Sport » Futbolli Botëror
Bota nen kembet e Perandorise se Milanit
E hene, 17.12.2007, 11:09 PM
Nga Jeton Selimi - Koha Jone
Boka Juniors - Milan 2-4
Kampionet e Botes
Shenues: Palasio 23’, Ledezma 85’,\ Inzagi 21’, 70’, Nesta 50’, Kaka 61’
Boka Juniors: Karanta; Ibarra, Maidana, Paleta, Rodriguez; Gonzalez (Ledesma 67’), Batajlia, Banega, Kardozo (Grasian 68’); Palermo, Palasio.
Trajner: Ruso
Milan: Dida; Bonera, Nesta, Kalaxe, Maldini; Gatuzo (Emerson 65’), Pirlo, Ambrozini; Kaka, Sedorf (Broki 87’); Inzagi (Kafu 76’).
Trajner: Anceloti
Gjyqtar: Rodriguez (MEX)
Kartone te verdhe: Ambrozini, Ibarra, Batajlia, Paleta
Kartone te kuq: Kalaxe, Ledezma
Spektatore: 72.000
Te gjithe nen kembet e Milanit. Per here te katert ne historine e tyre, kuqezinjte jane kampione te botes. Kaka edhe njehere ben nje ndeshje hyjnore, qe amplifikon me tej madheshtine e tij. Perandoria godet edhe njehere, fale klasit dhe eksperiences, ndaj te cilave argjentinasit nuk mund te bejne asgje. Nje pjese e pare dehese, ku Inzagit i pergjigjet Palasio. Nje pjese e dyte spektakolare, ku Pipo replikon, Kaka ndricon dhe Nesta heq nje kenaqesi te madhe. Eshte mbremja e Maldinit. Triumfi i radhes i Pipo Inzagit, qe shenon nje dopiete dhe konfirmohet si sulmuesi me i pameshirshem ne qarkullim: askush me pare se ai nuk kishte shenuar ne te gjitha kompeticionet. Milani me triumfin e Jokohames fiton kupen e tij te 18-te dhe behet skuadra me fitimtare e botes.
Kaka |
Maldini: Me kete trofe e mbylla ciklin tim
Paolo Maldini po shijon fitoren me fanellen kuqezi, edhe sepse titulli Boteror i fituar kunder Bokes, 17 vjet pas Kupes Nderkontinentale, mund te jete nje nga trofete e fundit ne karriere. “Ndjehem i kenaqur per ate qe kam bere, – ka shpjeguar, – eshte e bukur, sepse beson se eshte e veshtire te shkosh 39 vjec dhe te vazhdosh te luash me nje skuader te madhe si Milani. Ne qershor, me siguri do ta le futbollin pa asnje pishmanllek. Tashme ndjehem i lodhur dhe dhimbjet me jane shtuar, duke e mposhtur deshiren per te luajtur”. Megjithate mbetet nje karriere per t’u vene ne kornize me 5 perfaqesime ne Kupen Nderkontinentale, duke barazuar Kostakurten.
Inzagi: Milani ka nderuar gjithe Italine
Inzaghi
Pa asnje shenje modestie edhe Inzagi, qe ka shenuar nje dopiete ndaj Bokes. “Mbyllet nje cikel fantastik, – ka thene ai, – kjo skuader ka nderuar Italine. I thosha trajnerit perpara ndeshjes se ne Athine nuk ndjehesha mire, por shenova dy gola, shpresoj te mos ndodhe e kunderta sot (dje), te ndjehem mire. E ne fakt, me kete skuader gjithcka behet e lehte.” Ne festen e Yokohames ishte edhe Ronaldo, qe gezohej bashke me shoket e tij ne festen kuqezi. “Jam i lumtur per shoket e mi, – tha braziliani, - Kaka nuk po rresht duke me befasuar, por ben gjera te jashtezakonshme, tani me duhet te sherohem sa me shpejt, qe te jap edhe une kontributin tim. Kam shume deshire te rikthehem”.