E diele, 23.02.2020, 02:49 PM (GMT)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani

E hene, 08.03.2010, 09:59 PM


URIME  7  MARSIN – DITËN E MËSUESIT  DHE 8 MARSIN DITËN E FEMRËS.

ME  RASTIN  E  7 MARSIT  DITËS  SË  MËSUESIT,  NE BISEDUAM ME MËSUESËN HATIXHE RAMADANI

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU - Zemra Shqiptare

Për tu njohur më hollsishtë me historikun e shkollës plotësuese shqipe ‘‘ SHOTE GALICA‘‘ , në Manhaim të Gjermanisë, të  kësaj vatre të diturisë; me punën, sakrificat, sukëseset,  kushtet dhe rrethanat ne të cilat punon  shkolla plotësuese shqipe   ‘‘ SHOTE GALICA‘‘, ne biseduam me mësuesen dhe intelektualen zonjën. Hatixhe Ramadani.  Shkolla plotësuese shqipe ‘‘ Shote Galica‘‘ është një vatër edukativo-arësimore, e cila është themeluar në vitin 1985,(mirpo ajo pasë shpërbërjes së ish.Jugosllavisë), kjo u pavarësua dhe u emërua me emrin e heroinës sonë komëtare ‘‘Shote Galica‘‘. Që nga ajo kohë, kjo vatër edukativo-arësimore punon me planprogramet e miratuara nga  MASHT-së, nga Republika e Kosovës. Ne kemi bërë luftë të vazhdueshme deri sa arritëm tek pavarësia e  Kosovës, thotë mësuesja, Hatixhe Ramadani . Atdhe dashurinë dhe patriotizmin tonë ne duhet ta shprehim me punë efektive dhe akcione konkrete. Lufta më e mirë për ta mbrojtë Atdheun tonë ( e më e rrezikshme për armikun) është arësimimi i gjeneratave të reja kudo që ata jetojnë dhe vepërojnë, çoftë në vendlindje apo diasporë. Ne duke e mbrojtur shkollën-pra duke i arësimuarë gjeneratat e reja, ne mbrojmë dhe i ndihmojme Atdheut. Mësuesja-i, duhet ti mbrojë fëmijët nga asimilimi , duhet ta shtojë dashurinë ndaj Atdheut, kulturës, historisë, traditave, gjuhës, ata forcojnë dhe mbrojnë atdheun e tyre. 

Z. Hatixhe na tregoni se kur e keni filluar punën në këtë shkollë dhe çka ju shtyri?

Punën pranë kësaj shkolle e kamë filluar që nga viti 1994, me vendimin e lëshuar nga organet e Ministrisë së Arësimit të Republikës së Kosovës. Në fillim të punës unë u ndesha me sfida të shumëta (por falë përvojës sime si mësuese mbi 14-vite) unë i tajkalova ato me mjaftë sukësesë. Si vështirësi  e   parë për mua ishin, planëprogramet arësimore dhe puna me nxënës kanë ndryshime të mëdha nga ato të Kosovës . Mirëpo falë vullnetitë dhe dashurisë që kam ndaj profesionit dhe dëshirës së madhe ndaj atdheut i tejkalova ato sfida. Këtu duhet cekur edhe ndihmën e madhe që më dhanë dy mësuesit ; Çerkin Bytyçi  e Lekë Preçi, z. Idrishahe.., unë arrita që me sukësesë ti tejkaloj të gjitha sfidat. 
-Sa i përket pyetjes suaj se çka ju shtyri të punoni si mësuese, unë shkurt dhe thjeshtë do tu përgjigjem se arsimin e dua më tepër se jetën. Këte e themë jo vetëm me gojë , por kjo fjalë buron nga shpirti dhe është pjesë e pa ndashme nga jeta ime. 

Sa është numri i fëmijëve-nxënësve që ndjekin mësimin plotësues në shkollën shqipe, dhe a ka nxënës që nuk vijojnë mësimet në shkollën plotësuese shqipe

Sa i përket numërit të nxënësve në shkollën plotësuese shqipe në Mannheim , ai arrinë 69 nxënës. Shkolla plotësuese shqipe në Mannheim posedon edhe një paralele në Wieslloch. Këtë vitë  me datën 24.04.2010 , shkolla plotësuese shqipe „ Shote Galica“ është  nikoqire e Kuizit të Diturisë MANNHEIMI 2010. Prindërit që e ndihmuan shkollën shqipe janë: kryetari i këshillit të prindërve , Behxhet Bajrami, ish kryetari Musa Latifi, Sami Trepça, Adem BUzuku, Nimete Spahiu, Elbasane Dervishaj, Mentor Muçolli, Ismet Jahja, etj. Dëshirojë ti falenderojë edhe prindërit të cilëve nuk ua kamë përmendë emërat, sepse pa ndihmën e tyre nuk do të funksiononte shkolla plotësuese shqipe në Mannheim e Wieslloch. Falenderojmë  shoqatën „Dardania“ , dhe kryetarin e saj Naser Hoxhën. Pa tjetër duhet cekkur edhe bashkëpunimin e mirë me KASH_rë në Gjermani, në krye me Adem Shalën, Rifat Hamitin. Njiherit falenderojmë edhe prfaqësuesin e Ministrisë së Republikës së Kosovës z. Nuhi Gashin. Këtë vitë shkollor 2010 (nga shtatori) Ministria e arësimit është duke nxjerrë tekstet e reja mësimore të cilat nxënësve do tu ipen falasë. 

Kjo do të thotë, se akoma ka prindër që nuk i dërgojn fëmijët e tyre në shkollën shqipe?

Po, e themë me keqëardhje ( dhe e emocionuar  tej mase, merrë frymë thellë  dhe thotë: Ka akoma ka. Por një ditë do të pendohet prindi dhe nxënësi…, por është shumë vonë. Ne s‘bashku me të gjitha subjktet shqipëtare që vepërojnë në këtë lokalitet, aktivistë, arsimdashës dhe këshillin e prindërve u bëjmë vizita të shpeshta atyre prindërve që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën plotësuese shqiqpe, por thirrjet, lutjet tona nuk realizohen. 

z. Hatixhe, na tregoni se posë mësimit plotësues në shkollë, e merreni me aktivitete jera?

Po, ne posë mësimit plotësues falë interesimit të nxënësve zhvillojmë edhe aktivitete tjera; Marrim pjesë çdo herë në ‘‘ Kuizet e Diturisë ‘‘, të cilat mbahën çdo vitë në Gjermani. Aty kemi arritur të ngritemi në rangun më të lartë , dmth, të kualifikohemi në vendet e para. Përgatisim programe të larmishme për kremtimin e festave kombëtare. Marrim pjesë në turnire të ndrshme, funksionon grupi i historianëve, recitatorëve, dramatik, sportiv dhe ai i valleve. 

A keni ndihmë nga subjektet shqiptare që vepërojnë në lokalitetin tuaj?

Pë funksionimin me sukëses të shkollës plotësuese shqipe duhet falenderuar , kryetarin e këshitllit të prindërve  dhe shumë anëtarë tjerë (të cilët nuk do ua ceku emërat.., sepse hidhërohet ). Në dhomën e  saj mësuesja Hatixhe, ruante me pedantëri shumë mirënjohje, kupa, diploma të gjitha të fituara me mundë e  djersë në gara të diturisë apo ato sportive.Në mesin e tyre ne hasëm edhe mirënjohje të shumëta të dhuruara nga pala gjermane për punën dhe sukëseset e sajë. Ne në vizitën e fundit që ia bëmë mësueses  Hatixhe, shftrytëzuam rastin të bisedojmë medisa nxënës  të sajë. Për tu bindur se si e flasin gjuhën shqipe , dhe sa e njohin, historinë, gjeografin…; ne i pyetëm disa nga nxënësit; Meriten ,Sadijen, Vjosën,  Besnikun, etj. Ata nxënës jo që bukur e pastër e flisnin gjuhën shqipe, por edhe më bukur e njihnin, historinë, gjeografinë, zhvillimin, pasuritë e Kosovës dhe trojeve tjera etnike. Mësuesja Hatxhe ne na mëson; gjuhën tonë të bukur, për historinë e popullit tonë, artin, kulturën, traditën. Ajo gjatë spjegimit na fletë edhe për  atdhedashurinë, për trojet etnike shqipëtare, luftërat e popullit tonë gjatë historisë, dhe ne ketë mënyrë tek nxënësit shtonë dashurinë ndaj atdheut, të cilin rrallë e vizitojnë. 
Apeloj që të ndihmohet shkolla plotësuese shqipe, sepse duke e ndihmuar atë i ndihmojmë fëmijët tanë që janë ardhmërija e kombit  tonë dhe arma më e fortë për t'iu kundërvënë çdo armiku. Mësuesja-i, duhet të angazhohet me të gjitha forcat në të gjitha segmentet e jetës, për të arritur suksese të mëdha me nxënës;  të jetë pedagog, edukues, patriot, bashkëbisedues, atdhetar , shpërndarës i mirë i njohurive, por çdo herë duke i përdorë metodat demokratike dhe produktive por mbi të gjitha tek nxënësit ta shtojë dashurinë ndaj Atdheut. Për të arritur mësuesja-i, rezultate ne këtë drejtim,kërkohet që asaj-atij, ti ndihëmojnë; prindërit, partitë, klubet, intelektualët. Mësuesja-i duhet drejtpësdrejti të jetë ilidhur me nxënësit, shkollën dhe prindërit, nuk guxon të kyqet në aktivitete partiake,por më tepër ti përkushtohet lëmisë edukativo-arsimore, ne mënyrë që edhe rezultatet nuk do të  mungojnë. Arësimtarët i thërrasë të bëjnë një punë serioze ne misionin e tyre, fisnik, ndersa MASHT-in e thërrasë që të bëjë më tepër për zyrtarizimin dhe internacionalizimin e shkollës plotësuese shqipe në Diasporë.

Në fundë dëshirojë që të gjithë mësuesëve tua urojë 7- Marsin , ditën e mësuesit.

Nëse ka mundësi që përmes ‘‘Zemrës Shqipëtare‘‘, të gjitha femrave tua urojë 8 Marsin, duke ju dëshiruar shëndet në jetë dhe sukësese në punë.


(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Këngëtarin, kompozitorin, Poetin dhe Publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT