Përjetësi » Kadare
Ismail Kadare: Marrëdhëniet me botuesit në diktaturë deri edhe çnjerëzore
E hene, 16.11.2009, 07:42 PM
Nga Robert Rakipllari
Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare e quan veten me fat që ka arritur të sistemojë në 20 vëllime veprën e tij të plotë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Kadare ka rrëfyer marrëdhëniet e tij me botuesit, nga një ish-partizan në vitin 1953, kur botoi vjershat e para e deri tek botuesit e tij të sotëm “Onufri” në Shqipëri dhe “Fayard” në Francë. Shkrimtari flet edhe për romanin e tij më të ri, “E penguara”, ku shpjegon se fakti që ky libër iu kushtohet vajzave që lindën dhe u rritën në internim, mund të ketë përkime edhe me raste konkrete nga brezi që jetoi diktaturën. I pyetur nëse është nxitur nga jeta e Drita Çomos, Kadare shprehet se kjo figurë e meritonte përkujtimin më sublim nëpërmjet artit, por sipas tij, çështja në raste të tilla shtrohet ndryshe: liria e letërsisë cenohet.
Zoti Kadare, sot publiku ka në dorë 20 vëllimet e veprës suaj të plotë letrare. Si ndihet një shkrimtar kur ka “sistemuar” thuajse totalitetin e veprës së tij të deritanishme dhe, në pak radhë, si mund të përshkruhej kjo kolanë nga autori i saj?
Është e natyrshme dëshira e çdo shkrimtari të sistemojë, siç thoni ju, veprën e tij. Një pjesë nuk e arrijnë dot. Për ata që iu krijohet kjo mundësi mund të thuhet se janë me fat. Ndërkaq, do të shtoja se për të tjerët, një gjë e tillë nuk është aspak dramatike. Në qoftë se letërsia e tyre do të jetë me vlerë, do të vijnë të tjerë që do të bëjnë atë që autori nuk e bën dot.
Botuesi juaj francez “Fayard” para shumë vitesh ka botuar pjesë të veprës suaj të deriatëhershme po në shqip. Kjo që po bëni me botimin shqip është një kalk i këtij modeli apo botimi në Shqip i veprës suaj, apo kjo kolanë ka diçka shtesë përveçse është e plotë tashmë?
Kjo është e vërtetë. Ka një botim prej 12 vëllimesh në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht, në Francë. Ndryshimi i parë prej botimit të tanishëm është se ky i fundit është i plotësuar me veprat më të fundit. E dyta është renditja e lëndës. Për arsye objektive, botimi francez ka një renditje të bazuar në tematikë, kurse botimi i “Onufri”-t në kronologji. Rëndësia e veçantë e botimit francez është versioni shqip. Duke e botuar veprën e një autori në gjuhën origjinale, paralelisht me gjuhën e vendit, botuesi i huaj, ripohon respektin më të thellë ndaj gjuhës në të cilën është krijuar kjo vepër. Në rastin e gjuhës shqipe, ky respekt ka qenë shpeshherë i munguar.
Shoqëria shqiptare ka ndryshuar shumë në njëzet vjetët e fundit, e keni sot një arketip të lexuesit tuaj në mendje kur shkruani ose a e identifikoni një të tillë kur vepra juaj vihet në kontakt me lexuesin?
Nuk e mendoj një gjë të tillë. Besoj se edhe shkrimtarët e tjerë pak e mendojnë. Marrëdhëniet shkrimtar-lexues kushtëzohen nga shumë faktorë, për të cilët asnjëra nga të dyja palët nuk është fort e qartë.
Nga botuesi i parë te botuesi juaj më i fundit në shqip, “Onufri”, sa kohë ka kaluar dhe çfarë ka diçka për t’u përmendur në marrëdhëniet tuaja me botuesit shqiptarë të veprës suaj, nga i pari tek më i fundit?
Botuesi im i parë ka qenë i vitit 1953. Ishte një shkrimtar ish-partizan, me emrin Moisi Zaloshja. Ishte shef i poezisë në të vetmen shtëpi botuese shtetërore. Unë isha nxënës në klasën e tretë gjimnaz, në Gjirokastër. Mbaj mend se ishte disi nervoz, për një arsye të fisme: disa nga vjershat, duke përfshirë njërën për Parisin, donte që, sipas kritereve të kohës, t’i hiqte, por ndërkaq nuk i bënte zemra. Më në fund, i kaloi.
Të tjerët? Nuk është lehtë t’i përcaktosh. Fjala “botues” në një shtet komunist nuk është e njëjtë me atë që përdoret sot. Shtëpia botuese, në shtetet komuniste, mbetej po ajo, në kohën që botuesit ndërroheshin (drejtorët, shefat e redaksive). Marrëdhëniet e shkrimtarëve me ta ishin të ndërlikuara, që nga ato më njerëzoret, siç ishte rasti i botuesit dhe mikut tim të shtrenjtë Drago Siliqit, gjer tek më çnjerëzoret, që, ndonëse të rralla, nuk mungonin. Desha të shtoj këtu se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë të dalloje zellin shtrëngues të botuesit nga trysnia e shtetit. Ka pasur raste kur ne shkrimtarët kemi fajësuar ndoshta më shumë se ç’duhet botuesin, kur faji ka qenë i tjetërkujt. Por kjo është një bisedë tepër e gjatë.
Kanë kaluar njëzet vjet tashmë nga rrëzimi i komunizmit dhe ikja juaj në Francë, kanë kaluar afro dyzet vjet që kur u botua “Gjenerali”, që ju bëri të famshëm dhe të padiskutueshëm dhe afro gjashtëdhjetë vjet nga botimi i vëllimit tuaj të parë me poezi “Frymëzime djaloshare”. Afro katër breza lexuesish që janë rritur me veprën tuaj. Si do të qaset një brez i gjashtë apo i shtatë ndaj veprës suaj? E tremb autorin ideja që lexuesi, me ndërrimin e brezave, mund ta braktisë pak nga pak veprën e tij?
E kam thënë dhe e përsëris se letërsia, ashtu si artet e tjera, pavarësisht në ç’vend lind, ka qenë dhe mbetet globale, planetare, në kohë dhe në hapësirë. Vlerësimi i saj bëhet nga një shumicë brezash e nga një shumicë popujsh, ndaj gabimi në vlerësim nuk mund të jetë veçse i paktë. Në mos njëri brez, tjetri do të qortojë mungesat, në mos njëri popull, tjetri do ta bëjë këtë.
Nuk është punë e shkrimtarit të merret, qoftë edhe mendërisht, me një gjë të tillë. Është një proces që zhvillohet jashtë tij.
Krahas kompletit të veprave ka dalë romani juaj më i ri “E penguara”. Është shfaqur aty-këtu mendimi se në këtë vepër përshkruhen fakte të njohura dhe personazhe të njohur. Ç’mund të na thoni për këtë?
Është një histori e njohur, kërkimi i ngjarjeve reale ose personazheve reale, në vepra letrare. Është sqaruar qindra herë se letërsia artistike, ajo që quhet fiksion, nuk ka ndonjë detyrim ndaj vërtetësisë së fakteve. Megjithatë, keqkuptimi vazhdon. Ky keqkuptim, në disa raste, është gjer në njëfarë mase i kuptueshëm. Kur përshkruhet një brez i tërë që ka pësuar fatkeqësi, ka përkime të çuditshme në fatet e këtyre personazheve. Kështu që njerëzit do të kërkojnë, dashur pa dashur, identifikimin e tyre. Romani “E penguara” iu kushtohet, siç është thënë në krye të tekstit, vajzave shqiptare që e kaluan fëmininë, adoleshencën, rininë e ndoshta krejt jetën në internim. Vetvetiu në fatin e secilës ka pika të ngjashme, tepër dramatike, me fatin e të tjerave. Por kjo nuk e përligj identifikimin.
Do të doja të përmendja se keqkuptimi i mësipërm ka qenë dhe mbetet një dukuri e njohur në letërsinë botërore, në gjitha vendet dhe shpesh është kthyer në shqetësim për shkrimtarët.
Është bërë një lidhje mes personazhit tuaj ne romanin “E penguara” me jetën e Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës, a keni pasur një nxitje nga ky rast?
Lidhur me atë çka është folur në shtyp, nëse te personazhi i “E penguara” mund të jetë projektuar figura dhe fati dyfish tragjik i Drita Çomos, koleges sonë të re, që nuk arriti dot të realizonte ëndrrën e vet të lirisë dhe të letërsisë, do të shtoja se ajo e meritonte plotësisht përkujtimin më sublim nëpërmjet artit, por çështja në raste të tilla shtrohet ndryshe: liria e letërsisë cenohet. Veç kësaj, liria e letërsisë, aq sa ç’është e bukur, aq dhe mund të jetë e rrezikshme. Ajo, ashtu siç e sublimon, ashtu dhe padashur mund ta dëmtojë personazhin. Dhe kjo është një ndër arsyet se përse letërsia refuzon çdo pakt besnikërie me realitetin.
Ju e promovuat për herë të parë kolanën tuaj të plotë, të mërkurën në Universitetin Europian të Tiranës, pse zgjodhët një universitet, pra një mjedis të rinjsh për të promovuar?
Nuk është vështirë të përfytyrohet përgjigjja për këtë pyetje. Është një ndër mjediset më të natyrshme për çdo shkrimtar në raste të tilla. Kam pasur zakonisht marrëdhënie me studentët universitarë. Kam qenë vetë student dhe kjo ka qenë njëra nga arsyet, ndonëse jo kryesorja. Mendoj se universitetet shqiptare në kushtet e reja mund të bëjnë më shumë për të qenë jo vetëm qendra të mendimit e të dijes, por edhe pika reference më të ndjeshme për gjithë shoqërinë shqiptare. Një status i tyre më solid do të ndikonte kudo.
Janë njëzet vëllime të Veprës suaj të plotë deri tani. Do të kemi një vëllim të njëzetenjëtë e më tej në këtë kolanë?
Jo, nuk do të ketë. Vepra quhet e kryer.

Komentoni
Artikuj te tjere
Ismail Kadare: Nuk i rikthehem më diktaturës....
Intervista e Ismail Kadaresë, dhënë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin ''Opinion'' në TV Klan
Kadare: Të fshehtat që i kam besuar poetit Dhori Qiriazi në diktaturë, letra për Hekuran Isain
Ismail Kadare: Si e njoha At Zef Pllumin
Ismail Kadare: Letërsia e gjuhës së ndaluar
Ismail Kadare: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ndjehen të diskriminuara
Ismail Kadare: Nuk jam nacionalist, janë vetëm 200 faqe me politikë në veprat e mia
Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09"
Kadare: Nuk mund të harrohen krimet serbe në emër të paqes ballkanike
Ismail Kadare merr titullin “Honoris Causa” në Itali
Si përgatitëm me Kadarenë arratisjen e tij në fundvitet ‘80
Ismail Kadare: Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar
Ismail Kadare: Kam qenë dëshmitar kur sulmohej Pasternak
Kadare: Thelbi i pazbërthyer i Rambujesë
Kadare: Gjatë diktaturës ishte frika e një “aksidenti” të organizuar
Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
Ismail Kadare: Baladë për vdekjen e Jusuf Gërvallës
Ismail Kadare: Për lehtësimin e ndërgjegjes shqiptare
Ismail Kadare: Krimet e pandëshkuara të komunizmit
Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut