E marte, 31.01.2023, 04:20 PM (GMT)

Mendime

Neki Lulaj: Prizreni Jerusalemi i Thaqit dhe i PDK-së, Lipjani dhe Gjilani Betlehemi i LDK-së

E shtune, 30.01.2010, 09:41 PM


PRIZRENI JERUSALEMI I THAQIT DHE I PDK-së
LIPJANI DHE GJILANI BETLEHEMI I LDK-së

Nga Neki Lulaj

Kjo çka ndodhë në Kosovë, nuk ma merr mendja se mund të ndodhë kund në botë.Njashtu siq thonë të tjerët nga frika e të shprehurit drejtë se nuk janë serioz në vendimet e tyre se shpallja e pavarësisë se Kosovës është një “Sui generis” dhe e gjithë kjo çka ndodhë ne përditshmerinë kosovare ,na qenka një sui generis i tipit Evropian?.
Edhe përseritja e votimeve në Lipjan, dhe Prizren rivotimet edhe pas balotazhit,me një kosto prej katërqind mijë euro për buxhetin e “pasur”të Kosovës ndoshta janë një”sui generis” i veçant? 𠀿Kurse Gjilani ngelët pikëpyetje ,duke mos u ngutur “se kush në botë punët me mirë si na nuk i ka”? A thua kryeministri Hashim Thaqi i kopjoj zyrtarët e Beogradit dhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse serbe në Beograd kur ai hingllonte si Gomaret e natës duke pallë se” Kosova është Jerusalem për Serbinë” kurse kryeministri Thaqi, deklaroi se Prizreni është Jerusalem për PDK-në,nuk e di këtu Thaqi a ka menduar për varrin e Krishtit Ortodoks në Jerusalem ,apo ndoshta ka menduar per xhamin me të madhe që gjindet në Jerusalem e që quhët Xhamia Alaxa-si për njerën e si për tjetrën nuk është në domenin e kreut te qeverisë qe të lëshohet në këto gjera kaq ulët duke, patur shumë punë të tjera me të mëdha dhe më te menqura qe e presin .Dr. Ibrahim Rugova �çdo herë pas zgjedhjeve deklaronte se në Kosovë nuk ka humbës dhe të gjithë jemi fitues pasi qe i zgjedhim njërëzit tan shqiptar ne pushtet. Kurse për Thaqin është ndryshe se ai ka ardhë me bërryla në pushtet dhe se me bërryla është duke e mbajtur, pushtetin si Stalini pardje si Enveri dje e Thaqi sot kjo është e dhembshme por e vërtetë e madhe ngase edhe ndonje ditë e gëzon pëkrahjen nga të huajt derisa ata ti arrijnë qellimet e veta ogurëzeza para peremtimeve qe i kanë marrë në Kosovë.!..Le te dalë sa të dojë nesër pra me datën 31 janar ne votime Sovrani,përkrahësit dhe simpatizantet e LDK-së ne Prizren se fitorja dihet këtë fitore e ka sigurue Thaqi dhe partia që ai e drejton dhe e kryeson ,andaj ky është gabimi ne vazhdimësi i LDK-së që pranoi dhe pranon bashkëqeverisjen me ta.Ai nuk thot kot se Prizreni, është Jerusalem për PDK-në kryeministri i jonë i ka kryer te gjitha punët dhe e vetmja punë qe i ka ngelë pa e krye,e qe për të është prioritare te mirret me zgjedhjet lokale- komunale dhe ta caktoi fituesin para se sovrani tu drejtohet kutive te votimit.Do ti thoja kryeministrit Thaqi se Lipjani dhe Gjilani qenkan shënderru ne një Betlehem për LDK-në por, është e kotë se shifet se janë vërbue pushtetaret aktual nga pasuria e pa ligjshme dhe pretendimet e tyre për ta zgjeruar pushtetin envero-stalinist ne terë Kosovën.Ne sheshin kryesor te Varshaves po pritet te merret vendim për shembjen e një ndërtese gjigante vetëm se është ndertësë “e berë dhuratë nga Stalini”kurse qeveritaret kosovar Enverin e Stalinin e ruajnë me fanatizëm të paparë njashtu siq po vepron ai farë Edvin Rama , me satelitet e vet qe i ka të shumët në Shqipëri!
Si ore të gjorë nuk u bie kurrë ndërmend për varfnjakët ,për invalidet e luftës, për fëmijët e herojve për familjët e dëshmorve qe për këtë liri krenarisht u sakrifikuan dhe ata ma nuk gjendën ne mesin tonë,për hallët e dertet e tyre të cilat kanë shumë e ato janë shendërrue ne vllaka te pa durueshme të peshës se urrejtjës ugurzeze kundër jush , a thua Aradha një shekullore e njerëzve që luftuan,u sakrifikuan vuajtën kazamatëve dhe burgjeve e nuk u pajtuan kurrë me regjimin e egër 100 vjet nga okupimi sllav ,45 vjet i nenshtruar nga regjimi i egër komunist dhe qe një dekadë nga pretektorati ndërkombëtar a thua herojt Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu,Adem Jashari ,Sali Qeku Agim Ramadani ,Gjemail Fetahu,Rrustem Bruqi,Luan Haradinaj Shkelzen Haradinaj e ,heroit e tjerë te Kosovës, të Tetovës Iliridës të Preshevës ,Bujanovcit Medvegjës të Shqiperisë dhe të mbarë Diasporës shqiptare ata luftuan vetëm qe ju te vini në pushtet dhe te jeni njerëzit me te degjueshmit karrshi te huajve dhe nderkombëtarëve e me të pa meshirshmit për qytetaret tuaj.
Sovravi është i pa fuqishem kundër kësaj hegjemonije horangutanesh,kundër këtyre krimineleve tëSHIK-ut dhe një numër i madh i tyre qe gjendët nëpër detyra të larta publike ,civile e politike në Kosovë,cilët me ryshfete, mashtrime,kërcnime votime në emër te atyre që kanë vdekur qe dhjetë vite po përpiqen me çdo kushtë te ngelën gjithmonë ne pushtet ,.Votat e vjedhura e manipulimet primitive sot janë bërë oreksi ditor i ketyre te pa ngopurve..Thirrja e jonë është qe te ju ndërgjegjesojme sado pakë ngase rrugëtimi i juaj symbyllurazi në çorrsokakun e pa krye është i pa tolrueshme dhe i pa falshëm avazi i tyre .Sovrani është ne pritje të përmirësimeve dhe kendelljeve tuaj se po doli sovrani në rrugë drojë se nuk dinë me te ndalur andaj per Ju te gjithë pushtetaret e tanishëm do te ishte e rrugës qe te hipni ne ata Traktorat famëkeq qe kryeministri Thaqi po jau dhuron sërbve . Besoi se një e ka ruajt per vedi dhe per qeverin e tij që në rast rreziku te barrikadohen te gjithë ne nje traktor dhe e dinë ata vetë kah shkojnë.
Fundja e fundit kjo udheheqësi aktuale ne Kosovë është në krizë,dhe duhet të zgjidhet një qeveri e re e cila do te na nxjerr nga kjo gërminë ku gjendemi nga e cila po drojë se po na humbë edhe identiteti kombëtar.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora