E merkure, 24.04.2024, 12:18 AM (GMT+1)

Sport » Futbolli Botëror

Barça, më e mira e të gjitha kohërave (!!!)

E diele, 06.01.2008, 03:05 AM


Instituti botëror i historisë dhe statistikave të futbollit, ka renditur listën e klubeve më të mira botërore, duke marrë në konsideratë rezultatet e tyre që nga viti 1991. Po, Milani që në vitin 2007 ka fituar gjithçka? I treti në 2006 është lënë pas nga Manchester United dhe Real Madrid. Barcellona, Juventus dhe Manchester United, klubet më të mira si gjithmonë. Por, që nga 1991. Kontradiktore, do të shpreheshin shumica. Analiza e institutit botëror të historisë dhe statistikave të futbollit, shoqëri gjermane që në bazë të numrave bën përllogaritjet e saj matematikore.Le të fillojmë nga klasifikimi në fjalë. Kjo bazohet tek të gjitha rezultatet e kampionateve kombëtare, të kupave kombëtare, të kompeticioneve të klubeve të gjashtë trofeve kontinentale dhe të Fifa. Për këtë arsye, shpjegon Iffhs, numërimi fillon nga 1991, që kur janë krijuar kompeticione të reja.

Milan

Barça, Juve dhe Manchester, udhëheqin. Më të mirët e të gjithë kohërave. Vendi i parë dhe i dytë, janë të njëjtit e një viti më parë, ndërsa anglezët e Alex Ferguson kanë parakaluar Milan që tashmë ndodhet pas shpatullave të Real Madrid. Diçka absurde. Sepse në vitin 2007, kuqezinjtë kanë fituar maksimumin: Champions, Superkupën dhe botërorin për klubin. Pyetje: çfarë duhet bërë për të fituar një pozicion më të mirë në bazë të trofeve të fituara? Iffhs i Bonn mund të jetë një institut tepër autoritar nëse do të marrë si shembull edhe pjesën tjetër të futbollit; ose më saktë nga 1872, kur në Angli dikush kishte një ide gjeniale për të bërë inventarin e futbollit deri në 1990.

Parma
 
Por kjo është dhe duhet pranuar. Duke folur sipas statistikave, ndodhin edhe gjëra të tilla, që pas Milanit ndodhen Bayern (6), Inter (7, si vitin e kaluar), River Plate (8), Arsenal (9) dhe Porto (10). Por, pa i hequr asnjë meritë Parmës, zbulojmë kështu që emilianët ndodhen në vendin e 12 menjëherë pas Ajax, që çuditërisht ndodhet përpara Chelsea e Liverpool. Tjetër lajthitje, Lazio renditet në vendin e 15, Valencia, Boca Juniors dhe Roma, në vendin e 17. Një veçanti për të mos e nënlverësuar. Lacianët, me të drejtë përfitojnë tre vende në krahasim me klasifikimin e vitit 2006 dhe Parma ka zbritur një vend më poshtë. Do të ishte interesante të zbuloje sesi. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora