Sport » Futbolli Botëror
Haxhi Dulla: Në prag të Kampionatit Europian në Futboll Euro 2012
E enjte, 09.02.2012, 07:39 PM
Në prag të Kampionatit Europian në Futboll EURO 2012
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Euro 2012
Kampionati Europian në futboll EURO 2012, është turneu i katërmbëdhjet me radh i Kampionatit Europian. Kësaj radhe i organizuar së bashku nga dy shtete Polonia dhe Ukrania.
Parashikohet që afati i fillimit të garave të jetë 8 qershori , kur edhe do mbahet hapja solemne në kryeqytetin polak Varshava, ndërsa takimi final më 1 korrik në Kiev të Ukrainës
Kampionati Europian në futboll - Euro 2012 do të mbahet në 8 qytete:
Poloni
· Warszawa – Stadiumi Kombëtar;
· Gda?sk - PGE Arena;
· Pozna? – Stadiumi Qytetit
· Wroc?aw – Stadiumi i Qytetit,
Ukraina
· Kijów - Stadiumi Olimpik;
· Donieck - Donbas Arena;
· Charków - Stadion Metalistit;
· Lwów.
Stadiumi më i madh i Kampionatit është Stadiumi Olimpik , njëherit edhe i atletikës në Kiev të Ukrainës , i cili do të pranon 73 000 shikues. Ndërkaq Stadiumi më i madh tipik i futbollit do jetë ai Kombëtar në Varshava të Polonisë me 58 000 shikues
Stadiumi Kombëtar i Varshaves
Hapja solemne e Kampionatit do të mbahet në Varshave në Stadiumin Kombëtar ndërtuar enkas( në gërmadhat e ish Stadiumit të Dhjetëvjetorit të mëhershëm ,ndërtuar në vitet 50-ta ,në shenjë të përfundimit të Luftës se Dytë Botërore) për nevojën e EURO 2012. Është kuriozitet se Stadiumi i Vashavës është i vetmi i llojit të tillë në botë, ndërtuar në gërmadhat e stadiumit të mëparshëm.
Gjatë Kampionatit Europian në këtë stadium pos ceromenialit të hapjes solemne edhe takimi i parë ku do merr pjesë nikoqiri Polonia ,takimet grupore , qerekfinalja dhe një gjysëmfinale. Stadiumi Kombëtar i Varshavës numeron 58 mijë vende, (të gjitha ulëse) për futbolldashës.
Stadiumi Kombëtar është njëri ndër objektet më bashkëkohore sportive në Europë
Tërë sipërfaqja përreth Stadiumit është mbi 18 hektar, ndërsa sipërfaqja e ndarë në përdorim të tij është mbi
Në vazhdim një shetitje virtuale mbrenda dhe përreth Stadiumit Kombëtar në Varshavë inqizuar gjatë ceromenialit të hapjes solemne të tij më 29.01.2012
të pregaditur nga autorët :
pano360.pl Rados?aw Piotrowski dhe Leszek Cuper.
http://www.stadionnarodowy.org.pl/aktualnosci/1599,oto-jestem-%E2%80%93--wirtualnie
Autorëve të filmit i falemnderojmë për mundësimin e tillë