E enjte, 16.05.2024, 12:45 PM (GMT+1)

Isopolifonia, në udhëkryq mes traditës e modernes

Në festivalin e fundit, pa mohuar vlerat melodioze të këngëve apo të teksteve të qyteteve të tilla si Korça, duam të themi se ky qytet kishte dalë nga instrumentet tradicionale (dhe këtë ka disa vite që e bënë), pra ajo kishte në përbërjen e orkestrinës së saj kitarë elektrike por edhe organo, instrumente që siç e thamë nuk kanë qenë përdorur në gjenezën e këngës qytetare, gjë e cila bie ndesh me traditën. Dhe po të njëjtë gjë mund të themi edhe për Dibrën deri diku edhe për Tiranën...

Si të parandaloni infeksionin e syrit

Sy të skuqur, të rëndë, të ndjeshëm ndaj dritës? Janë këto disa nga simptomat e konjunktivitit (infeksionit të syrit). Por nga se shkaktohen dhe si mund të trajtohen këto probleme?...

Si u masakrua familja e Marash Vatës

Si u masakrua familja e Marash Vatës, bajraktarit të Shkrelit Dëshmia e 79 vjeçarit Prek Gjelosh Vata: "Familja jonë që rrjedh prej trungut të bajraktarit të Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kundër turqëve dhe serbo-malazezëve...

Diellza Kolgeci - Unë, pretendentja për kryeministre

Emri i saj lidhet me pasarelat, këngën apo aktrimin. Së fundi edhe si stiliste mode. Por Diellza Kolgeci synon shumë më tepër se kaq. Vajza e politikanit kosovar rrëfen planet e saj. Ku përfshihet edhe një libër autobiografik. Dhe ca sekrete të tjera...

Akrokeraune, Kaloresit E Shen Graalit

Malet e Vetetimave. Me pelqen gjithmone te kthehem tek ky toponim i sterlashte, gati homerik. Shtate vjet kam bere kerkime ketu. Kripa detare, deri diku m'i ka gurezuar eshtrat. Nuk epem, ndonese me trishtim dhe pikellim te kalimit te moshes, ribehem ne rinine e dikurshme kur kisha krijuar per here te pare ne Shqiperi Sektorin e Arkeologjise Nenujore...

Ema Andrea

Kur gjërat nuk shkojnë sipas planeve të mirëpërcaktuara. Dhe kur të tjerët nuk të hapin dyert. E megjithatë mund t’i dilet mbanë. Duke qenë e pavarur. Jo vetëm në jetën profesionale. Por edhe në atë private...

Orinda Huta, I’m a big, big girl

Nga ajo vajza e vogël që përkëdhelej në skenë ndërsa këndonte “Të dua, të dua, të dua...”, tani fare pak ka mbetur. Ledhat janë po ato, ndërsa pamja prej fëmije është zhdukur përgjithmonë, përveç buzëqeshjes dhe syve të qelqtë... Vajza e vogël, “baby” i “Këngës magjike”, Orinda Huta, është rritur dhe ka marrë një pamje mjaft “sexy”. E ndërgjegjshme për bukurinë e saj fizike, veç veshjes së skenës gjithmonë e më provokuese, ajo ka ndryshuar edhe stilin e të kënduarit. Në vend të teksteve të dashurive të adoleshentëve, tani ajo këndon “harrova trupin tim ta prek, ta ndjej...

Shqiptarja e bukur ne kornize

Nje poet danez dashurohet pas nje vajze te bukur shqiptare. Nje miku i tij piktor, ia perjeteson ne telajo. Vepra, e zbuluar se fundmi nxjerr ne drite gruan. Vec saj edhe nje histori te pathene: ate te nje familje shqiptare ne Rome...

Ingrid Gjoni: Unë marr gjithmonë atë që dua

Mjaft rrezatuese dhe brilante në skenë, por e thjeshtë, pa tualet, me atlete, në jetën e saj të përditshme. Mes këtij binomi shfaqet figura e artistes së re mjaft të talentuar Ingrid Gjoni, e cila karrierën e saj artistike e ka filluar që në moshë të vogël, ku i është dashur të përballet me vështirësitë e botës së artit...

Mihallaq Andrea Dëshira ime, recital në Tiranë

Kur ishte në moshën e rinisë, në kulmin e krijimtarisë dhe të lavdisë së tij, bukuroshi korçar 182 cm, Mihallaq Andrea, në atë kohë 26 vjeç, iu nënshtrua një operacioni të frikshëm. Mjeku i shquar dhe shoku i tij më i ngushtë i atyre viteve, Ylli Zicishti, i përlotur dhe me bisturinë e tij të pagabuar në dorë, i preu këmbët...

Marseda: Violina dashuria ime e parë

Kjo nuk është një rastësi pasi unë jam marrë me muzikën që në moshë të vogël, ku për 12 vjet kam studiuar për violinë. Gjatë kohës që unë kam qenë në shkollën e mesme, jam aktivizuar në shumë aktivitete të shumta shkollore, ku kam marrë dhe shumë çmime. Më pas dëshira e madhe për t’u angazhuar akoma më shumë në botën e spektaklit, më bëri që të merrja pjesë në shumë spektakle...

Violeta Zefi

Violeta Zefi është e lindur në Shkodër, në vitin 1960, në një familje të varfër shkodrane, por me tradita të lashta. Nëna e Violetës, Liza duke e parë talentin e së bijës, që e vogël, u përpoq ta afronte pranë rretheve artistike të qytetit...

Elsida Sinaj

Elsida Sinaj është një nga këngëtaret popullore në fokus të qytetit të madh të veriut e cila ka talentin e duhur për vazhduar trashëgiminë e qytetit, të cilin ajo e do shumë. Ajo preferon të njihet vetëm si “Eli” dhe ka pasion këngën popullore megjithëse këndon jo vetëm atë shkodrane, por edhe të trevave të tjera të Shqipërisë. Ka edukatë muzikore të marrë në shkollën e muzikës në Shkodër, por e ka lënë të “mërzitet” fizarmonikën për të cilën ka studiuar...

Lumturi Blloshmi: Piktura ime donzhuane!

Piktorja Lumturi Blloshmi rishfaqet në Galerinë Kombëtare me ekspozitën “Përshkoj rrugën time” që do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill. Rreth 100 punime në gjinitë e lëvruara nga artistja, pikturë, instalacione, arti i fotografisë, performanca, mix-media dhe video janë një dëshmi e gjallë e artit...

Vesa Luma, "singell" por uruon te dashuruarit

Nje prej "flakareshave" kosovare, mbreme ngriti ne kembe publikun e Pallatiti te Kongreseve. Ne nje dite te vecante per te gjithe te dashuruarit ajo qe larg qytetetit te saj, Prishtines. Por kjo nuk e ka shqetesuar aspak bjondinen, fama e se cilen mban vulen "Ethe", pasi ajo nuk ka te dashur me te cilin te mund te festoje. Ja pra qe nuk ka marre asnje dhurate ne kete dite, nga ndonje i dashur...

Perlat Musta

Futbolli shqiptar ndër vite ka pasur një traditë të shkëlqyer përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Perlat Musta, ose siç njihet nga të gjithë, “gardiani” i portës kuqezi. Musta, i cili ka shërbyer për ngjyrat e Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare për më shumë se dy dekada...

Gjon Mili - fotografi më i shquar shqiptaro-amerikan i shekullit

U lind në Korçë në vitin 1904, në një familje po nga ky qytet. I ati quhej Vasil Mili, ndërsa e ëma, Viktori Çekani, një stërmbesë e iluministit të njohur të Akademisë së Voskopojës, Konstandin Çekani. Në atë kohë Shqipëria ndodhej në një gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe si nga...

25 rolet më të mira të të gjitha kohërave

Një pjesë e legjendës që rrethon filmin gjigant dhe epik "Laurence i Arabisë" dhe aktorin O'Toole, i cili në mënyrë të magjishme zotëron çdo skenë, është se ky rol i është ofruar më përpara Marlon Brando dhe Albert Finney. Por duhet falënderuar regjisori David Lean, i cili dalloi O'Toole, që në këtë film ka rolin e një anglezi budalla, rol i cili është vlerësuar nga kritikët si performanca më e mirë e të gjitha kohërave...

Ja dokumentacioni për emigrim në Kanada

Nëse jeni në Kanada mund të na telefononi në Call-Centre. Një shërbim telefonik i automatizuar është i mundshëm 24 orë në ditë dhe shumë i tjeshtë për t’u përdorur. Mund të dëgjoni informacion të regjistruar, të porosisni një aplikim, dhe për disa lloje aplikimesh shërbimi ynë mund t’ju informojë në qoftë se jeni online...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora