E merkure, 21.04.2021, 10:34 PM (GMT+1)

Kryeshkrim

Baki Ymeri: Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik

E enjte, 29.10.2009, 09:37 PM


Fanatizmi dhe Liria
Fanatizmi dhe Liria
Mendime mërgimtarësh


Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Atdhetarizmi si ndjenjë e shenjtë nuk do të humbet kurrë. Do të humbin vetëm ata që nuk kanë ditur të japin kontribut për fisnikërimin e tij. Për fat të keq, përçarjen si një sëmurje e rëndë kronike, e kemi ende prezente në gjirin tonë, që nga trojet etnike e deri në diasporë. Po qe se i analizojmë ata që i njohim, konstatojmë se shumica e tyre ende vuajnë nga komplekset e interesave komuniste të nepotizmit. Në vend të principeve, zotërojnë klanet ballkanike të përçarjes, që nga familja e fqinjët, e deri në instanca institucionale. Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindasit tanë dikurë, apo siç veprojnë hebrenjtë sot, një komb i martirizuar që e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e përçarjes ndëshqiptare shëmbëllen me politikën barbare të dominimit osman, dukuri këto që i kompromitojnë vlerat morale përmes braktisjes së interesave nacionale në favor të egoizmit dhe të interesave personale. Po qe se e pyet në e përcjell shtypin e përditshëm, edhepse fiton disa mijë euro në muaj, ta kthen majmunërisht: “Nuk më intereson politika!”. Thuase shtypi paska vetëm politikë, e jo edhe këshilla se si mund të shpëtosh nga injoranca ballkanike përmes fisnikërimit të shpirtit me dituri dhe shndërrimit të shqiptarit në një engjëll të prekur nga flatrat e engjëllit.

Terri dhe Drita
Terri dhe Drita
Si i karakterizon Kosovë Rexhë-Bala, te ish/Qëndresa shqiptare e Suedisë, këta gjysmakë: “Një majmun mbi një degë, më zgërdhihet majmunisht e më thot: “Ha bukesuxhuk, pi e qi(ndro) në jetë me lezet, se nuk ka levërdi puna kulturore në këtë shoqëri”! Unë e pyes Darwinin: “Mos vallë lindi majmuni prej njeriut?” dhe shpresoj se një ditë do të njerëzohen majmunat e këtillë, dhe do të zgjidhin me mençuri nyjet e lamshit të ngatërruar të njëmendësisë azilante”. Këtë që e thot para 20 vitesh kryeredaktori i Qëndresës, e konfirmon më vonë Hajdin Abazi, poet, prozator dhe atdhetar. Duke parafrazuar mesazhin e tij, konstatojmë me keqardhje se Besa, simotra e Qëndresës në Suedi, shkon duke u shuar. Pse? Ngase shqiptarët hedhin më tepër para për për pije e cigare, se sa për gazeta shqiptare. Për azilantë të këtillë, Ajvaz Voka thoshte se ata që e kanë zëvendësuar atdhetarizmin me fetarizëm, kanë shkuar kuaj e janë kthyer gomarë.  Te Kalorësi  Karadakut, një nga kryeveprat e letërisës shqipe, Ibrahim Kadriu ua çvesh identitetin injorantëve përmes sintagmës së parafrazuar: Nikolla Skufai ua kishte frikën spiunimeve të fanatikëve që identifikonin përkatësinë e gjakut me përkatësi feje. Një injorant i këtillë, gjakprishur përnga fjalori, që i jep prioritet islamizmit në vend të atdhetarizmit, është majmuni elektronik Tano Turku, që e shfrytëzon blogun e Çamërisë si një WC publik për denigrimin e figurave qëndrore të kombit, identitetin racist të cilit janë duke e nxjerrë në pah trimat e Zemrës Shqiptare.


Musa Efendiu duke folur kunder Flamurit Shqiptar
Musa Efendiu duke folur kunder Flamurit Shqiptar
Dea Butrinti ka të drejtë kur fshikullon pandjeshmërinë e shqiptarëve të Gostivarit që tolerojnë shtëpi publike me lavire të huaja pranë xhamisë. Kush janë ata që i fshehin gratë e veta duke e turpëruar Kosovën me 310 shtëpi publike në zemër të Dardanisë! Mos është vallë fjala për ndonjë aleancë të kurdisur nga barbarët tanë në bashkëveprim me kriminelët e Serbisë dhe kopilat e Azisë! Kush janë ata që kanë krijuar pasuri fantasmagorike duke e lënë popullin në mjerim! Sipas konstatimeve të një pakistanezi, të botuara te Qëndresa e Malmos (nr.3-4/1991) “Shqiptarët s’kanë çka lypin në Evropë, ngase këmbët i kanë në Ballkan, kurse kokën në Azi”. Jo për të gjithë e kemi fjalën, por vetëm për do majmuna që fyejnë Skënderbeun e Kadarenë, mamanë time e mamanë tënde. Kush janë këta që hedhin gurë e drurë kundër vlerave të kombit? Këta janë injorantët, fanatikët dhe kopilat e kombit që rendin pas shejtanit duke denigruar vlerat e vatanit. Kjo ishte e para: një fenomen ballkanik i pandjeshmërisë që të shqetson, jo vetëm në diasporë. E dyta ka të bëjë me titullin e paralajmëruar: Shqiptarët altruizmi, atdhedashuria dhe nevoja për zëvendësimin e përçarjes me unitet.


Kosova është shkëndija që e kall energjinë

Është një sintagmë që e përsërisim derisa ëndërrat të behen realitet. Shqipëria nuk mund të jetë e tërë pa gjymtyrët që ia shkëputën barbarët e Serbisë pas zullumeve barbare të Turqisë. Ajo nuk mund të bëhet siç ishte, pa sakrifica. Jo për gjakderdhje e kemi fjalën, por për djersëderdhje politike e diplomatike, dhe për zëvendësimin e çallamit ballkanik me punë, dashuri dhe atdhedashuri. Shqipëria e brendshme, Shqipëria e jashtme dhe Diaspora shqiptare. Shtatëmilionë në Ballkan dhe pesëmbëdhjetëmilionë shqiptarë në botë, janë fakte konkrete që i ka bërë publike Lidhja Shqiptare në Botë, e prirë nga do kosovarë të mençur si Orhan Kubati, Nazmi Jakurti dhe Liman Kurtishi. E kanë thënë rumunët, dhe e themi edhe ne, se fati i botës varet nga Kosova. Kosova është koka e Shqipërisë, shkëndija që e kall energjinë. Ndjenja kombëtare është ajo ndjenjë e shenjtë që e siguron ekzistencën e popujve. Historia e Shqipërisë është historia e dritës së dashurisë. Bashkimi kombëtar, pavarësia e Kosovës dhe çrobërimi i Maqedonisë nga prangat e shovinizmit ishin perspektiva që shkojnë
Kamxhiku i fanatizmit
Kamxhiku i fanatizmit
duke u shndërruar në realitet: Langsam aber sieher. Shqiptarët e Maqedonisë i pranojnë të gjitha vuajtjet, por ata nuk do ta pranojnë kurrë padrejtësinë, pabarazinë, fanatizmin dhe diskriminimin.


Populli shqiptar i ka do cilësi, që s’i ka kush tjetër në botë: Trimërinë, Besën dhe Tolerancën. Dhe s’i ka ato që i kanë të tjerët: Atdhedashurinë, Altruizimin, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e bashkuara të Shqipërisë janë ëndrrat e mërgimtarëbve tanë. E para u realizua para ca shekujsh, ndërsa e dyta shkon duke u realizuar falë Zotit, Amerikës dhe Evropës së Bashkuar. Është kjo një ëndërr, që një ditë mund të bëhet realitet, dhe atë me një kusht: po qe se e braktisim përçarjen ndërshqiptare, fanatizmin fetar dhe bajraktarizmin politik. Kurë do të vijë koha kur do të marrim shembujt e librave të shenjtë? Kurë do të vijë koha të themi se Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë kanë një klasë politike të shëndetshme që e vë në lëvizje jetën ekonomike dhe shpirtërore? Kush mund të na e kontestojë atëherë të drejtën për t’u bërë kombi më i admiruar në botë? Shqipëria reale, përmes betejave të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, përmes altruizmit të Nënës Terezë, dhe përmes mençurisë së Ibrahim Rugovës dhe Kadaresë, kaherë e ka përfituar të drejtën për jetë.

Fluturimi ne mjerim
Fluturimi ne mjerim
Tano Turku duke lehur kundër Skënderbeut
Tano Turku duke lehur kundër Skënderbeut



(Vota: 27 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora