Xhelal Zejneli: Martin Camaj
Martin Camaj lindi në Temalit të Dukagjinit, në Alpet e veriut më 13 ose 21 korrik të vitit 1925. Vdiq në Munih, më 12 mars 1992. Është shkrimtar, gjuhëtar dhe filolog. Ka qenë i treti prej shtatë fëmijëve të Kolë Camës dhe Terezës. Prindërit ishin nga Shllaku. Më 1935 u vendos në Shkodër ku ndoqi shkollimin në Kolegjin Saverian...


























