasem Bioku por që deri më tash nuk është ditur se ku do të ishte Svetigradi. Dhe ja ky ishte një rast për tu kremtuar se në 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut zbulohet Svetigradi dhe ku zbulim vertetohet nga ekspertët e Tiranës, fjala e të cilve përherë ka pasur peshë të madhe tek ne shqiptarët jashta kufirit administrativ të Shqipërisë po edhe nëse ka qenë gabim.

 

Nga maja e këti mali duket në veri Sopotnica dhe Krusheva, në Veri lindje Debrishta dhe Prilepi, në Lindje fusha e Pellagonisë, në jug Manastiri, në jugperëndim Ohri dhe në perëndim liqeni I Strezhevës dhe Demir Hisari. Dmth më tepër se 1/3 e Maqedonisë shihet si në pëllëmbë të dorës dhe prej këtu ushtrija osmane do të dukej ngado që të vinte. Dhe drejt kësajë kalaje mund të vinte nga Selaniku-Manastiri, nga Velesi-Prilepi dhe nga Shkupi-lugina e Treskës-Brodi.

 

Tereni me të vërtetë është shumë I rrëpitë në të tre anët. Vetëm nga jugu është më I rrafshët dhe sipas Barletit aty do të ketë qenë edhe porta e cila ka qenë shumë e përforcuar sepse nga I vetmi drejtim osmanët mundeshin ti afriheshin kalasë.(Barleti)

 

Faqe 200,”...Por meqenëse vendi ishte prej natyre i ashpër dhe i lartë, armiqtë shtyheshin vetë pa mundim dhe shpartalloheshin me goditjen më të vogël nga ata të qytetit..... ata të qytetit kishin përreth një grumbull gurësh dhe hunjësh me majë, të cilët përshkak të pjerrtësisë së vendit binin vetë si predha sapo i lëshonin me shtytjen më të vogël, kundër armiqvet nën të. Dhe me të vërtetë vendi ishte aq i pjerrtë sa s`të zinte këmba dhe gjëkundi e skishe ku të mbaheshe, veç se me ndonjë litar të fortë.....Në anën tjetër të qytetit ku vendi ishte më i sheshtë, pran portave, ishin lëshuar në ballë rojet e armatosura. Ata që mundoheshin të hypnin me shkallë u priteshin duart dhe rrëzoheshin... Për mbi të gjitha lufta bëhej me gurë që lëshoheshin së sipërmi e binin me një zhurmë të hatashme dhe bënin kërdi mbi të gjithë që ishin poshtë...”

 

Në fund doli konkludimi I përbashkët I imi dhe I delegacionit të Tiranës se malin të cilin e zbulova unë është me të vërtetë qyteti dhe kalaja e Svetigradit dhe assesi nuk ka mundësi të jetë Koxhaxhiku në Dibër, dhe u kërkojmë ndjesë të gjith atyre që deri tash dhanë shumë mund për ta vërtetuar tezën se Svetigradi është Koxhaxhiku I Dibrës..

 

*).Në ekspeditën e fundit që ia bëmë malit të Drevenikut e me qëllim që të verifikojmë themelet e kalasë së Svetigradit ishin:

 

Delegacioni zyrtar nga Tirana që udhëhiqej nga

 

Prof. dr.Kasem Biçoku, specijalist I periudhës së Skënderbeut. Pastaj

 

Dr.Dritan Egro, studius I gjuhës osmane dhe përkthyes I dokumentave osmane.

 

Prof. Dr. Agron Gani, professor I universitetit të Tiranës.

 

D-r Ismet Murati, aktivist dhe adhurues I historisë shqiptare

 

Hazem Beshiri nga fshati Leshnicë, mbi 75 vjet e që kishte jetuar këtu mbi 35 vjet e që na dha ndihmesë të madhe për ti lokalizuar disa detaje të kalasë si psh kroni I kalasë, pusi I kalasë, hendekët nën murë dhe rrafshin e kalasë.

 

_________________

 

 

1. Barleti vepër e cituar edhe më lartë, faqe 225,226,227.

 

2.Kristo Frasheri, Skenderbeu, Tirane

 

3.Kasem Bicoku, Skenderbeu, Tirane

 

4.Fan Noli, Skenderbeu, New York.

 

5.Oliver Schmitt, Skenderbeu, Wiene



(Vota: 25 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT