E enjte, 28.03.2024, 10:36 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Liqeni i Pogradecit, krijesë e patradhtueshme

E hene, 25.06.2007, 05:57 PM


Falë investimeve, sezoni veror, premton më shumë turistë këtë vit

Udhëtim në bregliqenin me moshë disa milionë vjetësh

Gjithçka mund të tradhtohet, lehtësisht ose me dhimbje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë me liqenin e Pogradecit.

Nëse të bie rasti të prekësh qoftë edhe një herë ujërat e kësaj perle, atëherë, si pa dashje, por edhe me një dëshirë të fshehtë, të pashpjegueshme, do të gjendesh sërish aty, për t'u përkëdhelur përsëri nga uji dhe era, por edhe nga oksigjeni që gjendet me shumicë, më shumë se në çdo liqen tjetër të Ballkanit, por edhe më tutje...

Kështu nuk ka ndodhur vetëm me pushuesit e ardhur nga rrethet e tjera të vendit apo nga Maqedonia dhe Kosova, por edhe me turistët e vendeve më të largëta të botës.

Këtë vit pritet që pushuesit të jenë edhe më të shumë.

Liqeni i Pogradecit

Jo vetëm banorët e Pogradecit, dhe jo vetëm shqiptarët, pavarësisht se cilit rreth i përkasin, por edhe të ardhurit nga vende të tjera të planetit, kanë mësuar një të fshehtë të çuditshme të këtij liqeni. Ky liqen ngjan me një vajzë lozonjare, që di të krihet dhe lahet në çdo stinë të vitit, madje e tillë ka qenë që në fillesat e saj, 2 apo 4 milionë vjet më parë, kur ujërat e liqenit të Prespës gjetën rrugën për të dalë në Pogradec, "duke u grindur" me shkëmbinjtë e Malit të Thatë, i cili për shekuj me radhë nuk donte të hapte rrugën që hyjnesha të zbriste në Pogradec (punë xhelozie).

Dhe që atëherë kjo mrekulli hyjnore mbeti e dashura e banorëve të epokës së neolitit (6000 - 2000 vjet p.e.s), të cilët jetonin aty, mbeti dashuri e Enkelejdëve, e Desaretëve dhe e pogradecarëve të sotëm.

Por nuk është kaq e fshehta e kësaj mrekullie joshëse. Kjo zonjë miliona vjeçare vërtet di të krehë flokët e saj të shkumëzuar dhe të lahet me ujë burimesh që vijnë jo vetëm nga Prespa dhe burimet shkëmbore të Malit të Thatë, por edhe nga burimet nëntokësore. Tashmë gjithkush e di, se uji i liqenit të Pogradecit lëviz jo vetëm në sipërfaqe, por edhe në shtresat më të thella të tij, duke nxjerrë përherë në brigjet perëndimore gjithçka që nuk është e tij.

Kjo dukuri është mjaft e veçantë për këtë liqen.

Në gjithë jetën e saj kjo krijesë e magjishme është përpjekur të mos jetë e përfolur, veçanërisht për ndotje, si për të mbrojtur nderin e Enkelejdëve, të cilët e kishin njohur gjithnjë të virgjër.

Tashmë liqeni i Pogradecit do të jetë vërtet i pastër.

Bregliqeni 35 kilometra

Në 35 kilometrat e bregut të liqenit janë bërë investime të tjera.

Nëse do të gjendesh, qoftë dhe rastësisht, në një nga mbrëmjet e këtij qyteti, do të shohësh që parku i gjelbër është i mbushur krejtësisht me njerëz në shëtitjen me sytë nga liqeni, sepse hiret që shpalos kjo bukuri të mbajnë të magjepsur, si në një dashuri që trallisesh me shikimin e parë. Në gjithë parkun tregojnë, banorët e këtij qyteti, gjen lokale luksoze, stola, tavolina, kënde lojërash, ndriçim të plotë, pemë dekorative, lule qetësi, siguri, çlodhje të vërtetë. Vitin e kalua pati të ardhur nga Gjermania, Austria, Holanda dhe vende të tjera nga vise të largëta të botës.

Nuk munguan as kosovarët, maqedonasit, të cilët nuk harrojnë të thonë se Pogradeci është edhe qyteti i luleve.

Në të vërtetë janë të shumtë ata që të flasin për artin kulinar të këtij qyteti.

Korani është peshku që gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në atë të Bajkalit, gatimi i shpendëve dhe kafshëve të egra është një mrekulli që i shkon për shtat zonjës magjiplotë, e cila i di të gjitha çudirat që habisin lënien njerëzore.

Bregu më i frekuentuar

Bregu më i frekuentuar i kësaj krijesë ujore, të ëmbël dhe hyjnore shtrihej nga Kalaja e qytetit, "te huçkat" siç e quajnë pogradecarët dhe deri te stacioni hekurudhor. Por këtë vit gjithë bregu do të jetë i pastër dhe i këndshëm për të gjithë mysafirët. Banorët tregojnë se në gjithë shtrirjen gjen investime të shumta të turizmit familjar, madje jo vetëm hotele, vila, por edhe mundësi argëtimi.

Ky liqen është kaq të grishës sa të çon në deri në kufijtë e pa përballimit, të mos rezistencës për të prekur trupin e saj.

Për pogradecarët liqeni është krenaria e tyre.

Jo më kot, shpjegojnë ata, që nga koha romake na vijnë emra të tillë si "Lyhnidas" që do të thotë "Liqeni i Dritës" apo "Paradise" që do të thotë "Liqeni i Parajsës".

Këtu Enkelejdët dhe Desaretët, thonë jo pa krenari banorët e këtij qyteti, themeluan shtetin ilir. Madje ja ku është dhe kalaja, atje në kodër, 870 metra më lart. Këtu ka kaluar edhe rruga Egnatia, shtojnë ata, dëshmi e saj ka mbetur ura e Golikut. Nuk janë të rastësishme as mozaikët e Linit të ndërtuar në shekullin VI-VII e. s., ndërkohë kujtojnë se UNESCO e ka shpallur Pogradecin "Vend me trashëgimi natyrore dhe kulturore me rëndësi botërore".

Pogradeci ofron këtë viti

Ujë 24 orë, rrugë të rregulluara dhe jo më derdhej ujërash të zeza

Uji i pijshëm që i ka munguar këtij qyteti, tashmë do të jetë i pranishëm 24 orë pa ndërprerje, fal një investimi të qeverisë gjermane.

Ndërkohë janë kryer investime në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, ndërsa janë shtuar katër lulishte të reja.

Burime pranë bashkisë së Pogradecit bëjnë të ditur se shërbimet e hotelerisë kanë rritur ndjeshëm standardet e tyre.

Për herë të parë ujërat e përdorura nuk do të derdhen më në këtë liqen. Duke filluar që nga Enkelana e deri te blloku i vilave qeveritare, në gjithë gjatësinë e bregut liqenor nuk do të ketë prani të ujërave të tilla.

Tashmë pushuesit vendas dhe të huaj kanë më tepër arsye për të qenë në Pogradec. 



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora