E premte, 19.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Sport » Futbolli Botëror

Premier League dhe Serie A, shpenzime rekord në merkato

E diele, 31.08.2008, 11:20 PM


Shkruar nga Leonard Karaj   

Jo pa qëllim aty duan të shkojnë të gjithë. Premier League dhe Serie A janë dy kampionatet që kanë shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës. Ndërsa nga ana tjetër e medaljes, Ligue I e Francës ka menduar më së shumti që të mbushë xhepat duke arkëtuar plot 40 milionë euro. 20 klubet e kampionatit anglez (Premier League) kanë shpenzuar 481 milionë euro gjatë kësaj vere, duke i kushtuar më shumë se kurrë forcimit dhe pasurimit të organikave të tyre me futbollistët më cilësorë në qarkullim. Ndërkohë që 284 milionë euro rezultojnë të jenë paratë e mbledhura nga shitjet e futbollistëve. Bilanci natyrisht që është negativ, -197 milionë euro por duhet theksuar se për të bërë ca llogari të detajuara duhet pritur fundi i sezonit, për të parë se cilat skuadra do të jenë finaliste në kompeticionet elitare si Champios League dhe Kupa UEFA. Në të njëjtën linjë, por në shifra më të vogla ka qëndruar këtë merkato vere edhe Seria A. Klubet italiane regjistrojnë 435 milionë euro shpenzime në blerje futbollistësh, teksa kanë vetëm 268 milionë euro përfitime nga shitjet. Duke i shtuar edhe blerjen (ende të pa zyrtarizuar) të Kuarezmës, Interi është skuadra me bilancin më negativ, -51 milionë euro ndërsa Udinese regjistron plot 21 milionë euro përfitime. Në vend të tretë për nga shpenzimet qëndron Primera Division me 288 milionë euro shpenzime përkundrejt 216 milionë euro të Ligës Franceze dhe 143 milionë të Bundesligës gjermane. Përsa i përket transferimeve më të shtrenjta të futbollistëve, në vend të parë qëndron kalimi i Dani Alves, nga Sevilla te Barcelona për shifrën rekord të 32 milionë eurove. Pas tij vjen Danny (30 mln euro) braziliani Jô (24 mln euro) e me radhë deri tek portugezi Bosingva, transferimi i të cilit nga Porto te Çelsi kushtoi 20 milionë euro. Në 24-orëshin e fundit të merkatos nuk priten shumë surpriza përderisa tratativat më të bujshme tashmë kanë marrë drejtimet e tyre prej kohësh. Vetëm Çelsi dhe Mançester janë ende në tratativa Robinjon dhe Berbatov, transferime që mund të vijnë edhe në minutën e fundit.

 

Klubet

Blerje/Top-5

1. Barcelona: 90.500.000 Euro
2. Tottenham: 73.000.000 Euro
3. Liverpool: 62.000.000 Euro
4. O. Lyon: 58.100.000 Euro
5. Aston Vila: 55.600.000 Euro

Shitje/Top-5

1. FC Sevilla: 57.000.000 Euro
2. Palermo: 56.800.000 Euro
3. Barcelona: 49.440.000 Euro
4. Tottenham: 38.750.000 Euro
5. AC Milan: 37.950.000 Euro

 

Merkato e 10 ligave  elitare në Evropë

Premier League (Angli)
Blerje: 481.805.000 Euro
Shitje: 284.570.000 Euro
Bilanci: -197.235.000 Euro
Klubet +/-
Aston Vila: -52.500.000 Euro
Blackburn: +14.170.000 Euro

Serie A (Itali)
Blerje: 417.700.000 Euro
Shitje: 268.310.000 Euro
Bilanci: -167.390.000 Euro
Klubet +/-
Inter: -51.300.000 Euro
Udinese: +21.500.000 Euro

Primera Division (Spanjë)
Blerje: 288.390.000 Euro
Shitje: 276.102.000 Euro
Bilanci: -12.288.000 Euro
Klubet +/-
Barcelona: -41.060.000 Euro
Mallorca: +20.550.000 Euro

Ligue 1 (Francë)
Blerje: 216.540.000 Euro
Shitje: 256.750.000 Euro
Bilanci: 40.210.000 Euro
Klubet +/-
O. Lyon: -24.100.000 Euro
Nizza: +20.700.000 Euro

Bundesliga (Gjermani)
Blerje: 143.750.000 Euro
Shitje: 73.583.000 Euro
Bilanci: -70.167.000 Euro
Klubet +/-
FC Bayern: +10.900.000 Euro
Volfsburg: -29.000.000 Euro
Eredivisie (Holandë)
Blerje: 73.335.000 Euro
Shitje: 88.760.000 Euro
Bilanci: 15.425.000 Euro
Klubet +/-
AFC Ajax: -21.250.000 Euro
Heerenveen: +16.150.000 Euro

SuperLiga (Portugali)
Blerje: 62.994.000 Euro
Shitje: 64.850.000 Euro
Bilanci: 1.856.000 Euro
Klubet +/-
Benfica: -16.810.000 Euro
Porto: +17.400.000 Euro

Süper Lig (Turqi)
Blerje: 61.089.000 Euro
Shitje: 9.750.000 Euro
Bilanci: -51.339.000 Euro
Klubet +/-
Fenerbahce: -18.500.000 Euro
Hacettepe: +1.700.000 Euro

Super League (Greqi)
Blerje: 47.445.000 Euro
Shitje: 27.690.000 Euro
Bilanci: -19.755.000 Euro
Klubet +/-
Panathinaikos: -18.275.000 Euro
PAOK Selanik: +4.250.000 Euro

Premier League (Skoci)
Blerje: 33.845.000 Euro
Shitje: 13.350.000 Euro
Bilanci: -20.495.000 €
Klubet +/-
Rangers: -14.900.000 Euro
Dundee : +900.000 Euro

10 transferimet më të shtrenjta të merkatos së verës

1. Dani Alves
Nga Sevilla te Barcelona
32.000.000 Euro

2. Danny
Nga Dynamo Moscow te Zenit
30.000.000 Euro

3. Jô
Nga CSKA Moscow te Man. City
24.000.000 Euro

4. Robbie Keane
Nga Tottenham te Liverpool
24.000.000 Euro

5. Amauri
Nga Palermo te Juventus
22.800.000 Euro

6. Javier Mascherano
Nga Corinthians te Liverpool
22.500.000 Euro

7. David Bentley
Nga Blackburn te Tottenham
22.000.000 Euro

8. Luka Modric
Nga Dinamo Zagreb te Tottenham
21.000.000 Euro

9. Ronaldinho
Nga Barcelona te AC Milan
21.000.000 Euro

10. Bosingwa
Nga FC Porto te FC Chelsea
20.500.000 Euro

 

10 transferimet më të shtrenjta të gjitha kohërave

1. Zinedine Zidane
Nga Juventus te Real Madrid (01/02)
73.500.000 Euro

2. Gianluigi Buffon
Nga FC Parma te Juventus (01/02)
54.100.000 Euro

3. Christian Vieri
Nga Lazio te Inter (99/00)
45.000.000 Euro

4. Juan Sebastian Veron
Nga Lazio te Manchester Und (01/02)
42.600.000 Euro

5. Manuel Rui Costa
Nga Fiorentina te Milan (01/02)
42.000.000 Euro

6. Pavel Nedved
Nga Lazio te Juventus (01/02)
41.200.000 Euro

7. Filippo Inzaghi
Nga Juventus te Milan (01/02)
40.900.000 Euro

8. Marc Overmars
Nga Arsenal te Barcelona (00/01)
40.000.000 Euro

9. Fernando Torres
Nga Atl. Madrid te Liverpool (07/08)
38.000.000 Euro

10. David Beckham
Nga Manchester te
Real Madrid (03/04)
37.500.000 Euro



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora