Përjetësi » Kadare
Ismail Kadare: Nuk i rikthehem më diktaturës....
E enjte, 12.11.2009, 06:58 PM
Kolana prej 20 vëllimesh ku përfshihet vepra e plotë e shkrimtarit Ismail Kadare, është përfunduar dhe gjendet tashmë në të gjitha libraritë e vendit. Vetë shkrimtari dhe botuesi i tij, Bujar Hudhri kanë zgjedhur ta bëjnë promovimin e kësaj vepre monumentale para një auditori të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës. Shumë studentë, pedagogë, por edhe adhurues të letërsisë së Kadaresë janë njohur dje me shumë detaje rreth veprave të reja të shkrimtarit, dhe sidomos rreth romanit të fundit të tij "E penguara", një roman kushtuar vajzave shqiptare, që lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim.
Dedikuar posaçërisht për Linda B. Libri më i ri i Kadaresë ka ngjallur mjaft kërshëri. Pse pikërisht për vajzat që jetuan jetën e tyre në internim? Çfarë mbart në vetvete fjala pengesë, që del që në titullin e këtij romani, sa vend zë në të një personazh real apo një tjetër? Shkrimtari Ismail Kadare i kushtoi një hapësirë të ceremonisë së tij promovuese dje pikërisht mediave, duke dhënë përgjigje për një varg pyetjesh që u ngritën prej tyre në këtë ceremoni...
Publikimin e romanit të ri e shoqëroi edhe aludimi se personazhi të cilit i kushtohet romani është vajza e Liri Belishovës. A është ky veç një keqkuptim?
Libri "E penguara", që sapo ka dalë në qarkullim, siç e tregon edhe vetë titulli flet për një pengesë, ose më mirë për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është shtruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. Libri i kushtohet një vajze, por njëkohësisht edhe gjithë vajzave shqiptare që kanë qenë në internim. Pra, jo siç mund të thuhet, një emri apo një tjetri. Pak a shumë ky është një fiction, një vepër letrare. Nuk e shoh me vend të sqaroj gjëra që dihen prej vitesh. Dhe, letërsia nuk ka ndonjë detyrim faktik ndaj jetës.
Përse pikërisht vajzat e internuara?
Sepse, unë kam pasur gjithmonë një ndjeshmëri të veçantë ndaj të gjithë pjesë së popullit shqiptar që ka pësuar brenga të ndryshme. Por, veçanërisht më kanë prekur shumë herë në jetën time brengat e vajzave shqiptare. Ndoshta ju kujtohet që unë vite përpara kam shkruar një vjershë shumë popullore në Shqipëri: "Mësueset e fshatit" që pak a shumë ka këtë ndjeshmëri. E kam shkruar ndoshta 30 e ca vite më parapara. Nga udhëtimet e mia nëpër Shqipëri kam vënë re se vajzat shqiptare, në mënyrë të veçantë kanë thithur një pjesë të brengës së madhe shqiptare. E kanë përballuar. Edhe në rastin e një tragjedie të tillë siç është internimi, atyre ju ra për pjesë një prej fateve më të hidhura të kombit shqiptar.
Veç kësaj, kjo është letërsi dhe një shkrimtar nuk pretendon të bëjë enciklopedinë e vuajtjes, të dhimbjes apo të brengës. Ai lidhet me një pjesë të saj sipas ligjeve që dëfton letërsia.
Kolona e veprës tuaj të plotë është quajtur ndryshe edhe si testamenti juaj. Ç'do të thotë për një shkrimtar që është në kulmin e krijimtarisë së tij (gjë që e cilësojnë shpesh studiuesit tuaj këto dy- tre vite), dhe të botojë veprën e tij testamentore?
Ndryshe nga ç'thonë studiuesit, unë nuk e besoj se jam në kulmin e krijimtarisë. Pavarësisht se kjo zakonisht thuhet për t'i bërë qejfin një shkrimtari. Por, nga ana tjetër është njerëzore.
Edhe pse vitet e fundit keni botuar disa romane njërin pas tjetrit...?
Botimi i këtyre romaneve ka të bëjë thjesht me një rastësi.
Në kolanën e sapo përfunduar dimë që ka edhe vepra të panjohura...
Po, ka disa vepra të pabotuara dhe të panjohura më parë, të cilat janë përfshirë në këtë kolanë. Ka një roman të tërë, veç romanit "Aksidenti", por ka edhe një vepër tjetër sui generis, një lloj vepre eksperimentale midis një projekti për film ose për një tjetër pamje të arti. Kështu e kam quajtur, dhe me këtë eksperiment letrar mbyll edhe këtë kolanë.
I përkthyer në shumë të gjuhë të botës, e nga ana tjetër në Shqipëri lexuesit kanë ndjekur me ëndje çdo botim tuajin të ri. Si ndihet një shkrimtar mes lexuesit të vendit të tij?
Lexuesi i vendit tënd zë gjithmonë një vend të veçantë, natyrisht. Kjo, pavarësisht se mund të kesh lexues nga dhjetëra vende. Ai është lexuesi që të ka lexuar i pari, ku së pari ka lindur vepra jote. Vetvetiu, në mënyrë të pashmangshme, krejt natyrshëm zë atë vendin bazik në morinë e lexuesve botërorë. Kjo nuk do të thotë se patjetër është ai më i rëndësishmi, por ai është i veçantë gjithmonë. Mund të jetë më i paktë se të tjerët në numër, por vendin e veçantë e ka të siguruar gjithmonë.
Ç'mund të thoni për lexuesit e rinj të veprës tuaj, të një brezi 20-vjeçarësh si këta studentë?
Nuk jam në gjendje të dalloj lexuesin e rinj nga të vjetrit, lexuesi gjithmonë ka një vazhdimësi, ashtu si edhe jeta njerëzore.
Botuesit e veprës tuaj janë të shpërndarë në gjithë botën. Si është marrëdhënia juaj me ta krahasuar me përvojën tuaj të botimeve në Shqipëri?
Në Shqipëri unë tashmë kam vetëm një botues. Kam pasur shumë të tillë, sepse të gjithë ne shkrimtarët shqiptarë kemi pasur shumë botues, kemi pasur një shtëpi botuese të shtetit dhe shumë botues që ndërroheshin, që dënoheshin, që shkarkoheshin, që vinin përsëri etj, etj. Në botë, sigurisht që kam shumë botues. Në çdo vend, në çdo gjuhë kam botuesit që i përgjigjen asaj gjuhe. Janë shpërndarë në mbi 35-40 vende të botës.
A do t'i riktheheshit diktaturës sërish me një vepër tjetër?
Jo, nuk besoj se do t'i kthehem më kësaj teme...

Komentoni
Artikuj te tjere
Intervista e Ismail Kadaresë, dhënë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin ''Opinion'' në TV Klan
Kadare: Të fshehtat që i kam besuar poetit Dhori Qiriazi në diktaturë, letra për Hekuran Isain
Ismail Kadare: Si e njoha At Zef Pllumin
Ismail Kadare: Letërsia e gjuhës së ndaluar
Ismail Kadare: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ndjehen të diskriminuara
Ismail Kadare: Nuk jam nacionalist, janë vetëm 200 faqe me politikë në veprat e mia
Ismail Kadare, "Princ i Asturias ‘09"
Kadare: Nuk mund të harrohen krimet serbe në emër të paqes ballkanike
Ismail Kadare merr titullin “Honoris Causa” në Itali
Si përgatitëm me Kadarenë arratisjen e tij në fundvitet ‘80
Ismail Kadare: Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar
Ismail Kadare: Kam qenë dëshmitar kur sulmohej Pasternak
Kadare: Thelbi i pazbërthyer i Rambujesë
Kadare: Gjatë diktaturës ishte frika e një “aksidenti” të organizuar
Ismail Kadare: Pse u largova në vitet ‘90
Ismail Kadare: Baladë për vdekjen e Jusuf Gërvallës
Ismail Kadare: Për lehtësimin e ndërgjegjes shqiptare
Ismail Kadare: Krimet e pandëshkuara të komunizmit
Kadare: Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skënderbeut
Ismail Kadare: Libri, Gjirokastra, shqiptarët...