E premte, 26.04.2024, 08:02 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Veriu i Mitrovicës, bombë e kurdisur

E marte, 08.09.2009, 09:03 PM


Veriu i Mitrovicës, bombë e kurdisur

Nga Faik Krasniqi, Publicist i pavarurnga Prishtina

Serbet qarkullojne lirshem në pjesen jugore te Mitrovices, ku dominon shumica e shqiptareve, kurse ne pjesen veriore te Mitrovices ku dominon shumica serbe ,shqiptaret nuk guxojne te qarkullojne lirshem nga kriminelet serb te ashtuquajtur ’’rojat e ures’’te udhehequr nga krimineli serb Milan Ivanovic. Prej kohesh, asnje incident nuk u ka ndodhur atyre,por pikerisht jane serbet qe po nxisin dhe po shkaktojne incidente,kete e jane duke e deshmuar edhe tash, por incidente te pergjakshme kane bere edhe ne te kaluaren,si ne vitin 2000 kur u debuan nga pjesa veriore mbi 10000 shqiptare,mbi 30 u vrane dhe me dhjetera u plagosen,dhe me 17 mars 2004 kur ndodhen trazirat pas vrasjes ne lume te 3 femijeve shqiptare nga kriminele serbe,ku atebote Kosova u gjende para nje lufte etnike. Ata levizin pa kurrfare droje, autobuset qe shkojne ne Beograd nga Mitrovica nuk i shqeteson askush. Sidomos, qe prej shpalljes se pavaresise e ketej popullata shqiptare ka treguar se eshte e matur dhe di ta vleresoje situaten. Mitrovica eshte pershkruar gjithnje si nje "bombe" e kurdisur qe mund te shpertheje çdo moment kur nxehen gjakrat. Refuzimi i ndertimit te shtepive ne lagjen "Kroi i Vitakut" nga disa serbe jokonstruktive dhe kriminele serbe qe shkaktojne gjithmone dhune madje edhe me viktima, eshte nje perpjekje për destabilizim, qe deri me tash kane arritur me sukses ta destabilizojne veriun e Mitrovices. Por, njekohesisht as nuk do te ben te tolerohet ne pafundesi. Nderhyrja e EULEX-it, misionit qe ka marre pergjegjesi per rendin dhe ligjin në veri të Kosoves, eshte krejtesisht e arsyeshme, e ’’mirepritur’’ edhe nga vete serbet(nje pjese prej tyre) qe duan nje jete te qete e pa tensione.
Acarimi i situates nga elementet kriminale(te nxitur nga Beogradi zyrtar) qe vazhdojne te veprojne ne pjesen veriore të Mitrovices, eshte nje akt skandaloz dhe deshmon se kush në fakt eshte duke e penguar paqen në kete pjese te Republikes se Kosoves. Secili qytetar i ketij vendi ka te drejte te kete pronen e tij, shtepine e tij, jeten e tij te qete. Ata serbe qe po e pengojne kete duhet te perballen jo vetem me gazin lotsjelles te policise, por me drejtesine. Pa i bllokuar ata, veshtire se do te kete nje paqe afatgjate në Mitrovice. Kjo komune ka nevoje te zhvillohet, te terheqe investime dhe jo t'i bjerre energjite per te pajtuar ata qe bejne krime, ndersa pasojat i vuan popullsia e pafajshme, shqiptare apo serbe qofshin ata.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora