E enjte, 26.11.2020, 08:55 PM (GMT)

Reportazh

Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit nga Stublla e Kosoves - Engjëll Koliqi, në universitetin Fumec, në Belo Horizonte

E enjte, 13.09.2007, 09:29 PM


EDHE NJË LIGJËRATË E SUKSESSHME E PROFESORIT NGA STUBLLA E KOSOVËS – ENGJËLL KOLIQI, NË UNIVERSITETIN FUMEC, NË BELO HORIZONTE:

MJESHTRI I MIRË I FAKTOGRAFISË HISTORIKE DHE TË REALITETIT TË KOSOVËS IA SHTON MIQT VENDIT TË TIJ

Gjatë Konferencës Latino-Amerikane për të Drtejtën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare (COLADRI), ligjëruesi nga Kosova ishte në qendër të vëmendjes dhe ka marrë shumë kërkesa për ligjërata nëpër universitetet tona. Mbrëmë Prof Engjëll Koliqi ka pasur një ligjëratë shumë të sukseshme në Universitetin FUMEC. Shumë nga të pranishmit, duke e përcjellë me vëmendje pjesën e ligjëratës, mbi luftën e fundit në Kosovë, janë emocionuar, deri në rrjedhjen e lotëve. Drejtuesit e këtij universiteti i kanë organizuar një pritje solemne ligjëruesit special dhe kanë shprehur interesimin e tyre për të filluar një bashkëpunim të rregullt me Universitetin e Prishtinës dhe me universitete të tjera kosovare.

Shkruan: Caio WERNECK

Prof Dr Walter Alves Victorino i dhuron ligjëruesit një falënderim dhe një laps special, në shenjë mirënjohjeje për ligjëratën e frytshme mbi Kosovën
Belo Horizonte, 13 shtator 2007. – Siç kemi njoftuar edhe më parë, gjatë Konferencës Latino-Amerikane për të Drejtën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare (COLADRI), ligjëruesi nga Kosova – Prof Engjëll Koliqi, duke e përfaqësuar vendin e tij në mesin e 42 vendeve pjesëmarrëse, ishte në qendër të vëmendjes dhe ka marrë shumë kërkesa për ligjërata nëpër universitetet tona, anekënd Brazilit. Edhe kjo ligjëratë, sikurse veprimtaritë e tjera të veprimtarit nga Kosova,  ishte kontraktuar nga Ndërmarrja për Diplomaci dhe Projekte Ndërkombëtare – DIPROJINT, me seli në Belo Horizonte.
Mbrëmë, në ora 18:30 Prof Koliqi, i shoqëruar nga drejtueset e DIPROJINT – profesoreshat e nderuara – Dr Vera Lucia Alves Neves, në cilësinë e presidentes dhe Esmeralda de Carvalho Castro, në cilësinë e drejtoreshës së përgjithshme, është pritur solemnisht në drejtorinë (dekanatin) e Fakultetit të Shkencave Ekonomike të Universitetit FUMEC, nga prorektor i këtij universiteti – Prof Dr Ricardo José Vaz Tolentino, nga drejtoresha e përgjithshme (dekanja) – Dr Maria da Conceição Rocha dhe nga shefi i katedrës për negociata e marrëdhënie ndërkombëtare Prof Dr Walter Alves Victorino. prorektor i këtij universiteti – Prof Dr Ricardo José Vaz Tolentino. Siç ka pohuar vetë, dekanja kishte studjuar mbi Kosovën, gjithë ditën, duke bërë kërkime në internet. Mikpritrësit i kanë thënë mysafirit, se janë shumë të interesuar të fillojnë një bashkëpunim të rregullt me Universitetin e Prishtinës dhe me universitete të tjera në Kosovë. Ai i ka falënderuar për interesimin dhe i ka siguruar se do jetë bashkëpunëtori i tyre në këtë drejtim dhe do t’i lidhë sa më parë që të jetë e mundur me Universitetin e Prishtinë, si i vetmi universitet publiki në Kosovë e pasi t’i njohë mirë pronarët dhe drejtuesit, pse jo edhe me universitete të tjera. Si mikpritësit, poashtu edhe mysafiri, kanë theksuar se ia vlen për një bashkëpunim me Kosovën, sepse megjithëse një tokë e vogël dhe një popull numerikisht i vogël, atje do të ketë mjaft interese reciproke, në dobi të shkëmbimeve profesionale, por edhe të anës materiale-ekonomike, për faktin se ajo është toka më e pasur e Europës, ku gjenden shumë minerale, që nga hekuri e deri në uranium.
Pastaj, të gjithë së bashku kanë shkuar në një sallë të katedreës së negociatave dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, e mbushur përplot me studentë të kësaj katedre dhe të katedrës së të drejtës ndërkombëtare. Bashkë me studentët në sallë ishin edhe shumë profesorë të këtij universiteti. Si zakonisht, ligjëratën e tij Prof Engjëlli e ka filluar me një përshkrim historik të faqeve më të rëndësishme të zhvillimeve në tokën e tij, që nga Dardania Antike e deri ne ditët e sotme, duke theksuar se Dardania që dikur kishte mbi 110 mijë kilometra katrorë, sot ka mbetur një Kosovë e Vogël me një territor prej vetëm 10.887 kilometrash katrorë, ende në pritje të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë dhe të drejtës legjitime të sovranitetit shtetëror. Ligjëruesi ka përmendur edhe personalitetet e mëdhenj që kjo tokë i ka falë njerëzimit mbarë, duke mos i harruar Shën Konstantinin (perandori që dekretoi lirinë e besimit fetar, si aktin e parë zyrtar të demokracislë njerëzore), Shën Niketë Dardanin (autorin e hymnit të kishës univerzale botërore TE DEUM), heroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbe (mbrojtës i krishterimit europian, i njohur nga papët e kohës si ATLET I KRISHTIT), si dhe shenjtëreshën e dashurisë – Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, si nënë e botës mbarë.
Më shumë se zakonisht, kësaj radhe ligjëruesi është ndalur në peripecitë e Kosovës nën shtypjen serbosllave, nën regjimin e ish Jugosllavisë e pastaj edhe nën regjimet e Beogradit, të drejtuara nga ish kryekrimineli i Ballkanit – Sllobodan Millosheviqi. Ai duke folur për periudhën e terrorit shtetëror të Beogradit mbi shqiptarët dhe për zhvillimet e luftës, që kishte mbërritur deri në shkallën e gjenocidit, i ka emocionuar të pranishmit, deri në rrjedhje lotësh. Me shumë mjeshtri ka përshkruar vlerat e mëdha deri në flijim të Kryeheroit të Luftës Çlirimtare – Adem Jashari dhe të Kryestrategut të Konstruktimit të Shtetit të Kosovës – Dr Ibrahim Rugova. Gjithashtu të praniushmit i ka njoftuar edhe me përgatitjet e bëra për funkionimin e shtetit, mbas njohjes së pavarësisë, duke thënë se janë në themelim ministritë e punëve të jashtme, me shërbimin diplomatik dhe të mbrojtjes, që ende i mungojnë Qeverisë së Kosovës. Ai i ka siguruar të pranishmit se vendi i tij ka mjaft risurse njerëzore dhe materiale, për të funksionuar si një shtet i fortë dhe si shembull tipik për ndërtimin e demokracisë, duke sjellë madje edhe shembuj konkretë nga privilegjet që Qeveria e Prishtinmës siguron dhe zbaton për minoritetet që jetojnë atje.
Profesorë të këtushëm, duke i shprehur komplimente për këtë ligjëratë kaq domethënëse, të ilustruar edhe me fotografi, me programin kompjuteriki “power point”, kanë thënë se studentët e pranishëm në këtë ligjëratë janë të njohur si provokatorë të mëdhenj, me breshëri pyetjesh, mirëpo kësaj radhe pyetjet kanë munguar, për arsye se gjithçka është shpjeguar rrjedhshëm nga Prof Koliqi dhe ata e kanë ndjekur me shumë vëmendje dhe kanë kuptuar mirë dhe me bindje të plotë çdo gjë që ka parashtruar sonte ligjëruesi nga Kosova. Ligjëratën e kanë ndjekur edhe redaksi të shumë mediave të këtushme, si dhe xhiruesit e shtëpisë filmike “Supernova”, që në bashkëpunim me televizionin publik REDE MINAS po përgatisin filmin dokumentar 90 minutësh “Engjëll Koliqi – Zëri i Kosovës”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora