E premte, 26.04.2024, 11:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Merimangat e shpellave orientale

E premte, 20.11.2009, 08:32 PM


Marimangat e shpellave orientale

Nga Gjon KEKA

Çdo komb është arkitekt i fatit të tij, por edhe çdo komb është armiku më i madh i vetvetes se tij. Kur nje komb eshte ne krize, kjo do te thote se ai eshte ne krize te te kuptuarit dhe mungesese se identitetit te vertete te tij. Sepse po te shohim arkeologjine e mendimit te kombit Shqiptar do te zbulojne keto gjera; mrekullite ,kontradiktat e medha te shekujve dhe pluhurin e perandorive sunduese.E verteta e historise se kombit Shqiptar nuk eshte nje barre mbi kujtesen e tij ,por eshte nje ndriçim i plote i tere qenjes se tij si komb i lashte. Ne si komb nuk duhet te marrim mesim nga shkolla te nacionalizmit te kuq dhe sulltanizmit të qelbur si dhe etjes per lavdi te rrejshme kombetare te ndertuar mbi mite joreale dhe iluzione. Ne te gjithe jemi deshmitar se ne Gadishullin Ballkanik ka ende kombe qe nuk e duan lirine dhe te verteten sepse jane te kenaqur me gjendjen e tyre te mjere dhe te dehur,prandaj edhe ne si komb nuk duhet te hyjm ne kete vije te kuqe te nacionalizmit te kuq, sulltanizmit aziatik te qelbur dhe mbetjes ne gjume te perjetshem. Te gjitha heroizmat e nje kombi burimin e kane nga mungesa e reflektimit, lirise dhe identitetit. Ndërsa ambiciet kafshore te disa nga „pseudointelektualët“ dhe „akademikët“ e kombit Shqiptar dalngadal po i thyejn lidhjet e gjakut të pastër të Kombit Shqiptar, dhe kanë filluar t‘i harrojn detyrimet dhe mirënjohjet ndaj figurave të kulturës dhe të identitetit të Kombit Shqiptar thjeshta kanë harruar të vërtetën dhe rrënjët e tyre.Me një fjalë mund te themi se është pikerisht kjo natyra e ambicies kafshore të kësaj elite te mjerë orientaliste dhe sulltaniste të kombit shqiptar për të bërë njerëzit gënjeshtarë dhe mashtrues, për të fshehur të vërtetën, duke u marrë më shumë me gënjeshtrat orientale-islamike ,pastaj duke luajtur lojën e zhonglimit, flasin tjetër gjë nga gojët e tyre ndërsa në zemrat e tyre qëndron sulltanizmi dhe demonizmi,pastaj kanë arritur që t‘i shkurtojnë të gjitha miqësit dhe t’i zgjerojne armiqësitë në masën e interesit të tyre vetjak, dhe janë duke u munduar që gjoja të shpalosin një fytyrë të mirë (mask) pa ndihmën e vullnetit të mirë pastaj ushqimit dhe mbështetjes në rrënjët e së vërtetës.
Ndërkaq ata (elita orientaliste dhe sulltaniste) dhe tërë kombi Shqiptar duhet ditur se çdo njollë(turpi)do të thotë te prodhosh një dogmë e cila buron nga satanizmi i zemrave të tyre të sulltanizuara dhe demonizuara.Kështu që duhet patur një kujdes se si kjo elite orientaliste dhe demoniake luan me trashëgiminë ,kulturën ,identitetin origjinal,civilizimin e kombit të vërtetë dhe të mrekullueshëm Shqiptar,prandaj nuk duhet t‘i lihet vend këtij llumi pseudointelektualesh dhe kësaj elite orientaliste ,sepse po nuk u pengua kjo rrugë e errët e kombit që i prijnë kjo elite orientaliste pastaj janë edhe disa individ që duan më shumë orientin dhe sulltanizmin se sa oksidentin dhe integrimin apo bashkimin në familjen e tyre Europiane do te mund të vije deri të humbja e lirisë,identitetit, kulturës, qytetërimit dhe kështu do mund të shkonte drejtë një shkatërrimi të plotë te vet kombit.Kjo është ambicia dhe vetkenaqja e kësaj elite orientaliste dhe sulltaniste e kombit Shqiptar; i thyen lidhjet e tradites, kultures, civilizimit, i harruan detyrimet qe paten, u bene mosmirenjohjes ndaj miqeve, thjesht jane bere njerez genjeshtare dhe mashtrues,te cilet e fshehin te verteten,i tregojne perralla kombit te tyre, e manipulojne etj etj. Thjeshte me këtë gjendje kjo elitë orientaliste dhe sulltaniste po mundohet që me anë të përpjekjeve të vazhdueshme t‘i detyroj qytetarët e tij që ta përbuzin vetveten, identitetin e tij, kulturën e tij,e deri edhe vetë kombin- kjo është ajo që unë e quaj shpesh ferri apo gehena në mesin e një elite dhe individ të çmendur dhe sataniste.Poashtu kjo elitë orientaliste dhe sulltaniste në mënyrë tepër të shkujdesur dhe me një sy oriental formon edhe bindje të satanizuara dhe qesharake, duke e mbushur vetveten kështu me gënjeshtra aziatike,pastaj me një pasion të paligjshme sa që arrinë deri edhe sa t’i propozoj edhe të tjerëve këtë helm aziatik dhe satanist të quajtur „marimangat e shpellave të satanizmit oriental“.Dhe krejt në fund duhet ditur se per aq kohe sa bota do t'i duartrokas te keqes se madhe,genjeshtres dhe padrejtesise,permbytja e kombit do te vazhdoj. Gjithashtu për aq kohë sa nuk arrihet të kuptohet liria dhe të njihet e vërteta , mund të thuhet se burgu vazhdon vetem per ata qe mendojne se fizikisht jane te lire,duke harruar se jane te burgosur dhe skllaveruar shpirterisht. Nje komb qe ka qene me shekuj i pushtuar dhe i infektuar nga veset dhe sindromet otomane nuk eshte ai çfare mendon dhe shfaqet ne hije se eshte, por ai ne te vertete eshte ate çfare e fsheh ne vetvete thelle.Ndërkaq ne kete bote kam pare te jene zhvilluar protesta kunder krizes ekonomike, lufterave, rrezikut te nje lufte berthamore, terroriste, kunder politikaneve me nje qeverisje te korruptuar, por une nuk kam pare ende te jete zhvilluar ndonje protest kunder krizes nga renia e moralit te njerezimit, kunder materializmit te shpirtit te njeriut dhe dhjamosjes se tij ,etj etj. Nga kjo mund të themi se drejtesia dhe e Verteta nuk do te vij kurre perderi sa Kombi Shqiptar nuk rilind dhe nuk ushqehet nga rrenjet e tij. Megjithëkëtë është një shpresë e fshehur brenda vetë qenjes sonë si komb se vërtetë ka nga ata qe e duan te verteten dhe historikisht dihet se e verteta gjithmone del fitimtare sepse i ka rrenjet ne qiell. Mbi të gjitha një gjë është e vërtetë se e Verteta qendron ne nje pakice njerezish, ndersa shumica e njerezimit endet mbi akullin e holle te nje bote mashtrimi dhe genjeshtere. Dhe nga kjo pakicë njerëzish mund të arrihet deri te madhështia e kombit Shqiptar duke e pasur si pishtar përpara vetes të vërtetën e cila do e qoj sigurt drejtë rrugës dhe qëllimit të nisur që kurse ky komb erdhi në botë, prandaj duhet theksuar në mënyrë të veçantë se madheshtia e një kombi është në të vërtetë një sinonim i sukseseve të mëdha dhe i lulëzimit të tij në botën demokratike dhe të qytetruar. Nga pervoja e historise se njerezimit mesojme se rruga e se vertetes së një kombi ka fituar gjithmone. Nese kultura e nje kombi buron nga fryma e dashurise, te vertetes, artit dhe mendimit tij rrenjesor, atehere askush nuk do te mund ta shuaj dhe skllaveroj ate.Kujtimet historike te njerezve fisnik, te guximshem dhe me fame te mire nuk lejohet qe te vdesin asnjehere sepse veprat e tyre madheshtore jane pjese e njohurise se atij kombi dhe pasardhesve te tij.Çdo individ duhet qe me besnikeri dhe me te verteten te ruaj trashegimin kulturore dhe identitetinj e tij të vërtetë.Ndersa ana tjeter e patriotizmit nuk konsiston ne dukjen e njerezve me valezimin e flamurit apo me veshje formale , por duke punuar dhe ruajtur qe kombi te kete dinjitetin e tij te plote, identitetin, kulturen, civilizimin si dhe te prezantoj fuqishem keto ne boten demokratike dhe bashkekohore.


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora