Kristaq Turtulli: Shuplaka
Shumë vite kanë kaluar, gjysmë shekull por e, sot e kësaj dite më përvëlon faqja nga shuplaka e parë dhe e fundit e tim ati. Ati im ndjesë pastë ishte burrë i heshtur, fjalëpakë veç, kishte dorë të rëndë. Im atë mdërroi jetë herët, kur isha ushtar, larg, në shërbim. Më ngeli peng, s' e gjeta gjallë, t'i merrja uratën,- foli trishtueshëm Nestori...


























