E premte, 26.04.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Speciale

Halil Gashi: Lybeniqi fshat i 83 martirëve, aty ku ndodhi masakra që tronditi botën

E hene, 05.04.2010, 07:59 PM


Në përvjetorin e 11 –të                                                                    

                                                                               

Lybeniqi fshat i 83 martirëve, aty ku ndodhi masakra që tronditi botën

 

Nga Halil Gashi

 

Në hyrje të fshatit Lybeniq, 70 koka varresh të ngrira në granit,mbulojnë flamurin kombëtar. Memoriali i dizajnuar me simbolikën e  qelesheve të bardha të burrave, të shpuar nga mitralozat e forcave serbe. Ndërkohë, që në mes të fshatit, në vendin e masakrës, në një faqe të madhe mermeri është e shkruar kujtesa me emrat e të vrarve. Në prill të ketij viti bëhën 11 vite të kësaj Masakre  që tronditi botën.

 

         Familjet e Jahmuratajve, Jonuzajve, Alimehajve, Ukshinajve, ato Rrustemaj,Haradinaj, Huskaj, Hamzaj dhe shumë familje të tjera Lybeniqase më një prill të këtij viti behen  11 vite    mbledhen të varrët  e më  të dashurve të tyre. Që afro 11 vite degjohët  një  ritëm vaji ku  nënat puthin fotografitë e mermerta të  bijve, motrat çajnë për vëllezërit ,burrat i mbajnë për krahësh të mundurit e dhimbjes.

 Shumë nëna, baballarë,  motra ,bashkëshorte  nga Lybeniqi i Pejës, para  11 vitësh    nuk  kanë mundur as të paramendojnë se aq shpejt, do të  mbesinë pa më të dashurit e tyre,  pa baballarët, vllëzërit  dhe bijët e tyre se ata do të mbesin  për të rritur  fëmijët jetimë.

         Fëmijët jetimë në Lybeniq mund të gjesh në secilën shtëpi. Fshati ende nuk i ka vënë pikë dhimbjes dhe ankthit. Ata, ende presin që t’ u kthehen edhe mbetjët mortore edhe të disa  bashkëfshatarëve te humbur të luftës,dhe të prehen bashkë me 70 martirë e tjerë, poshtë në dalje të udhës që çon për në fshat, ku janë varrezat.

Në hyrje të fshatit, 70 koka varresh të ngrira në granit,mbulojnë flamurin kombëtar. Memoriali i dizajnuar me simbolikën e  qelesheve të bardha të burrave, të shpuar nga mitralozat e forcave serbe. Ndërkohë, që në mes të fshatit, në vendin e masakrës, në një faqe të madhe mermeri është e shkruar kujtesa me emrat të  vrarëve.

“Fshati Lybeniq ka dhënë shumë për Kosovën , dhe lufta e fundit ishte një dëshmi e madhe e kontributit të banorëve të këtij fshati. Gjaku i dëshmorëve dhe të rënëve është guri më rëndë në pavarësinë e Kosovës.  Disa nga deshmiatrët e asaj masakre të ciët mbijetuan  ketë ferr të kësaj bote  pohojnë se atëditë të një Prilli të vitit 1999  na grumbulluan në mes të fshatit hijenat e etshme për gjak dhe shtinë mbi neve nga tërë arsenali i ytre i armatimit. U rrëzova dhe mbi mua  ranë trupa të tjerë , më kujtohët se dëgjova ngerhamën e fundit të shumë bashkë fashtarve të  mijë dhe humba vetëdijtën pohon njëri nga të mbijetuarit .

 

Në orët e hershme të mengjesit ,të ditës se një Prillit të vitit 1999 fshatin Lybeniq e kishin rrethuar forca të mëdha të ushtrisë , policisë dhe paramilitarve të Serbisë , të prirë nga kriminel të etshëm për gjakë shqiptari. Kështu, e fillon rrefimine tijë të asaj ditë njëri nga Lybeniqasit cili  mbijetoi ketë masakër Sadik Jahëmurataj. Ai , thotë se  kriminel të armatosur deri në dhëmb na kanë tubuar në mes ë fshatit , i kanë ndarë burrat nga gratë e fëmijët dhe familjarë të tjerë,dhe ata i kanë filluar për ti deportuar  në drejtim të Shqipërisë ,ndersa neve na mbanin nën kërcnimin e tytave të automatikve dhe pushkomitrolozave.Njëri nga kryekriminelet ka kerkuar ti themi se qfarë armatimi posedojmë , Adem Haradinaj në emer të fshtit u ka thenë se prej sulmit të policisë serbe në maj  te vitit 1998 ne ........nuk ka arrijtë të përfundoi mëndimin ngase është vrarë më një breshër plumbash, edhe një bashkëfshatar tjetër e kanë vrarë para nesh dhe pas disa mintash kanë filluar të biejnë  mbi ne ne turmë bresher plumbash, të vrarë dhe të plagosur rëndë kemi rënë për tokë mbi njeri tjetrin ,ata që ipnin shenja jete janë vrarë serish thotë ai.. Unë, isha nën trupat e disa kufomave dhe aty i plagosur rëndë  mbeta për disa orë deri sa ikën kriminelet. Gjithësej nëntë nga ky fshat i kemi shpetuar të plagusur rëndë këtij tmerri... kujton  Sadik Jahëmurataj atë ditë të kobshme të kësaj masakre të merrshme.

            Edhe Elhame Haradinaj e bija e Adem Hradinaj që  u vra i pari  atë ditë, kujton tmerrin që përjetuan familjarët kur i ndanë  nga vllëzerit , baballarët dhe të afërmit të tjerë dhe i deportuan për ne Shqipëri. Kur kemi rënë në fund të rrugës kemi degjuar rafalet e para dhe kemi kuptuar se atje po ndodhë tmerri, thotë Elhame Haradinaj të cilës ju vra babai , dhe axha atë ditë . Ajo thotë se shumë kufoma i kane quar për serbi për ti humbur gjurmët e krimit dhe na i kanë kthye nga dy nga tre ,për të na berë gjëmën shumë herë në kte fshat. Ajo thotë se edhe për pesë përsona nuk janë gjetur kufomat e tyre.

Në emër të komisionit nderministror për përsona të zhdukur, Prenk Gjeta tha se jemi këtu ne kte pervjetor për të nderuar jetën dhe veprën e këtyre martirve dhe njëherit kujtojmë edhe 1600 përsona të zhdukur  dhe kufomat që ende nuk ju kanë kthyer Kosovës, për çfarë Serbia duhet kushtëzuarnga faktori nderkombëtar në rrugën eintegrimeve Europiane që të denoi kriminlet , autorët kesaj dhe shumë masakrave të tjera në Kosovë dhe të kthei kufomat nga varrezat masive  që akoma gjendën nëpër serbi ka thenë Gjeta.

            Deshmorët dhe martirët e kombit janë historia   dhe krenaria e jonë tha Reshat Nurboja ,në përvjetorin e 11 të duke shprehur ngushllimet për të rënët në emer të kryetarit të komunës se Pejës  Ali Berisha dhe të strukturave të pushtetit lokal.Ai, tha se shpresoi që do të dalim faqebarrdhë nga përgjegjësit që përcakton gjaku i deshmorve për liri dhe pavarësi.Nderkaq, Sadik Jahëmurataj në ëmër të Lybeniqasve thirri institucionet e pushtetit Qëndror që të mos harrojnë gjakun e deshmorve të mëndojnë  se lirinë populli i Kosovës e pagoi më çmimin e lartë ,më gjakun e shtrenjtë të bijve dhe bijave të sajë tha  Ai.

                                                                         

  Nezir Jamurataj, përfaqësues i fshatit ybeniq , tha se  1 prilli i vitit 1999  në kujtesën e bashkëfshatarëve do të mbetet “datë e tmerrit”.Secila familje në Lybeniq ka nga një apo më shumë fotografi të varura në mur, foto fëmijësh, nënash, baballarë të vrarë  nga serbet në prill dhe në maj të vitin 1998-1999. Mungojnë burra, gra e fëmijë. Mungojnë 83 jetë...



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora