Vilhelme Vranari: Një Mall i Pashuar
"Jeta është një nga mrekullitë e Universit, që i është dhuruar botës humane nga Hyu. Veçse për ata që nuk e kuptojnë sa duhet dhe si duhet trajtuar, ajo ngelet e huaj si herioglifet kineze, që i përkasin vetëm gjuhës së atij kombi. Madje jeta ngaherë ngelet e padeshifruar për cilindo qytetar të botës që nuk është në gjendje t'i lexojë hapat e kohës dhe bëmat e saj...


























