E shtune, 20.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Sport

Kupa e Botes - 1950

Kupa e pare mbas luftes se dyte boterore u zhvillua ne Brazil ne vitin 1950. Per here te pare mori pjese Anglia dhe u rikthye ne kompeticon edhe kampioni i pare i botes, Uruguaj ne 1930. Ne kupen e botes se vitit 1950 nuk kishte ''play offs'' dhe te gjitha ndeshjet u luajten ne grupe...

Kupa e Botes - 1938

Kampionati i vitit 38 ishte i fundit para luftes se dyte boterore. Merrnin pjese vetem 15 skuadra. Austria nuk u paraqit nga klima jo e mire politike ne vend. ITALIA si fituese dhe FRANCA si organizatore u kualifikuan automatikisht, ndersa tjeret me eliminatore...

Kupa e Botes 1934

Ne kete kampionat shtohet numri i pjesemarreseve ne 16 shtete. Per te ardhur ne finalet e boterorit ishin realizuar edhe kualifikimet per here te pare ne historine e futbollit boteror. E papritura me e madhe ishte se mungonte kampioni i botes...

Kupa e Botes 1930

Uruguaj ishte organizatori i kampionatit te pare boteror ne vitin 1930.
Ne kampionatin e pare mungonin shume skuadra te medha sic ishin Italia, Gjermania, Holanda, Anglia, Spanja etj. Ne kete kompeticion ishin vetem 13 shtete. Turnamenti ishte organizuar ne 2 raunde , ndeshjet ne grupe dhe 'play-offs'.

Ruud Gullit

Rud Gulit, i mbiquajtur "tulipani i zi", ka qenë një lojtar holandez shumë i njohur i skuadrës së Milanit dhe kombëtares portokalli. Në Itali ai ka marrë pjesë edhe në radhët e skuadrës së Sampdorias. Gulit ka formuar një çift të qendërfushës me rëndësi të jashtëzakonshme bashkë me shokun e tij të...

Bobby Charlton

Ai konsiderohet nga një pjesë e mirë e njerëzve, mbi të gjitha e sportdashësve, si lojtari anglez më i madh i të gjitha kohërave. Emri i tij i bashkëngjitet momenteve të fitores së futbollit britanik, por gjithashtu traditave më të mëdha sportive, asaj të respektit dhe vlerësimit të çdo kundërshtari. Ai ka...

Vëllezërit Karkanjozi, dy "meteorë" që s’shuhen kurrë

Dy vëllezërit, futbollistë e trajnerë, Ylli e Fatos Karkanjozi, bëjnë pjesë në plejadën më të ndritur në historinë e futbollit beratas dhe mbahen mend si futbollistët më korrektë të skuadrës së "Tomorit". Megjithëse sot ata nuk jetojnë më, për sportdashësit e Beratit ngelen ende "meteorë" që s'do të shuhen asnjëherë...

Familja Zinxhiria i ka dhënë futbollit beratas 4 emra të mirënjohur

Asqeri Zinxhiria: Gjysmën e kohës në futboll si kapiten i ekipit "Tomori" Familja Zinxhiria për 30 vjet rresht i ka dhënë katër emra të njohur futbollit beratas, emra që meritojnë nderim dhe respekt. Zinxhiritë përbëjnë një "zinxhir" të artë në futbollin beratas...

Dinastitë beratase brenda "kështjellës" së futbollit

Historia e futbollit beratas, si pjesë e historisë së futbollit kombëtar, meriton të nderohet e respektohet me të gjitha dimensionet që ai ka shpalosur te brezat që vazhdojnë të ruajnë thesare që vështirë se mund të çmohen për nga vlerat që kanë...

Enver Idrizi, shqiptari kampion...

Enver Idrizi është ndër shqiptarët, që padyshim e meriton të futet ndër më të shquarit sportistë të racës tonë. Jo vetëm pse është kampion në karate, por edhe pse është një shqiptar i mirë, që ka luftuar dhe me mjete të tjera për dinjitetin e kombit. Emrin, kampionit të Evropës dhe të Botës ia kisha dëgjuar shpesh, ndërsa nga afër e takova në zyrë, ku ai erdhi për të na vizituar. Më pas u takuam përsëri, derisa siguruam një intervistë për të cilën Enveri, shprehu respekt të veçantë. Rruga nëpër të cilën ka kaluar karriera sportive e karatistit të shquar është...

Ahmet Shqarri, pionieri i gazetarisë sportive

Që prej 35 vjetësh tashmë, ai merret me sport, por nuk është sportist. Ndërsa lojtarët vrapojnë nga njëra anë e fushës te tjetra, ai përcjell emocionet e lojës. Tifozët dhe sportdashësit i tërheq me zërin e tij çdo të shtunë pranë valëve të Radio Tiranës. Ai është babai i emisionit sportiv "Nga njëra ndeshje në tjetrën", transmetuar për herë të parë më 2 tetor të 1983, i cili këtë vit mbushi 20 vjeç...

Johan Cruyff

Johannes Hendrikus Cruyff (Johan Krojf) ka lindur dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 25 prill 1947, në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam. Që i vogël u mësua të dëgjojë fjalët "Ajaks" dhe futboll, pasi e ëma e tij, e cila punonte në lavanterinë e ekipit të Ajaksit të...

Sokol Kushta

Ish-yllin e kombëtares shqiptare, vlonjatin Sokol Kushta, është vështirë ta shtrosh në tavolinë, kur i thua se do ti bësh portretin. Jo se e ka të vështirë të flasë, por i duket se kthehet në rolin e Belulit, ngaqë vetë karriera e tij futbollistike ka qenë aq e larmishme dhe me shumë ngjarje befasuese, sa që atij i duket e tepërt ti bëjë komente të mëtejshme...

Perlat Musta

Futbolli shqiptar ndër vite ka pasur një traditë të shkëlqyer përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Perlat Musta, ose siç njihet nga të gjithë, “gardiani” i portës kuqezi. Musta, i cili ka shërbyer për ngjyrat e Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare për më shumë se dy dekada...

Franz Beckenbauer

Franc Bekenbaueri e pa dritën e diellit në qytetin e Mynihut në vitin 1945, në atë kohë kur bota ishte e traumatizuar ende nga plagët e Luftës së Dytë Botërore. Ishte pikërisht momenti kur bota ndiente nevojën e një buzëqeshjeje. Franci ishte i biri i një funksionari poste, i cili dëshironte të bëhej atlet...

Shyqyri Ballgjini

Në kuadër të rikthimit të figurave kryesore të sportit në kujtesën e lexuesit tonë, kësaj here është radha e njërit prej sulmuesve më të mirë të krahut, Shyqyri Ballgjinit, që ka lënë mbresa të pashlyeshme në të gjitha stadiumet ku shkeli këmba e tij. Ai është një nga ata futbollistë cilësorë që nuk duhet të bëjnë kushedi se çfarë mundimi për të rënë në sy, pasi talenti u buron natyrshëm, kështu që spikasin menjëherë dhe vlerësohen jo vetëm nga tifozët e skuadrës për ngjyrat e së cilës luajnë, por nga të gjithë sportdashësit...

Aferdita Podvorica

Aferdita Podvorica eshte futbollistja e pare shqiptare qe merret me futboll, dhe eshte e vetmja qe ka fituar titullin e Evropes. Futboll ka filluar te luaje ne Kosove, ndersa me pas ka shkuar ne Gjermani. Luan me sukses qe 10 vjet ne Ligen e pare gjermane. Ka kontrate deri ne vere me ekipin Turbine, ndersa ka mjaft oferta. "Si femije ne Podujeve luanim ne mehalle. Ne Kosove nuk kishte asnje klub te femrave, mirepo merresha nga pak me atletike. Ne moshen 14-vjecare, se bashku me familjen kemi shkuar ne Gjermani...

Bilanci i Moskujtesës

Pardje në Shkodër është organizuar nderimi i Paulin Ndojës me rastin e 60-vjetorit të tij të lindjes. Ka do vite që Shkodra nuk i ka aq të shpeshta këto lloj festash që përfaqësojnë sa një histori, aq dhe një intimitet jete. Ndërkaq, ky personazh i madh i futbollit shqiptar, sa përfaqëson vetveten, po aq përfaqëson edhe pjesë dramatike të historisë së futbollit të Shkodrës, e pse jo, edhe të Shqipërisë. Ndonëse nga jashtë ky përkujtim kuptimplotë i 60-vjetorit të Paulin Ndojës, të cilin përveç të tjerave, e konsideroj një fisnik të jetës qytetare shkodrane, duket pra, sikur është diçka vetjake në nderim të vetë protagonistit tonë të shquar...

Ferit Ragami

Të humbësh mundësinë për të marrë pjesë në botëror, për një futbollist është si t'i biesh me shkelm jetës. Ta dish që këtë mundësi ta kanë shitur, është sa e dhimbshme dhe absurde. Por për Ferit Ragamin, që të dyja kanë ndodhur në vitin 1985. Një nga yjet e kombëtares së viteve '78 - '90...

Rudi Vata

Rudi Vata ka qenë një nga liderët e ekipit tonë kombëtar për më shumë se 10 vjet. I larguar që prej vitit 1991 nga Shqipëria, Vata është aktivizuar në klube me emër në arenën ndërkombëtare si: Sëlltiku i Gllasgout, Apolloni i Qipros dhe Këlni i Gjermanisë. Në këto klube ai mori atë pjekuri që e karakterizon nga çdo futbollist tjetër që ka luajtur dhe luan me ekipin kombëtar. Puna dhe stërvitja serioze kanë qenë në thelb të karrierës dhe jetës së tij. Shkodrani është shquar gjithashtu, për kritikën e vazhdueshme në drejtim të federatës dhe burokratëve që e rrethojnë atë institucion...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora